Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KDI: 5 mijë mungesa të deputetëve në këtë legjislaturë dhe 32 ligje të kontestuara në Gjykatën Kushtetuese

30/12/2024 - 12:57
në Kryesore, Lajme
A A
KDI: 5 mijë mungesa të deputetëve në këtë legjislaturë dhe 32 ligje të kontestuara në Gjykatën Kushtetuese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mbajti sot konferencë për media gjatë së cilës shpalosi raportin analitik mbi performancën e Legjislaturës së Tetë të Kuvendit të Kosovës.Violeta Haxholli, hulumtuese e lartë në KDI, tha se katër vitet e kësaj Legjislature janë shoqëruar me një seri mundësish të humbura dhe një mungesë të përgjegjshmërisë nga ana e deputetëve. Pavarësisht miratimit të 282 ligjeve, legjislatura ka hasur në shumë sfida që kanë penguar efikasitetin e saj.

Ajo theksoi se zhvillimet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe ato në pjesën veriore, kanë ndikuar në masë të madhe dinamikat brenda Kuvendit. Dorëheqja e deputetëve të Listës Serbe në nëntor 2022, pas muajsh bojkotimesh, e la komunitetin serb në Kosovë pa përfaqësim në Kuvend dhe pamundësoi miratimin e ligjeve që kërkonin shumicën e dyfishtë.“Për të njëjtën arsye nuk arritën të miratohen as tri propozim-amendamentet kushtetuese për zhvillimin e procesit të vetingut në drejtësi. Lidhur me këtë, partia në pushtet nuk prezantoi ndonjë alternativë tjetër, duke e lënë këtë çështje pa ndonjë epilog.

Një nga arritjet e kësaj Legjislature ishte miratimi i Rregullorës së re të Punës, dokument ky i cili nuk ishte ndryshuar nga asnjë legjislaturë paraprake për më shumë se 10 vite. Në anën tjetër, Kuvendi dështoi të miratonte Kodin e Sjelljes së deputetëve, një obligim ky që buron nga Rregullorja dhe synon avancimin e rregullave të sjelljes në Kuvend. Ngjashëm, Kuvendi dështoi të miratonte Projekt Kodin Civil, veprim ky i cili është në kundërshtim me parimet e mbrojtjes së të drejtave civile dhe i pamundësoi vendit kodifikimin e procedurës civile”, thuhet në njoftim.KDI tutje ka theksuar se derisa partia në pushtet u përball me largimin e 6 deputetëve, arriti të ruante shumicën parlamentare, duke marrë mbështetje nga partitë e komuniteteve jo shumicë. Kjo siguroi vazhdimësinë e punës së Kuvendit dhe miratimin e ligjeve dhe akteve të tjera të nevojshme deri në përmbylljen e kësaj legjislature.

Megjithatë, sigurimi i kuorumit të nevojshëm për mbajtje të seancave dhe votim ishte sfida kryesore përgjatë gjithë kohës sa zgjati Legjislatura e tetë. Si rezultat, në disa prej seancave u votuan dhjetëra ligje përnjëherë, e në raste edhe me procedura të përshpejtuara. E tillë ishte seanca e 5 dhjetorit në fund të kësaj Legjislature, e cila u karakterizua me veprime të partisë në pushtet, të cilat ishin në kundërshtim me parimet demokratike dhe të qeverisjes së mirë.“Në një anë ka pasur mbi 5 mijë mungesa të deputetëve dhe në anën tjetër edhe kur disa prej deputetëve kanë qenë prezent në seancat e Kuvendit, pjesëmarrja e tyre ka figuruar vetëm në letër, por jo edhe në punimet e Kuvendit. Kështu, në listën e evidencës zyrtare të Kuvendit ku nënshkruhen deputetët, për çdo seancë kanë figuruar më shumë se 90 deputetë. Mungesa e kuorumit ndikoi edhe mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit, e cila gjatë kësaj periudhe mbajti gjithsej 93 mbledhje, nga 124 mbledhje sa ishin të planifikuara. 25% e tyre dështuan në mungesë të kuorumit. Vetëm në fund të vitit 2021, 4 mbledhje të njëpasnjëshme të Kryesisë dështuan. Ngjashëm edhe 3 mbledhje gjatë gjysmës së parë të vitit 2023”, thuhet në njoftim.

Tutje, edhe pse sipas Rregullores së Kuvendit, Kryesia duhet të miratojë kalendarin e punimeve njëmujore të Kuvendit, i cili publikohet në faqen zyrtare të Kuvendit, kjo praktikë nuk u zbatua as gjatë kësaj Legjislature. Si rezultat, Kuvendi zhvilloi punën me kalendar kryesisht ditor dhe javor, duke reflektuar një planifikim të dobët të punës dhe një mungesë të qartësisë në organizimin e aktiviteteve parlamentare.Sa i përket numrit të seancave, janë mbajtur gjithsej 263 seanca duke përfshirë këtu seancat plenare, seancat e jashtëzakonshme, vazhdimet e seancave, seancat solemne dhe seancat e veçanta. Mesatarisht 35% të seancave të mbajtura kanë prodhuar edhe vazhdime të seancave, pasi nuk kanë është arritur të përfundohen pikat e planifikuara të rendit të ditës.

Gjatë mandatit të plotë të kësaj Legjislature, KDI thekson se Kuvendi përmbushi mesatarisht 36% të planit legjislativ, duke mos arritur asnjëherë të realizojë as gjysmën e planit të tij legjislativ vjetor. Në anën tjetër, 154 projektligje apo 21% e legjislacionit, nuk arritën të iu shpërndahen asnjëherë deputetëve edhe pse ishin në planet e punës së komisioneve, për shkak se Qeveria nuk i solli draftet në Kuvend.Në aspekt të numrit të ligjeve të miratuara, në këtë Legjislaturë u miratuan gjithsej 282 Ligje, prej tyre 205 Ligje të brendshme që rregullojnë fusha të ndryshme dhe 77 Marrëveshje ndërkombëtare që përbëjnë 27% të legjislacionit të miratuar gjatë kësaj Legjislature. 32 ligje të miratuara u kontestuan në Gjykatën Kushtetuese, prej të cilave 3 ligje u shpallën të pavlefshme dhe 3 të tjera pjesërisht në përputhje me Kushtetutën.

Sa i përket përfshirjes qytetare në procesin ligjvënës, 77 dëgjime publike për 63 Projektligje, të cilat u organizuan nga Kuvendi përbëjnë vetëm 31% të legjislacionit, në të cilin kishte përfshirje publike.“Në fund të Legjislaturës, 41 Projektligje mbetën në procedurë, 17 prej të cilave kaluan shqyrtimin e parë në Kuvend, ndërsa 24 arritën vetëm tu shpërndahen deputetëve. Kjo Legjislature la pa ratifikuar 9 marrëveshje ndërkombëtare të rëndësishme për përmirësimin e sektorëve kyç si energjia, shëndetësia, dhe arsimi.

Haxholli shtoi se, pothuajse gjatë gjithë kësaj Legjislature, sistemi elektronik në Kuvend ka munguar, duke bërë që deputetët të votojnë manualisht me dorë, ndërsa Kuvendi, në kundërshtim me Rregulloren, nuk i publikoi asnjëherë votat.Gjuha dhe sjelljet jo parlamentare kanë qenë të shpeshta gjatë kësaj Legjislature. Në vitin 2023 ato kulmuan me përplase fizike në mes të deputetëve e ministrave. Në shumë raste, mungoi shqiptimi i sanksioneve nga ana e Kryetarit të Kuvendit”, thuhet tujte në njoftim.

Roli mbikëqyrës i Kuvendit u cënua nga ekzekutivi, kur Kryeministri Albin Kurti në tetor 2023 refuzoi të iu përgjigjej pyetjeve parlamentare të deputetëve, duke i kushtëzuar me votim të marrëveshjeve ndërkombëtare. Veç kësaj edhe zvarritja e themelimit të komisioneve hetimore dhe pengimi i punës së tyre nga partia në pushtet. 6 komisione hetimore që u themeluan gjatë kësaj periudhe, asnjëri rpej tyre nuk arriti ta përmbyllte mandatin me raport përfundimatrë të hetimit, duke shpërfaqur nevojën për ndryshim të Ligjit për Hetim Parlamentar.Gjatë funksionimit të Legjislaturës së tetë, u mbajtën gjithsej 36 debate parlamentare dhe 6 interpelnaca. Kryeministri kishte vetëm dy raportime para Kuvendit, lidhur me zhvillimet në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Ndërsa, deputetët parashtruan mbi 603 pyetje parlamentare ndaj Kryeministrit Kurti dhe ministrave të kabinetit të tij, në 83% prej të cilave morën përgjigje me shumë vonesa, ndërsa në 17% prej tyre ekzekutivi nuk ishte prezent në seanca apo refuzuan të përgjigjen.

Kuvendi gjaët kësaj Legjislature, incioi mbikëqyrjen e zbatimit të 29 ligjeve duke përmbushur vetëm gjysmën e obligimit që buron nga Rregullorja. Ndërsa, vetëm 7 raporte të mbikëqyrjes arritën të miratohen në seancë të Kuvendit. Ministrat e kabinetit qeveritar ishin prezent 226 herë në mbledhjet e komisioneve apo në 18% të tyre. Prej tyre, 126 herë, apo në 10% të mbledhjeve ata erdhën në komisione për të raportuar për punën e tyre.14 komisionet parlamentare të Kuvendit, përgjatë këtyre 4 viteve realizuan gjithsej 1674 aktivitete. Prej tyre, 1291 ishin mbledhje, 77 dëgjime publike, 3 dëgjime mbikëqyrëse dhe aktivitete tjera. Kryetari i Kuvendit zhvilloi 495 aktivitete brenda dhe jashtë vendit. Prej tyre, 300 apo 61% e aktiviteteve ishin takime zyrtare në Kuvend me përfaqësues vendor, ambasadorë e përfaqësues tjerë ndërkombëtarë, ndërsa, 4% e aktiviteteve apo 21 ishin vizita jashtë vendit. Ndërsa deputetët zhvilluan 265 aktivitete, prejt tyre 40%, vizita zyrtare jashtë vendit.

Kuvendi nuk qëndroi mirë sa i përket transparencës ndaj publikut. Ndonëse, seancat u transmetuan live në televizionin publik, transmetimi i mbledhjeve të komisioneve mbeti në vullnetin e televizioneve dhe portaleve. Kuvendi nuk ndërmori hapa që të rregullonte as çështjen e lobimit në procesin ligjvënës. Sa i përket publikimit të dokumenteve, në faqen zyrtare nuk janë të publikuara të gjitha raportet e punës dhe financiare. Ndërsa mungojnë 20% e proceverbaleve të komisioneve dhe dokumente tjera të këtyre trupave.

JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në familjen Arifi, dy vite më parë humbi jetën edhe vëllai i viktimës

Tragjedia në familjen Arifi, dy vite më parë humbi jetën edhe vëllai i viktimës
11/10/2026 - 23:22

Ramiz Arifi dyshohet se ka vrarë sot në rrethana misterioze djalin e tij, Bajramin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pogragjë të Gjilanit, pasditen e sotme. I dyshuari pas...

Më shumëDetails

Vrasja në Pogragjë të Gjilanit, këta janë viktima dhe i dyshuari (Foto)

Vrasja në Pogragjë të Gjilanit, këta janë viktima dhe i dyshuari (Foto)
11/10/2026 - 23:08

Vrasja në Pogragjë të Gjilanit mbrëmjen e së dielës ka tronditur këtë komunë, e ndodhur vetëm pak ditë para vrasjes së dyfishtë. Burime të Gazetës Insajderi kanë bërë...

Më shumëDetails

“The Telegraph”: Edhe investitorët e Zvërnecit pas marrëveshjes së turpshme Trump – Putin

“The Telegraph”: Edhe investitorët e Zvërnecit pas marrëveshjes së turpshme Trump – Putin
11/10/2026 - 22:40

Presidenti ukrainas kishte të drejtë kur e quajti atë një “dhuratë” për udhëheqësin rus, por kjo marrëveshje është gjithashtu thellësisht e keqe. Të premten, Donald Trump njoftoi se...

Më shumëDetails

Vrasjet në Gjilan, Alban Hyseni thërret mbledhje urgjente të Këshillit për Siguri

Vrasjet në Gjilan, Alban Hyseni thërret mbledhje urgjente të Këshillit për Siguri
11/10/2026 - 22:12

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas vrasjes së dyshuar të një personi të moshës rreth 29-vjeçare dielën mbrëma në fshatin Pogragjë, duke njoftuar se të hënën...

Më shumëDetails

Babai dyshohet se vrau djalin e tij sonte në Gjilan

Incident në Vushtrri: Qentë endacakë i vërsulen policit, ai e nxjerr armën dhe gjuan
11/10/2026 - 21:40

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sonte fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një person dyshohet se ka mbetur i vrarë, ndërsa dyshimet e para janë se autor i...

Më shumëDetails

Vritet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Vritet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar
11/10/2026 - 21:20

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte, si pasojë e së cilës një person ka mbetur i vrarë në Pogragjë të Gjilanit. Burime të Veriu.info bëjnë të ditur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vritet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

    Vritet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Denoncohet kompania Interex në Mitrovicë: Pretendohet për punë jashtë orarit pa pagesë dhe anulim pushimesh

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Skandaloze: Fatos Geci i VV-së e akuzon Thaçin për vrasjen e 245 “shqiptarëve atdhetarë”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Nga dhoma e gjumit, Drenusha Latifi ‘ndez’ rrjetin, provokon me format në të zeza!

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Shyqyr që ra kjo dekë e ua pamë burrërinë”, Geci: Kurti i shtiu veshët në lesh pas aktgjykimit për Allaqin

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë