Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gërvalla e bën llugë: citon edhe në dëm të vetes një “sondazh të njohur amerikan” të kryer nga UBO

29/12/2024 - 14:13
në Kryesore, Lajme
A A
Gërvalla për Jevtiqin: Në katër nga pesë vizitat në Kosovë, ka kaluar kufirin në shoqëri të djalit të Vuçiqit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tema ishte dallimi i saj në dukje para dhe pasi ta gjente veten në pushtet – ku iu konstatuan ndërhyrje estetike.

Donika Gërvalla pranoi sa “edhe për arsye estetike” ka pasur ndërhyrje në dhëmbë – me para “eksluzivisht” të veta të kursimeve.

Por, krahas kësaj apologjie të vetes – iu kthye “një sondazhi të njohur amerikan” që s’e përmendi as kush e ka bërë, as çka, e as kur; dhe ia përshkroi vetes rezultatet, e supozuara, nga ai.

Nga përmirësimi i dukjes në dhëmbë ajo kërceu te “përmirësim i imazhit ndërkombëtar të vendit”.

“Nuk lanë ditë pa shkruar që e paskam dështuar politikën e jashtme të Kosovës, mirëpo edhe këtu u demantuan nga qytetarët, të cilët në sondazhin e njohur amerikan thanë se pas luftimit të korrupsionit, përmirësimi i imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare është arritja më e madhe e qeverisë sonë”, ka shkruar Gërvalla.

E vërteta, megithatë, është ndryshe – dhe atë qysh prej fillimi e në fund…

Prej “sondazhi i njohur amerikan” te “përmirësimi i imazhit” te përqindja e sondazhit dhe te mënyra e përgjigjes…krejt del të jetë llugë më vete për Gërvallën.

T’i hymë me rend.

Sondazhi – po – është amerikan, por ama i kryer në emër të tyre nga UBO Consulting – kompani kjo lokale, e njohur edhe si e afërme me Vetëvendosjen, dhe me histori huqjesh jo pak domethënëse.

“Ky sondazh është kryer në emër të IRI-t nga UBO Consulting”, thuhet qysh në hyrje – dhe, kaq për “sondazhin e njohur amerikan”.

Tjetra: pëmirësimi i imazhit ndërkombëtar të vendit…

Vetëm 19 përqind të të anketuarve – 1 mijë e 200 respodentë – kanë thënë se arritja më e rëndësishme e qeverisë aktuale është “përmirësimi i imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

19%’shin e respodentëve – pra – Gërvalla e jep thuajse si fakt të ngurtë ndërkombëtar të “sondazhit të njohur amerikan” kur mendimi i shprehur në sondazh është puro lokal dhe jo ndërkombëtar, e për më tepër të kryer edhe nga një kompani lokale.

Tjetra: përgjigjet janë “spontante”. Çfarë do të thotë kjo?

Përgjigjet spontane kryesisht shënojnë mendime të shprehura aty-për-aty pa reflektuar dhe u thelluar në përmbajtjen e përnjëmend të çështjes – si dhe vështirë të interpretueshme si pasojë e natyrës së tyre të pastrukturar dhe aksidentale.

Për më tepër: 19 përqind është po ashtu mendimi se kjo qeveri “Nuk ka bërë asgjë” – që shënon shifrën e njëjtë me atë të të “përmirësimit të imazhit” që paraqiti Gërvalla.

Për vetë Gërvallën, ky sondazh po ashtu s’ka shifra të mira për të paraqit. Afro 70% e respondentëve s’e kanë të pëlqyer.

7 përqinde pëlqejnë “shumë”, 24% e pëlqejnë “disi”, 22 për qind nuk e pëlqejnë “disi”, 36% kanë mospëlqim të lartë, 6 përqind s’kanë dëgjuar kurrë për të, dhe 6% kanë refuzuar të përgjigjen.

Më e pëlqyera në këtë sondazh kishte figuruar Vjosa Osmani, me shifrat më të larta pozitive – e në veçanti në politikën e jashtme, të cilin supozon ta ketë udhëhequr Donika Gërvalla.

JU REKOMANDOJMË

Arrestohet në kufi 23-vjeçari i kërkuar për drogë, pritet ekstradimi i tij në Kosovë

Arrestohet në kufi 23-vjeçari i kërkuar për drogë, pritet ekstradimi i tij në Kosovë
03/05/2026 - 14:13

Një 23-vjeçar është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan, me qëllim ekstradimin e tij në Kosovë. Sipas njoftimit, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe shkëmbimit...

Më shumëDetails

Viti 1992: Foto e papublikuar e Hashim Thaçit dhe Adem Demaçit në protestë së bashku

Viti 1992: Foto e papublikuar e Hashim Thaçit dhe Adem Demaçit në protestë së bashku
03/05/2026 - 14:07

Hashim Thaçi, si lider studentor, ishte shumë aktiv në mbrojtjen e interesave të studentëve, por edhe të Universitetit të Prishtinës. Ai, në mbledhje, protesta dhe artikuj të ndryshëm,...

Më shumëDetails

Sjellje arrogante – Ngriti 3 gishta para Policisë në Leposaviq – përfundon në stacion

Hynë nga Serbia ilegalisht me një kamion me targa serbe, ndalohen dy shtetas të Kosovës në Zubin Potok
03/05/2026 - 13:17

Një incident i pazakontë është regjistruar në Leposaviq, ku një i ri ka përfunduar në stacion policor pasi ka provokuar zyrtarët gjatë patrullimit, mëson Sinjali. Ngjarja ka ndodhur...

Më shumëDetails

BE: Përparimi i Kosovës në lirinë e shtypit duhet të ruhet

Kushtet për Serbinë/ A mund të anëtarësohet Serbia në BE pa njohjen e Kosovës?
03/05/2026 - 13:07

Ushtruesja e detyrës së shefes së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka vlerësuar progresin e vendit në renditjen globale të lirisë së medias, pas ngritjes me 15...

Më shumëDetails

Neptun i biznesmenëve kontravers Sami Mane e Arsim Papraniku mashtron prizrenasin – nuk përfilli as urdhërin e shtetit, u dënua vetëm 3 mijë euro

Neptun i biznesmenëve kontravers Sami Mane e Arsim Papraniku mashtron prizrenasin – nuk përfilli as urdhërin e shtetit, u dënua vetëm 3 mijë euro
03/05/2026 - 12:33

Nëse i sheh reklamat e tyre, potencialisht do të lutesh që të të jepet mundësia për të blerë produkte në “Neptun Kosova”, pasi që promovimet e tyre flasin...

Më shumëDetails

Kosova ndjek SHBA-në në Gazë

Kosova ndjek SHBA-në në Gazë
03/05/2026 - 12:31

Në Gazë – një nga zonat më të rrezikshme dhe më të paqëndrueshme në botë – Kosova po hyn për herë të parë në një mision ndërkombëtar stabilizues,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dritë-hijet e Shabanit dhe Durmishit në tenderin 3 milionësh në Mitrovicë, anëtari i Komisionit kundërshtoi fituesin (Dokument)

    Dritë-hijet e Shabanit dhe Durmishit në tenderin 3 milionësh në Mitrovicë, anëtari i Komisionit kundërshtoi fituesin (Dokument)

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Teuta dhe Adonisi të ndarë prej dy vitesh, ai tashmë në lidhje të re

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Vdes 49 vjeçarja që u dërgua me lëndime të rënda në kokë në Spitalin e Mitrovicës në mëngjes

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Neptun i biznesmenëve kontravers Sami Mane e Arsim Papraniku mashtron prizrenasin – nuk përfilli as urdhërin e shtetit, u dënua vetëm 3 mijë euro

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ndodh edhe kjo: Tomë Gashi e kritikon Albin Kurtin për fushatë me xhaminë e Ibrit

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë