Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lista Serbe: Punonjësit e institucioneve serbe do të vazhdojnë të paguhen

15/01/2025 - 21:11
në Lajme
A A
Lista Serbe: Punonjësit e institucioneve serbe do të vazhdojnë të paguhen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, deklaroi se të gjithë punonjësit e institucioneve paralele serbe, që u mbyllën më 15 janar nga autoritetet kosovare, do të vazhdojnë të marrin paga dhe se kjo parti “do të vazhdojë të luftojë me të gjitha mjetet dhe t’i fitojë zgjedhjet për të mbrojtur popullin serb”.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt, dhe Lista Serbe është i vetmi opsion politik në mesin e komunitetit serb që ka mbështetjen e Beogradit për të marrë pjesë në to.

Lista Serbe, pas mbylljes së shumicës së institucioneve që veprojnë në sistemin serb në jug të Ibrit nga Qeveria e Kosovës me mbështetjen e policisë, mbajti një takim të Kryesisë dhe nxori disa përfundime.

Disa prej tyre, sipas Ellek, janë që të vazhdojnë konsultimet me Serbinë për hapat e mëtejshëm dhe të kërkojnë shpjegime nga komuniteti ndërkombëtar “përse mbështesin veprimet e [kryeministrit të Kosovës Albin] Kurtit”.

“Ndoshta përkohësisht mund të mbyllin ndërtesat, por nuk mund ta ndalojnë ndihmën e shtetit të Serbisë, as nuk mund ta ndalojnë Listën Serbe që të kujdeset për popullin e saj dhe të marrë pjesë në këto zgjedhje”, tha ai.

Gazetarëve iu drejtuan edhe kryetarët e organeve të përkohshme komunale të Vushtrrisë dhe Lipjanit, të cilët veprojnë në sistemin serb, Millan Kostiq dhe Millan Joksimoviq.

Kostiq deklaroi se 60 punonjës të komunës serbe të Vushtrrisë nuk do të mbeten pa paga dhe se “Kurti nuk i ka frikësuar”.

Joksimoviq tha se komuna e Lipjanit ka ofruar shërbime për rreth 10.000 qytetarë dhe se këta nuk do të privohen nga shërbimet, as nuk do të mbeten pa paga 150 punonjës nga buxheti i Serbisë.

Përndryshe, Kostiq dhe Joksimoviq janë edhe deputetë të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, por që nga nëntori i vitit 2022 kanë bojkotuar seancat, duke shkuar vetëm për t’u nënshkruar çdo gjashtë muaj për të mos humbur mandatet dhe pagat.

Kur u pyetën nga gazetarët se si deputetët e Listës Serbe kanë mbrojtur interesat e komunitetit serb gjatë dhjetë vjetëve të fundit dhe sa herë janë paraqitur për të folur për problemet, zyrtari i Listës Serbe, Igor Simiq, fillimisht shprehu pakënaqësi për “pyetje jashtë teme”.

Më pas shtoi se ai ka folur në Kuvendin e Kosovës dhe se Lista Serbe do të vazhdojë të luftojë për interesat e popullit serb dhe për praninë e Serbisë. Ai tha se në nëntor 2022 morën vendimin për t’i lënë institucionet e Kosovës për të tërhequr vëmendjen e opinionit ndërkombëtar ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës, konkretisht për heqjen e targave serbe.

Në një pyetje shtesë nëse kishin arritur qëllimin dhe pse tani hyjnë përsëri në garë për mandate deputetësh, Simiq u përgjigj: “Duket se nuk po i qëndrojmë temës, ju lutem bëni pyetje që lidhen me mbylljen e organeve të përkohshme”.

If You Eat Ginger Everyday for 1 Month This is What Happens
Tips and Tricks
by Taboola
“Në këtë mënyrë po largoni vëmendjen nga diçka që është e rëndësishme për serbët, sepse mbyllja e dhjetë komunave që punonin në sistemin serb rrezikon jetën normale të dhjetëra mijëra serbëve. Besoj se edhe ju keni interes për popullin serb”, tha Simiq.

Ai theksoi se do të gjendet një mënyrë që asnjë qytetar të mos privohet nga shërbimet që ofrojnë institucionet serbe dhe se janë në konsultime për të arritur këtë.

Disa punonjës të institucioneve serbe të mbyllura tashmë shkojnë në punë në zyra alternative të vendosura në kontejnerë të zinj pranë pikave kufitare Bërnjak, Jarinjë dhe Merdare.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në mes të shtatorit paralajmëroi hapjen e “zyrave moderne” nga ana serbe e pikave kufitare. Ai premtoi gjithashtu rritje të pagave për të gjithë ata që udhëtojnë, që të mbulohen shpenzimet e tyre.

Igor Simiq theksoi gjithashtu se Serbia ndan fonde të mëdha për paga, pensione apo pagesa të tjera, nga të cilat përfitojnë rreth 75.000 qytetarë nga Kosova.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar njoftoi se nuk i ka dhënë leje Policisë së Kosovës për bastisjen e lokacioneve në komunat në jug të Ibrit për shkak të dyshimeve se në to funksiononin institucione paralele serbe.

Ndërkohë, policia u përgjigj se kanë vepruar në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës, Ministrinë e Administratës së Vetëqeverisjes Lokale dhe Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Gjermania e kanë kundërshtuar të mërkurën vendimin e autoriteteve të Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe në vend, duke thënë se ato ndikojnë në synimet e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euroatlantik.

Institucionet e Kosovës i konsiderojnë të paligjshme ato të Serbisë dhe mbyllja e tyre filloi në fillim të vitit 2024.

Përveç organeve të përkohshme komunale dhe ndërmarrjeve të tyre publike, u mbyllën edhe Posta e Serbisë në veri, Banka Postare Kursimorë, Thesari i Bankës Kombëtare, Drejtoria e Fondit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, Rrethi Administrativ i Mitrovicës së Kosovës dhe të tjera. Kryesisht kanë vazhduar të funksionojnë vetëm institucionet arsimore dhe shëndetësore, të cilat në zonat serbe gjithashtu punojnë në sistemin serb.

JU REKOMANDOJMË

Nis greva në QKUK, punëtorët e sigurimit akuzojnë menaxhmentin
Lajme

Nis greva në QKUK, punëtorët e sigurimit akuzojnë menaxhmentin

11/07/2025 - 12:42
Disa deputetë të ish-opozitës ndezin mikrofonat pasi Dehari s’i la të flasin
Lajme

Disa deputetë të ish-opozitës ndezin mikrofonat pasi Dehari s’i la të flasin

11/07/2025 - 12:34
Gjermania e gatshme të paguajë për sistemet amerikane Patriot për Ukrainën
Lajme

Gjermania e gatshme të paguajë për sistemet amerikane Patriot për Ukrainën

11/07/2025 - 12:32
Ajatollahu i Iranit kritikon Perëndimin për Srebrenicën, akuzon për hipokrizi në të drejtat e njeriut
Lajme

Ajatollahu i Iranit kritikon Perëndimin për Srebrenicën, akuzon për hipokrizi në të drejtat e njeriut

11/07/2025 - 12:27
OKB njofton për 798 të vrarë në Gaza që nga maji, gjatë kërkimit të ndihmave
Lajme

OKB njofton për 798 të vrarë në Gaza që nga maji, gjatë kërkimit të ndihmave

11/07/2025 - 12:24
Familja e Liridona Ademajt pret “drejtësi të shpejtë” pas raportit psikiatrik të Murselit
Kryesore

Familja e Liridona Ademajt pret “drejtësi të shpejtë” pas raportit psikiatrik të Murselit

11/07/2025 - 12:21

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Therret me thikë një person në Mitrovicë, kjo është gjendja e tij

    LAJMI I FUNDIT: Therret me thikë një person në Mitrovicë, kjo është gjendja e tij

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Murati: Kushtetues edhe ligji për pensionet – i treti radhazi që rrëzon kontestimet e opozitës

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Bilall Kqiku i kërkuari për vr’asje, hidhet nga kati i katërt për t’i ikur Policisë, përfundon në Emergjencë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Therrja me thikë në Mitrovicë, Zahiti: Njësitet përkatëse policore janë duke trajtuar rastin

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Ngjarje e rëndë në lagjen e Spitalit, dyshohet se një person ka vde’kur

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë