Fatos Geci, deputet nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka akuzuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për vrasjen e 245 “atdhetarëve shqiptarë”.
“Paramendoni thonë me mburrje se, nëse nuk je me atë që vrau Behajdin Allaqin dhe 244 atdhetarë të tjerë shqiptarë, atëherë je me Milloshin”, skandalizoi Geci në Facebook.
“Të tillë si këta ajrokrema, mendojnë edhe 44 mijë veteranë të rremë, të cilët, e vjedhin shtetin tonë më rreth 100 milionë euro në vit, nga taksat tona, pa qenë kurrë në luftë”.
Para kësaj, Geci më herët kishte kërkuar burgim të përjetshëm për Thaçin.
Postimi i plotë i Gecit:
Paramendoni, tuli ajrokremi u bë me folë për UÇK-në!
Gjyshja ime, në luftë i ka ushqyer me bukë ushtarët e UÇK-së, sot, në moshën 93-vjeçare, më tha: “Djali jem, ma kanë gërditë UÇK-në duke e përmendur këta…
Paramendoni thonë me mburrje se, nëse nuk je me atë që vrau Behajdin Allaqin dhe 244 atdhetarë të tjerë shqiptarë, atëherë je me Milloshin.
Të tillë si këta ajrokrema, mendojnë edhe 44 mijë veteranë të rremë, të cilët, e vjedhin shtetin tonë më rreth 100 milionë euro në vit, nga taksat tona, pa qenë kurrë në luftë.
Jam krenar që jam djali i familjes së parë të UÇK-së së vërtetë. Jam më UÇK-në e 10 mijë veteranëve të vërtetë, që komandanti ynë ishte Adem Jashari, ndërsa komandanti suprem Ibrahim Rugova ne krye më ministrin Ahmet Krasniqin.
UÇK-ja u përket atyre që luftuan vërtet. UÇK-ja është e jona! Mos na e njollosni historinë dhe sakrificën e saj. UÇK-ja sot po pastrohet nga ata që u përpoqën ta uzurponin emblemën e saj dje














