Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dita 9: Drejtor i AUV, Bekim Hoxha fsheh kundërligjshën vendimet për pezullim të lejeve të importit të kafshëve për 28 kompani

02/05/2025 - 13:16
në Kryesore, Lajme
A A
Dita 9: Drejtor i AUV, Bekim Hoxha fsheh kundërligjshën vendimet për pezullim të lejeve të importit të kafshëve për 28 kompani
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info ka raportuar javën e kaluar se si AUV ka nisur shfuqizimin e vendimeve për pezullim të licencave për import të kafshëve të gjalla, vetëm pak ditë pasi që ministri i Bujqësisë në detyrë, Faton Peci, i cili kishte thënë se prokuroria posedon faktet për falsifikim të dokumentacioneve nga operatorë të caktuar ekonomikë, ku ai pretendonte se dëmi financiar i shkaktuar nga këta operatorë ekonomik është qindra miliona euro.

Peci u krenua për pezullimin e lejeve të importit të kafshëve për 28 kompani – AUV pa u bë një javë nisi shfuqizimet e vendimeve

Më datë 23 prill Veriu.info kishte kërkuar qasje ne dokumente publike në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në vendimet për pezullimin e lejeve të importit të kafshëve të gjalla për 28 operatorët ekonomik.

Sipas Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, afati për dhënien e qasjes në dokumente publike është shtatë (7) ditë.

Kur jemi në ditën e nëntë (9) prej kërkesës së parashtruar, AUV që udhëhiqet nga drejtori ekzekutiv, Bekim Hoxha, akoma nuk ka ofruar qasje, edhe pse ligjërisht është i obliguar për një veprim të tillë.

Se çka po fsheh drejtori i AUV, Bekim Hoxha, duke mos na dhënë qasje në dokumente, siç e parasheh ligji, këtë akoma nuk mund ta dimë, por Veriu.info do të vazhdoj të ndjek rrugët e parapara ligjore për zbardhjen e këtij rasti.

Por ajo që dihet deri më tash është se AUV dhe ministri i Bujqësisë në detyrë, Faton Peci, kanë dhënë njoftime kontradiktore për arsyen e pezullimit të lejeve të importit të kafshëve për këta 28 operatorë ekonomik.

Ministri i Bujqësisë në detyrë, Faton Peci, për rastin e pezullimeve të këtyre lejeve të importit ndër të tjera, kishte shkruar: “Vetëm në periudhën e fundit tre mujore si rezultat i veprimeve proaktive janë ndërmarrë këto hapa: 28 operatorëve ekonomikë, iu janë pëzulluar lejet e importit të kafshëve të gjalla nga vendet e Rajonit dhe Bashkimit Evropian; Prokuroria posedon faktet edhe për falsifikim të dokumentacioneve nga operatorë të caktuar ekonomikë. Dëmi financiar i shkaktuar Republikës së Kosovës nga këta operatorë ekonomikë është qindra miliona euro, ndërsa dëmi në cënimin e sigurisë ushqimore është i pakthyeshëm dhe i papërllogaritshëm!”

Përderisa, AUV në një përgjigje paraprake për Veriu.info nuk kishte përmendur dëm financiar të shkaktuar nga këta operatorë ekonomik, e as ‘qindra miliona euro’ dëm financiar, siç ka njoftuar Faton Peci.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në kuadër të kontrollit të therjeve të kafshëve të gjalla të importuara, ka analizuar të dhënat e fundit raportuese në sistemin elektronik. Përmes të cilit është gjetur mospërputhje e të dhënave të numrit të kafshëve të importuara për therje dhe numrit të kafshëve të therura në thertore. AUV menjëherë ka nisur pezullimin e përkohshëm të operatorëve ekonomik të regjistruar në sistemin elektronik FCMS. Ne ketë pezullim janë përfshirë 28 subjekte. Gjithmonë në zbatim të ligjit të përgjithshëm të procedurës administrative gjegjësisht parimit për të drejtën në ankesë. Të gjithëve në këshillë juridike të vendimit u është bërë e njohur mundësia e paraqitjes se ankesës në komision të ankesave në AUV”, thuhet në përgjigjen e AUV.

Ekskluzive: Kjo është lista e 28 kompanive që AUV ua pezulloi lejet e importit të kafshëve, 18 prej tyre ua rikthei lejet

Bunjaku i “Meli” Sh.P.K.: “Ose je shum trim ose je budall” – presion i rëndë ndaj Veriu.info nga pronarët e kompanive që iu pezullua licenca e importit të kafshëve

Meli, Buquku, Luka e të tjera: Ja emrat e disa kompanive që iu është pezulluar leja e importit të kafshëve për shkak dokumenteve të falsifikuara dhe evazionit fiskal

 

JU REKOMANDOJMË

Uk Lushi: Propozo Hashim Thaçin për President dhe kryhet problemi, fiton më së shumti ti, Albin!

Uk Lushi: Propozo Hashim Thaçin për President dhe kryhet problemi, fiton më së shumti ti, Albin!
10/07/2026 - 16:06

Publicisti shqiptar në SHBA dhe njëherit edhe ish-ushtari i UÇK-së, Uk Lushi, ka ndarë një fotografi të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Ish-Presidentit, Hashim Thaqi. Ai i...

Më shumëDetails

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
10/07/2026 - 15:44

Gjatë ditës së sotme Ushtruesja e Detyrës së Presidentës, Albulena Haxhiu e ka dekuruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake Kolonelin A. J. Berg. Kjo në shenjë vlerësimi për kontributin...

Më shumëDetails

Kurti “cakton” kriteret për Presidentin: Apartiak, përtej polemikave të skenës politike, me vlera kombëtare e profesionale

Kurti “cakton” kriteret për Presidentin: Apartiak, përtej polemikave të skenës politike, me vlera kombëtare e profesionale
10/07/2026 - 15:20

Zyra e Kryeministrit ka lajmëruar për takimin që pati kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me kryetarin e PDK’së, Bedri Hamza, sot paradite. ZKM tha se ky takim erdhi...

Më shumëDetails

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind
10/07/2026 - 14:59

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin qershor 2026, sipas të cilit inflacioni vjetor ka arritur në...

Më shumëDetails

Molliqaj-opozitës: Refuzojeni Kurtin ose ndërrojeni emrin

Molliqaj: Kurti dëshiron me masivizu mbështetjen për vetë, diçka e rrezikshme
10/07/2026 - 14:53

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas ftesës që Kurti u ka dërguar partive opozitare. Moliqaj në reagimin e tij në Facebook iu ka bërë thirrje t’a...

Më shumëDetails

“Bring them home”(ktheni në shtëpi), në gjithë Kosovën shfaqen grafite në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

“Bring them home”(ktheni në shtëpi), në gjithë Kosovën shfaqen grafite në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
10/07/2026 - 14:38

Në gjithë Kosovën janë shfaqur mesazhe mbështetëse për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë. Grafitet dhe mesazhet me moton “Bring...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fluturimi i WizzAir – Evropa ishte fjalë për fjalë dy sekonda larg një tragjedie të paparë

    Fluturimi i WizzAir – Evropa ishte fjalë për fjalë dy sekonda larg një tragjedie të paparë

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Hajnat godasin kompaninë në Vushtrri, zhdukin skele dhe material ndërtimor me vlerë deri në 20 mijë euro

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ultimatum i “Ibër Lepenc” për uzurpatorët në Ujman, serbët reagojnë me mesazh kërcënues: “Janë shumë të cenueshëm”

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • LDK i thotë “PO” takimit me Albin Kurtin, ka një “kusht”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Haziri del nga mbledhja e partisë për një arsye tjetër, tregon se çfarë po diskutohet brenda

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë