Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AUV ka tërhequr nga tregu një seri të qumështit VITA 3.2% – analizat në Austri dhe Kosovë konfirmojnë tejkalimin e nivelit të lejuar të aflatoksinës M1

16/11/2026 - 18:21
në Kryesore, Lajme
A A
AUV ka tërhequr nga tregu një seri të qumështit VITA 3.2% – analizat në Austri dhe Kosovë konfirmojnë tejkalimin e nivelit të lejuar të aflatoksinës M1
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka tërhequr një seri të qumështit VITA, pasi që analizat laboratorike të kryera në Austri dhe Kosovë kanë konfirmuar praninë e aflatoksinës M1 mbi nivelin maksimal të lejuar në një seri të qumështit VITA UHT 3.2% yndyrë, të prodhuar nga kompania ABRAZEN SH.P.K. (Qumështorja VITA).

Seria e qumështit e përfshirë në tërheqje:

Produkti: VITA – Qumësht UHT 3.2% yndyrë
Prodhuesi: ABRAZEN SH.P.K. (Qumështorja VITA)
Paketimi: 1 litër
Data e prodhimit: 18.07.2026
Afati i përdorimit: 18.01.2027
AUV u bën thirrje qytetarëve që të mos konsumojnë këtë seri të qumështit VITA UHT 3.2% dhe ta kthejnë produktin në pikën e shitjes ku e kanë blerë.

Sipas AUV, në këtë fazë, masa e tërheqjes nga tregu zbatohet vetëm për serinë e identifikuar më sipër.

“Seritë dhe produktet e tjera të të njëjtit prodhues nuk janë objekt i kësaj mase, ndërsa verifikimet e mëtejshme janë në vazhdim. AUV do të informojë publikun dhe do të ndërmarrë masa shtesë nëse rezultatet e kontrolleve dhe vlerësimi i rrezikut e kërkojnë këtë. Konfirmimi më i fundit është bërë nga Instituti për Sigurinë e Ushqimit në Linz, në kuadër të Agjencisë Austriake për Shëndetësi dhe Siguri Ushqimore (AGES). Raporti ka konstatuar përqendrim të aflatoksinës M1 prej 0.065 µg/kg, kundrejt nivelit maksimal të lejuar prej 0.050 µg/kg. Ky rezultat është në përputhje me analizat e Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinarisë (LUV) në Kosovë, i cili kishte konstatuar tejkalim të nivelit të lejuar të aflatoksinës M1 në tri mostra të qumështit VITA 3.2%“, thuhet në njoftimin e AUV-it

Tutje, AUV thotë se sipas nenit 16, paragrafit 1.2, të Ligjit Nr. 08/L-120 për Ushqim, ushqimi që përmban mikotoksina mbi kufirin e lejuar konsiderohet i pasigurt për konsum.

“Rregullorja (QRK) Nr. 43/2013, Shtojca I, Seksioni 2, pika 2.1.13, përcakton nivelin maksimal të lejuar të aflatoksinës M1 në qumësht prej 0.050 µg/kg. Ndërsa, sipas nenit 15, paragrafit 6, të Ligjit për Ushqim, kur konstatohet ushqim i pasigurt në një seri prodhimi, e gjithë seria konsiderohet e pasigurt, përveç nëse një vlerësim i detajuar vërteton të kundërtën. Bazuar në këto dispozita ligjore dhe rezultatet laboratorike, AUV ka urdhëruar bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të serisë së identifikuar. Operatori është i detyruar të ndalojë shitjen dhe shpërndarjen, të sigurojë tërheqjen e produktit nga pikat e shitjes dhe të dokumentojë sasitë e tërhequra, në përputhje me nenet 22 dhe 23 të Ligjit për Ushqim“, thekson në njoftimin e AUV-it.

Sipas AUV-it, ky rast vjen pas konstatimeve të mëparshme laboratorike në Maqedoninë e Veriut, ku dy analiza të produktit LAND Milk UHT 3.2%, të prodhuar nga i njëjti operator, ABRAZEN SH.P.K., kishin evidentuar përqendrime të aflatoksinës M1 prej 0.100 dhe 0.139 ± 0.022 µg/kg, mbi nivelin maksimal të lejuar prej 0.050 µg/kg.

“Këto rezultate tregojnë tejkalime të përsëritura të nivelit të lejuar në produkte të të njëjtit prodhues. AUV do të verifikojë zbatimin e plotë të masës së tërheqjes dhe do të zgjerojë kontrollet në seri të tjera të prodhimit, duke përfshirë qumështin e papërpunuar, gjurmueshmërinë e furnizimit, sistemin e vetëkontrollit të operatorit dhe ushqimin e kafshëve, me qëllim identifikimin e burimit të mundshëm të kontaminimit. Masat e mëtejshme administrative dhe ligjore ndaj operatorit do të përcaktohen pas përfundimit të verifikimeve të serive të tjera të prodhimit, bazuar në rezultatet laboratorike, konstatimet inspektuese dhe legjislacionin në fuqi. Aflatoksina M1 është një substancë toksike që mund të kalojë në qumësht përmes ushqimit të kontaminuar të kafshëve. Ekspozimi afatgjatë ndaj saj mund të paraqesë rrezik për shëndetin e konsumatorëve. Gjatë periudhës gusht–nëntor 2026, AUV ka realizuar kontrolle të gjera inspektuese dhe analiza laboratorike të qumështit të prodhuar në Kosovë dhe të qumështit të importuar“, thuhet në njoftim, sipas të cilit rezultatet tregojnë se, me përjashtim të rasteve dhe serive të identifikuara, mostrat e tjera të analizuara kanë qenë brenda nivelit maksimal të lejuar të aflatoksinës M1.

“Për rastet ku janë konstatuar tejkalime, AUV ka ndërmarrë masat përkatëse për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve. AUV do të vazhdojë rregullisht kontrollet inspektuese dhe analizat laboratorike në të gjithë zinxhirin ushqimor, duke përfshirë ushqimin e kafshëve, fermat, grumbullimin dhe përpunimin e qumështit, importin, shpërndarjen dhe shitjen në treg. Në bazë të rezultateve të kontrolleve, AUV do të ndërmarrë masat përkatëse administrative dhe ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Publiku do të informohet në mënyrë të vazhdueshme dhe transparente për rezultatet e kontrolleve, shkeljet e konstatuara dhe masat e ndërmarra, me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve“, përfundon njoftimi./Veriu.info

Tags: AUVVita

JU REKOMANDOJMË

Trafikimi i kokainës, ish-ministri Astrit Haraqija dhe pesë të arrestuarit e tjerë mbesin 30 ditë në paraburgim

Trafikimi i kokainës, ish-ministri Astrit Haraqija dhe pesë të arrestuarit e tjerë mbesin 30 ditë në paraburgim
16/11/2026 - 18:05

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë duke ua caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ish-ministrit të Kulturës, Astrit Haraqija...

Më shumëDetails

Nga veturat e reja luksoze te shopping-u në Hermes – jeta e 26-vjeçares që dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të kokainës

Nga veturat e reja luksoze te shopping-u në Hermes – jeta e 26-vjeçares që dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të kokainës
16/11/2026 - 18:02

Në fotografitë dhe videot e publikuara në profilin e saj në Instagram, Xhemajli shihet duke pozuar me çanta të markave të shtrenjta, përfshirë Hermes dhe Dolce & Gabbana....

Më shumëDetails

Ekskluzive: Ky është furnizuesi i dyshuari i grupit të arrestuar të kokainës, ndodhet në arrati (Dokument)

Ekskluzive: Ky është furnizuesi i dyshuari i grupit të arrestuar të kokainës, ndodhet në arrati (Dokument)
16/11/2026 - 17:33

Operacioni i gjerë antidrogë i koduar “Heshtja”, i zhvilluar më 14 nëntor në rajonin e Prishtinës, ka vënë në pranga gjashtë persona të dyshuar për përfshirje në një...

Më shumëDetails

Hoti: Krahasuar me qeverisjen e LDK-së, kjo Qeveri shënoi rritje më të ulët ekonomike dhe bllokoi qindra miliona euro investime

Hoti për takimin Kurti-Abdixhiku: Te shohim çka u bisedua dje
16/11/2026 - 17:07

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar politikat ekonomike të Qeverisë së Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se gjatë viteve 2022–2026 Kosova ka pasur rritje...

Më shumëDetails

“Vendimet e Qeverisë s’po vlejnë në Veri a?” – Lushaku-Sadriu reagon lidhur me tregtinë e energjisë me Serbinë

“Vendimet e Qeverisë s’po vlejnë në Veri a?” – Lushaku-Sadriu reagon  lidhur me tregtinë e energjisë me Serbinë
16/11/2026 - 16:28

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar vendimin e Qeverisë për ndalimin e shitblerjes së energjisë elektrike me Serbinë, duke ngritur dilema...

Më shumëDetails

Tekstil, financa e gastronomi – Bizneset e të arrestuarve për kokainë në operacionin ‘Heshtja’

Tekstil, financa e gastronomi – Bizneset e të arrestuarve për kokainë në operacionin ‘Heshtja’
16/11/2026 - 16:00

Personat e arrestuar në operacionin antidrogë “Heshtja”, në mesin e të cilëve ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, figurojnë të lidhur me disa biznese të regjistruara...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • 26-vjeçarja në grupin e të arrestuarve për drogë, është motra e ish-kandidates për deputete

    26-vjeçarja në grupin e të arrestuarve për drogë, është motra e ish-kandidates për deputete

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Bashkëjetuesja e Stanovcit dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të arrestuar për kokainë, ja kur mblidheshin paratë

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Ky është furnizuesi i dyshuari i grupit të arrestuar të kokainës, ndodhet në arrati (Dokument)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • NATO anulon samitin në Shqipëri, Rutte: Takimet do të mbahen vetëm kur …

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë