Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjatë tri javëve fushatë, mbi 400 mijë euro gjoba për partitë politike nga PZAP-ja

04/02/2025 - 09:34
në Kryesore, Lajme
A A
PZAP e konfirmon që kanë pranuar ankesë nga Lista Serbe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbi 430 mijë euro janë gjobitur partitë politike prej se ka nisur fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Kështu, në 3 javë prej kur nisi fushata, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjobiti partitë politike 88 herë në vlerë prej 433 mijë e 900 euro, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Gjobat më të larta të shqiptuara nga ky institucion deri më 31 janar, janë dy raste me nga 20 mijë euro. Një për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe një për koalicionin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, NISMA, Konservatorët, Intelektualët. Shkeljet e evidentuara nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa lidhen kryesisht për shkak të shkeljes së Kodit të mirësjelljes për subjektet politike.

Subjekti opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës është subjekti i cili ka shumën më të lartë të gjobave nga të gjitha partitë e certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Kjo parti, mori 21 gjoba nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa në vlerë totale prej 112 mijë e 500 euro. Pothuajse, të gjitha këto gjoba ndaj LDK-së erdhën pas ankesave të Lëvizjes Vetëvendosje.

Më 13 janar, Vetëvendosje u ankua në PZAP për një postim në rrjete sociale, të kandidates për deputete nga radhët e LDK-së, Xheneta Syka. Në postimin që kishte shpërndarë Syka në Facebook, kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje Albin Kurti (kryeministër aktual), krahasohej me figurën e diktatorit nazist Adolf Hitler. Prandaj, PZAP-ja vlerësoi se ky veprim është bërë me qëllim të nxitjes së urrejtjes dhe gjobiti LDK-në me 20 mijë euro.

Në një rast tjetër, LDK u gjobit me 6 mijë euro pasi nuk kishte dorëzuar formularin për njoftimin e mbajtjes së një tubimi politik më 13 janar 2025 në Kampusin e Shkollave të Mesme, në Viti. Kjo parti opozitare, u gjobit edhe për shkak të vendosjes së posterave në hapësira publike dhe në pritore të stacionit të trafikut publik pa pëlqim të Komunës së Prishtinës. Paneli i PZAP-së, në një rast gjobiti LDK-në sepse nga fotografitë e ankesës konstatoi që është vendosur poster për kandidatin për deputet Arben Gashi në hapësirat publike, konkretisht në hapësirat e palestrës sportive “Karragaçi”, në Pejë, pa pasur pëlqim adekuat.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka 20 gjoba për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatët, dhe një rast për shkak të mbajtjes së tubimeve në objekte publike pa autorizim.

Partia në pushtet ka numrin më të madh të gjobave nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa. Vetëvendosje ka gjithsej 22 raste, por në shumë më të ulët se LDK-ja. Vetëvendosja në total deri më 31 janar ka 101 mijë e 500 euro dënime. Ankesat për partinë në pushtet u bënë nga PDK, LDK dhe koalicioni AAK-NISMA.

Nga ankesat e këtij koalicioni u aprovua vetëm një në shumën prej 10 mijë euro. Sipas PZAP-së, pas shikimit të video-incizimit të publikuar në rrjetin social Facebook, kandidatja për deputete nga radhët e listës Guxo, Donika Gërvalla-Schwartz, shihet se ka përdorur gjuhë fyese dhe denigruese duke nxitur urrejtje ndaj subjekteve të tjera politike në garë, me fjalët: “prandaj unë mendoj që aq më pak meriton respekt kush sakrificën personale apo familjare e përdor për arsyetim për krim për korrupsion, për vrasje apo mashtrim” dhe “gjeneral të vetëshpallur”.

Vetëvendosje është gjobitur nga ky institucion po ashtu, sepse kandidati për kryeministër Albin Kurti, sipas PZAP-së ka përdorur fjalë fyese dhe denigruese për LDK-në. Në një rast tjetër, ky subjekt politik u gjobit me 5 mijë e 500 euro, pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sipas PZAP-së përdori gjuhë fyese me fjalët “kundërshtarët tanë, kundërshtarët tanë janë bërë bashkë, pra klanet e krimit dhe korrupsionit janë bërë bashkë”. E kandidati për deputet dhe njëherësh kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, përdori fjalët “A me u qeverisë në Kosovë mas 9 shkurtit shqiptarizmi dhe kombëtarizimi shqiptar a ka me u qeverisë bashkë me Beogradin, qikjo është dilema”. Ku për këtë gjuhë të përdorur të tij, Vetëvendosje u dënua nga PZAP me 5 mijë euro. Partia në pushtet më 24 janar u dënua me gjobë 10 mijë euro sepse PZAP vërtetoi se deputeti Dimal Basha përmes rrjetit social të tij ka publikuar, përkatësisht shpërndarë fotografi, ku është bërë krahasimi i LDK-së me figurën e Aleksandër Vuçiqit.

E vetmja parti që ka gjobë në vlerë prej 2 mijë e 500 euro për shkak të pengimit të gazetarëve deri më tani, është Vetëvendosje. Ndaj VV-së u ankua PDK-ja më 26 janar sepse bazuar në video-incizimet që kjo parti politike dërgoi në PZAP shihet se aktivisti dhe organizatori i tubimit të Vetëvendosjes, ka penguar punën e gazetarëve, ku gjatë xhirimit të kësaj situate kameramanit iu rrëmbye telefoni. Kjo parti politike, u dënua po ashtu për arsye se gjatë fushatës zgjedhore në tubimin e tyre kanë përfshirë edhe fëmijë.

Vetëvendosje ka 19 gjoba për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatët, dy të tjera për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në fushatë zgjedhore dhe një gjobë për shkak të Kodit në fushatë zgjedhore.

Partia politike, e treta në radhë për nga rastet dhe shuma e gjobave është PDK-ja. Ndaj subjektit politik më të madh opozitar, PZAP mori vendime të gjobitjes në 19 raste në vlerë prej 97 mijë eurove. Të gjitha rastet e dënimeve ndaj PDK-së, u shqiptuan si rezultat i ankesave të Vetëvendosjes.

PDK u dënua me 10 mijë euro në një rast sepse PZAP-ja pas shikimit të pamjeve të tubimit të Vetëvendosjes në Skenderaj, sipas vendimit, aktivistët e PDK-së me qëllim që ta pengojnë zhvillimin e fushatës kanë hedhur mjete piroteknike, fishekzjarrë e kanë fishkëlluar në drejtim të organizuesve, qytetarëve dhe kandidatëve për deputetë të VV-së. Me shumë të njëjtë, por në rast tjetër, PDK u dënua pasi dy mbështetës të partisë përmes rrjetit social Facebook kanë përdorur gjuhë të urrejtjes, në atë mënyrë që të krijohej tension dhe përçarje. Disa nga fjalët që përdorën në postimet e tyre, ishin “Drejtori i institutit pro-rus që nxjerr fitues VV-në me Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiqin” e të tjera.

Rastet e ankesave ishin të ndryshme, por në disa prej tyre arsyet ishin të ngjashme. Pas dy ankesave të Vetëvendosjes të datës 16 janar, në të cilat u ofruan dëshmi me fotografi se kandidatja për deputete e PDK-së Blerta Deliu – Kodra, ka vendosur postere në hapësira publike, PZAP në njërin rast dënoi subjektin politik të saj me 5 mijë e 500 euro dhe në tjetrin me 4 mijë euro. Dy vendime të tjera me gjoba për PDK-në, u morën sepse edhe kandidati për deputet Mërgim Lushtaku, sipas PZAP-së vendosi posterë në hapësira publike. Ndërsa, më 19 janar, PDK u dënua me 8 mijë euro gjobë sepse sipas Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, në një provë materiale kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku i quajti aktivistët e Vetëvendosjes “Zagar”. PDK, u dënua me 10 mijë e 500 euro gjobë, pasi disa kandidatë të kësaj partie shfrytëzuan hapësirat publike, konkretisht stacionet e destinuara për pritje të autobusëve në Prishtinë, duke vendosur posterë nëpër rrugë të ndryshme publike.

19 gjobat ndaj PDK-së, sipas PZAP-së janë bërë për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe kandidatët.

Koalicioni AAK-NISMA, u dënua në tetë raste. Nga ankesat që iu aprovuan Vetëvendosjes me vendime të PZAP-së për këtë koalicion, shuma e gjobave deri më 31 janar arrin vlerën e 60 mijë e 700 euro.

Gjoba më e lartë për AAK-në, u shqiptua nga PZAP në shumën prej 20 mijë euro. Paneli i PZAP-së, pas shikimit të shkresave të lëndës gjeti se disa kandidatë dhe simpatizantë të AAK-së përdorën gjuhë denigruese dhe të urrejtjes për ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njëherësh kandidate për deputete nga LVV, Donika Gërvalla-Shwartz. Disa nga fjalët që u përdorët ndaj saj ishin “e pa fytyrë…”, “e pa nderë…”, “e pa moral…”, “ e pa kurrizore…” e të tjera. Gjobë tjetër, në vlerë prej 12 mijë euro AAK, mori pasi që kryetari i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj dhe kandidati për deputet Ardian Gjini, kanë drejtuar akuza përmes të cilave kanë nxitur urrejtjen ndaj kryeministrit Albin Kurti duke i përdorur ndër të tjera fjalët: “Shko Albin te prokuroi se nuk po dojmë me u vjedhë rezervat shtetërore, buka e ushtarit, as te energjia, shko te prokurori bashkë me hajnat se je shef i hajnave”.

Në të tetë rastet, gjobitjet erdhën si rezultat i shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe kandidatët.

Edhe subjekti i certifikuar për zgjedhjet e 9 shkurtit, Koalicioni për Familje, u dënua nga PZAP në pesë raste me shumën totale 25 mijë e 500 euro. Ankesat që u aprovuan, u bënë nga organizata joqeveritare “CEL Kosova dhe Dylberizim” dhe nga Vetëvendosje. Ky koalicion, në pesë raste u gjobit për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes.

Lista Serbe u dënua në tri raste, nga dy ankesat që i bëri partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje dhe 1 një organizatë joqeveritare. 4 mijë euro u gjobit Lista Serbe më 24 janar për shkak se në Komunën e Leposaviqit ka shfrytëzuar jashtëligjshëm hapësirat publike, duke vendosur posterë në rrugët publike. Në rastin tjetër, partia më e madhe serbe u gjobit nga paneli i PZAP-së me 4 mijë e 500 euro për arsye të njëjtë, por duke vendosur banera në veri të Mitrovicës. Në total, shuma me të cilën u dënua Lista Serbe nga fillimi i fushatës deri më 31 janar është 13 mijë e 500 euro, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes.

Përveç, subjektit më të madh të serbëve në Kosovë, pas ankesës së Vetëvendosjes, në dy raste u dënua me gjobë edhe Partija Kosovskih Srba (PKS), me shumën totale 7200 euro. Demokracia Serbe (DS), u dënua me dy vendim të PZAP-së, me gjobë në shumën prej 7 mijë e 500 euro.

Dy ankesa iu aprovuan nga paneli i PZAP-së, subjektit politik të certifikuar për zgjedhjet e 9 shkurtit, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, ndaj Partia Liberale Egjiptiane. Kjo e fundit, nga dy gjobat u dënua me shumën prej 3 mijë euro. Në anën tjetër, një ankesë e Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), ndaj Iniciativës së Re Demokratike, i kushtoi 1 mijë e 500 euro. Dhe, me shumën 1 mijë euro u gjobit Partia e Ashkalinjëve për Integrim, pas ankesës së Partisë Demokratike e Ashkalinjëve (PDAK) dhe Lëvizja për bashkëveprim (LPB). Po ashtu, NDS dhe koalicioni NBK, u gjobitën me nga 1 mijë e 500 euro.

Në tërësi, partitë politike u gjobitën kryesisht për shkak të shkeljes së nenit 34 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Pika e nenit të këtij ligji, në të cilën u bazuan në shumë prej rasteve Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ishte 1.11, i cili tregon se subjektet politike, mbështetësit ose kandidatët e tyre, ndalohen të përdorin gjuhë që nxit urrejtje ose provokon një person për të kryer një akt të dhunës.

Po ashtu, numër madh i gjobave u shqiptuan për partitë politike si shkak i vendosjes së njoftimeve, posterëve të emrave të kandidatëve brenda dhe jashtë hapësirave pa pasur pëlqimin adekuat.

Por, lidhur me këto vendime të gjobitjes nga PZAP, partitë e certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit në disa raste bënë ankesa në Gjykatën Supreme.

Kjo Gjykatë ka bërë të ditur se janë parashtruar 23 ankesa administrative kundër vendimeve të PZAP-së dhe se 7 prej tyre janë përfunduar, ndërsa tjerat siç thanë janë në shqyrtim. Në 7 prej ankesave për të cilat Supremja ka vendosur, 3 i ka aprovuar pjesërisht, 3 i ka refuzuar si të pabaza dhe 1 si të palejuar.

LDK-së i janë aprovuar 2 ankesa, duke ia ulur gjobën nga 8 mijë euro në 4 mijë dhe një herë nga 6 mijë në 3 mijë euro. Ndërsa dy ankesa i janë refuzuar. Një ankesë i është aprovuar pjesërisht edhe koalicionit AAK-Nisma, kur i është ndryshuar dënimi nga 8 mijë në 4 mijë euro, ndërsa AAK-së i janë refuzuar 2 ankesa. Kurse, si të palejuar Supremja ka hudhur ankesën e Koalicionit për Familjen, për gjobën 4 mijë e 500 euro. Në pritje për t’u vendosur janë: 1 ankesë nga AAK, 4 ankesa nga LVV, 5 ankesa nga LDK, 2 ankesa nga PDK, 2 ankesa nga Koalicioni për Familjen, 1 ankesë nga Partia Egjiptiane dhe 1 ankesë nga Iniciativa e re Demokratike.

JU REKOMANDOJMË

Ramush Haradinaj: Mbrëmë fitoi Kushtetuta dhe ligji përballë populistit Albin Kurti

Haradinaj-Kurtit: Mos e fyej Policinë, ata nuk u dorëzuan me 24 shtator para terroristëve serbë, siç u dorëzove ti ndaj regjimit serb gjatë luftës
29/04/2026 - 13:53

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se mbrëmë, me shpërndarjen e Kuvendit, sipas tij, ka fituar Kushtetuta dhe ligji përballë siç e quan ai, populistit Albin Kurti....

Më shumëDetails

Cakolli: Haxhiu i ka 10 ditë që ta caktojë datën e zgjedhjeve, këto dy data janë të mundshme

Cakolli: Problemi me parregullësitë në numërimin e votave janë vetëm ata që i numërojnë, e dosmdoshme të dixhitalizohet procesi
29/04/2026 - 13:36

Eugen Cakolli nga KDI, ka deklaruar se tashmë, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë, dhe se, u.d Presidentja, Albulena Haxhiu, i ka 10 ditë afat për të caktuar datën e...

Më shumëDetails

Rasti i rëndë në Pejë – Ky është punëtori që humbi jetën tragjikisht sot në vendin e punës

U zunë nga dërrasat derisa ishin në vendin e punës, humb jetën një punëtor dhe lëndohet një tjetër
29/04/2026 - 13:26

Një rast tragjik ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Pejë, ku një punëtor ka mbetur i vdekur në vendin e punës. Viktima, është Beqir Vokshi, për vdekjen...

Më shumëDetails

Alban Krasniqin e ‘pengon’ videoja e Osmanit: Fotoja e Rugovës në sfond s’e mbulon tradhtinë ndaj votuesve

Alban Krasniqin e ‘pengon’ videoja e Osmanit: Fotoja e Rugovës në sfond s’e mbulon tradhtinë ndaj votuesve
29/04/2026 - 13:10

Ish-presidentja, Vjosa Osmani, sot, përmes një video adresimi, ka reaguar pasi Kuvendi ka dështuar të zgjedh presidentin dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45...

Më shumëDetails

Skandal: Zbulohen produkte të kontaminuara me baktere të rrezikshme në Qumështoren KABI (Dokument)

Skandal: Zbulohen produkte të kontaminuara me baktere të rrezikshme në Qumështoren KABI (Dokument)
29/04/2026 - 12:55

Siguria ushqimore është kthyer në një problem i madh, pasi që vazhdimisht zbulohen raste të produkteve të kontaminuara, pa afat dhe me probleme të tjera, të cilat rrezikojnë...

Më shumëDetails

Kurti dhe Rushiti gënjyen publikisht, Ambasada Britanike mohon se ka përkrahur kandidaten e VV-së

Kurti dhe Rushiti gënjyen publikisht, Ambasada Britanike mohon se ka përkrahur kandidaten e VV-së
29/04/2026 - 12:42

Kështu e përgënjeshtron Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar pretendimin e shpaluar mbrëmë nga Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kandidatja e Vetëvendosjes për presidente të vendit, Feride Rushiti,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Asistenti i deputetit të VV-së e “zbulon” aksidentalisht datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

    Asistenti i deputetit të VV-së e “zbulon” aksidentalisht datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

    188 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Profiller Clinic prezanton zyrtarisht Potenza dhe Edge One CO2 nga Jeisys – teknologjia premium botërore tashmë në Kosovë

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • “Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas shpërndarjes së Kuvendit

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

    187 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Shtyhet seanca për presidentin, veprimi ironik i gazetarëve duket se e “shashtrisi” Albulena Haxhiun

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë