Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajrami për deklaratën e Kurtit: Sfidoi hapur Prokurorinë Speciale, ëndërron të bëhet kryeprokuror t’i mbrojë miqtë e zënë në flagrancë

30/12/2024 - 12:04
në Kryesore, Lajme
A A
Bajrami për deklaratën e Kurtit: Sfidoi hapur Prokurorinë Speciale, ëndërron të bëhet kryeprokuror t’i mbrojë miqtë e zënë në flagrancë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas intervistës së mbrëmshme të kryeministrit Kurti në emisionin “Rrjedhja” në KTV. Ajo ka thënë se Kurti mbrëmë ka shfaqur “apetitet e tij të frikshme” për të kapur sistemin e drejtësisë.

“Mbrëmë, Kurti shfaqi hapur apetitet e tij të frikshme për të kapur sistemin e drejtësisë dhe për të rrënuar rendin kushtetues të vendit. Mos harroni, po bëhen katër vite që Kurti ka qenë kryeministër, me shumicë parlamentare në Kuvend, me qeveri pa koalicione dhe pa pasur asnjë pengesë, por sipas tij, drejtësia e ka penguar, prandaj atij nuk i mjafton të jetë kryeministër; ai po kërkon të bëhet mbret.”

Ajo ka thënë se me deklaratën e tij mbrëmë, Kurti e ka sfiduar hapur Prokurorinë Speciale.

“Me deklaratën e tij: “Unë guxoj t’ju them s’po vij. Ta shohim tash a guxojnë ata të vijnë”, Kurti ka sfiduar hapur Prokurorinë Speciale. Çfarë thotë një deklaratë e tillë për barazinë para ligjit? Çfarë mesazhi është ky për qytetarët e këtij vendi që respektojnë ligjet, rregullat dhe institucionet e drejtësisë?”

Sipas Bajramit Kurti ka ambicie për ta ndryshuar rendin kushtetues.

“Sulmet e tij ndaj Gjykatës Kushtetuese, mosnjohja dhe kundërshtimin i vendimeve të saj, janë një tregues tjetër i ambicieve të tij për të ndryshuar rendin kushtetues në vend. Kurti asnjëherë nuk përmend se është vendimi i po kësaj Gjykate që çoi te zgjedhjet e parakohshme dhe e solli atë në pushtet, në vitin 2021.”

Ajo ka shtuar Kurti ka ëndërr që të bëhet kryeprokuror “për t’i mbrojtur miqtë e tij të zënë në flagrancë”.

“E mbi të gjitha, ëndrra e tij për t’u bërë një ditë Kryeprokuror qartë tregon se nuk e ka për t’i shërbyer drejtësisë, por për t’i mbrojtur miqtë e tij të zënë në flagrancë – ata që po pasurohen në kurriz të qytetarëve. Korrupsion ky, tashmë i dokumentuar me fakte.”

Bajrami ka thënë se zhvillimi ekonomik i Kurtit është “krejt propagandë”.

“Zhvillimi ekonomik i Kurtit është krejt propagandë. Sukseset tij propagandistike në ekonomi nuk po zgjidhin asnjë problem të qytetarëve që po përballen me realitetin e hidhur të një inflacioni enorm prej 22%, që rëndon mbi çdo familje dhe çdo biznes në vend. 22% është Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve, ndërsa çmimet e shportës bazë të konsumit në katër vitet e fundit janë rritur me mbi 50%. Faturat e energjisë elektrike janë dyfishuar, dhe në këto ditë dimri po përballemi me reduktime të energjisë elektrike. Kryeministri, në vend që të angazhohet për të gjetur zgjidhje për këtë krizë, mburret me statistika nominale që nuk përkojnë me gjendjen reale të ekonomisë. Ndërkohë, fuqia punëtore po largohet masivisht nga vendi – Kosova po boshatiset. Ai tallet me punëtorët që po lënë Kosovën, duke thënë se atje po kërkojnë të drekojnë në restorante gjatë pauzës së drekës. Kurti duhet ta pranojë se politika e tij e dështuar po na lë pa profesionistë dhe pa shpresë.”

Ajo ka vazhduar duke thënë se korrupsioni gjatë qeverisjes së tij ka marrë “përmasa alarmante”. Bajrami ka përmendur tenderët njëburimorë.

“Sa i përket qeverisjes së tij, korrupsioni ka marrë përmasa alarmante. Tenderët sekretë dhe mungesa e transparencës janë bërë normë në qeverisjen e tij. Në vend që të luftojë korrupsionin, siç kishte premtuar, Kurti ka lejuar që praktikat klienteliste të forcohen dhe ai i mbron ato pa iu dridhur syri. Ai flet për reforma, por ato mbeten vetëm propagandë. Sot, administrata është e kapur për interesa të ngushta të partisë në pushtet.”

Deputetja e LDK’së ka thënë se në ZRRE e KOSTT Kurti ka emëruar njerëz të tij.

“Në ditët kur Kosova po përballet me ndërprerje të rrymës dhe krizë energjetike, Kurti po ia kalon përgjegjësinë KOSTT-it dhe ZRRE-së. Ai harron se në këto institucione ka emëruar njerëzit e tij dhe se në pushtet ka ardhur me premtimin elektoral për të shtetëzuar distribucionin e energjisë elektrike. Sot, Kurti dhe institucionet e tij të “pavaruara” mbrojnë KESCO-n me justifikime të pabaza për ndërprerjet e energjisë, kinse problemi është te rrjeti. E para, rrjeti nuk është problem, dhe e dyta, pse KOSTT-i nuk ka investuar për katër vite në rrjet? Çka ndodhi me politikat e qeverisë për efiçiencë të energjisë? Çfarë efekti kanë prodhuar ato? Kush mban përgjegjësi? – Opozita apo Gjykata Kushtetuese?”

Bajrami në fund ka thënë se qytetarët në zgjedhjet e 9 shkurtit do të vendosin mes demokracisë dhe autokracisë.

“Të nderuar qytetarë, Në zgjedhjet e 9 shkurtit, ju do të vendosni mes demokracisë dhe autokracisë; do të vendosni mes zhvillimit dhe regresit; do të vendosni mes dritës dhe tërrit e mbi të gjitha do të vendosni mes të vërtetës dhe propagandës. Me 9 shkurt duhet të votohet për ndryshim, të votohet për një qeveri ku drejtësia dhe demokracia mbizotërojnë, ku qeveria ndërton dhe nuk rrënon, ku qytetarëve taksat iu kthehen në projekte dhe shërbime. Bëhu ndryshimi!LDK#6”

JU REKOMANDOJMË

Abdixhiku paralajmëron Përparim Ramën pas votimit: Nëse është përfshirë në këtë drejtim, ka gabuar rëndë

Abdixhiku paralajmëron Përparim Ramën pas votimit: Nëse është përfshirë në këtë drejtim, ka gabuar rëndë
31/07/2026 - 00:20

Kryetari i rikonfirmuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka lëshuar paralajmërime të forta pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm, duke u ndalur te ndërhyrjet e mundshme të...

Më shumëDetails

Punonjësi i BIRN-it të Jeta Xharrës me postim pro Albin Kurtit, mund t’ia kenë zili edhe militantët e VV-së

31/07/2026 - 00:16

Punonjësi i rrjetit BIRN të Jeta Xharrës, Labinor Leposhtica, ka dalë me një status që i thur lavd kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ndërkohë, ai është munduar të...

Më shumëDetails

Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së
31/07/2026 - 00:04

Kryetari i rikonfirmuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zbuluar disa nga vendimet kryesore politike të marra gjatë punimeve të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë. Ndër...

Më shumëDetails

Abdixhiku heq pezullimin: LDK e gatshme për të diskutuar formimin e institucioneve

Abdixhiku heq pezullimin: LDK e gatshme për të diskutuar formimin e institucioneve
30/07/2026 - 23:14

Pas konfirmimit në pozitën e kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku, ka folur edhe për koalicionin e mundshëm e Lëvizjen Vetëvendosje. Abdixhiku u shpreh se ka hequr pezullimin të...

Më shumëDetails

Haziri: Nga nesër Abdixhiku rikthen autorizimin për bashkëpunim me VV, mbi tri parime

Haziri: Nga nesër Abdixhiku rikthen autorizimin për bashkëpunim me VV, mbi tri parime
30/07/2026 - 23:00

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm, fokusi i LDK-së do të jetë përmbushja e kërkesës së dytë...

Më shumëDetails

Brenda sallës, momenti kur u konfirmua se Abdixhiku i ka votat për të vazhdur si kryetar i LDK-së

Brenda sallës, momenti kur u konfirmua se Abdixhiku i ka votat për të vazhdur si kryetar i LDK-së
30/07/2026 - 22:54

Lumir Abdixhiku do të vazhdojë ta udhëheqë Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi mundi krahun e partisë që e thirri Kuvendin për ta shkarkuar atë. Pasi votat u numëruan,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kamerat kapin reagimin e Avdullah Hotit pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar

    Kamerat kapin reagimin e Avdullah Hotit pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Letra që pretendon një plan të grupit të Lumir Abdixhikut për votimin në Kuvendin e LDK-së

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ndodh edhe kjo: Kjo komunë e Kosovës me buxhetin e komunës, blen aparaturë për heqjen e qimeve me laser

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë