Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Jam shqiptare”- Rrëfimi që la Irena Papas për origjinën! Kush ishte aktorja, me më shumë se 70 filma gjatë karrierës! E njohur në rolet përkrah Bekim Fehmiut

19/05/2025 - 11:50
në Ndryshe
A A
“Jam shqiptare”- Rrëfimi që la Irena Papas për origjinën! Kush ishte aktorja, me më shumë se 70 filma gjatë karrierës! E njohur në rolet përkrah Bekim Fehmiut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

E njohur në rolet përkrah Bekim Fehmiut si mbretëresha e Itakës, Penelopa, në filmin “Odiseja” (1968) dhe me Anthony Quinn në filmin “Zorba the Greek” (1964) në petkun e vejushës së bukur. E lindur si Irene Lelekou, artistja e famshme greke në fshatin e Chiliomodit në rrethinat e Korintit. E ëma, Eleni Prevezanou ishte arsimtare dhe i ati, Stavros Lelekos, jepte mësim dramaturgji klasike në shkollën Sofikós të Korinthit. Vetë aktorja në një intervistë, e pyetur se përse ishte kaq ezmere, është përgjigjur se “I ngjaj nënës sime. Ajo ishte ezmere si unë.

Ajo vinte nga Epiri, ndërsa im atë vinte, sipas gjasave, nga Shqipëria. Ndoshta jam shqiptare ose gjysmëshqiptare. Peloponezi është përplot me shqiptarë”. Talentin e Irenës e zbuloi Elia Kazan. Irena aktroi Helenën e Trojës në filmin “Trojanët”, së bashku me Katharine Hepburn. Aktroi edhe femra të tjera nga mitologjia greke, si Klitemnesten në filmin “Ifigenija”, Elektrën në “Elektri”, Antigonën në Antigona, etj.. Njihet edhe si mbretëresha Katarina Aragonska në filmin “Anne of the Thousand Days”, pastaj në filmin “Muhamedi, i dërguari i Perëndisë”. Ndërsa filmat më të njohur të saj janë “Zorba the Greek” dhe znj. Papas ishte gruaja e Alkisa Papasit dhe e dashura e Marlon Brandos. Federico Fellini ishte një nga admiruesit e sinqertë të Irene Papas. Aktorja ishte mikeshë me Katharine Hepburn, e cila u shpreh se, “Irene Papas është një nga aktoret më të mira në historinë e kinemasë. Në një intervistë pas largimit nga jeta të Marlon Brando, ajo tha se kishte pasur një marrëdhënie me aktorin amerikan dhe se pastaj kishin mbetur “miq të mirë” deri në fund.

ORIGJINA E AKTORES

Aktorja legjendare greke, Irene Papas, e cila ka luajtur në mbi 70 filma në karrierën e saj mbi 50-vjeçare, ndërroi jetë në moshën 96- vjeçare. Në karrierën e saj të gjatë, ajo u konsiderua një simbol thelbësor i bukurisë greke dhe një përfaqësuese e famshme e kulturës mesdhetare jashtë vendit, duke interpretuar role të forta femërore në teatër dhe kinema, shkruan gazeta greke “Ekathimerini”. Në vitin 2018 u njoftua se ajo vuante nga sëmundja e alzheimerit për pesë vjet. Për Papas gjerësisht besohet se ka origjinë shqiptare, gjë të cilën aktorja nuk ka mohuar. “Im atë, i cili ishte një profesor i greqishtes, dashuronte shumë natyrën, jetesën e shëndoshë; përçmonte ambientet e ndotura dhe për këtë arsye kishte braktisur kryeqytetin grek.

Kishte dy pasione që ditët e sotme ngjajnë të jenë në kontrast: kulturën dhe natyrën. Mbante gjithnjë në një xhep Platonin, e në tjetrin Aristotelin, ose Shekspirin në një xhep dhe Gëten në tjetrin. M’i vinte pareshtur, Platonin e Aristotelin nën hundë, deri në pikën sa më bëheshin të urryeshëm. Më çonte shpesh në mal, në ajër të pastër, në tendë. Përçmonte çdo formë pushteti, përfshirë edhe pushtetin fetar. Një herë, u sëmura, por ai refuzoi të më çonte në qytet. Më tha: “Nëse vdes, të varros unë. Kujton se prifti është më i mirë se unë?”, – është shprehur Irena Papas. E pyetur se përse ishte kaq ezmere, është përgjigjur se “I ngjaj nënës sime”. “I ngjaj sime mëje. Nëna ime, është ezmere si unë. Ajo vjen nga Epiri, ndërsa im atë vinte sipas gjasave nga Shqipëria. Ndoshta jam shqiptare, ose gjysmëshqiptare. Peloponezi është përplot me Shqiptarë. Edhe nëna ime, mësonte greqishten”, – është shprehur Irena Papas.

 

 

KUJTIMET

Një dëshmi për origjinën e Irena Papas është në pjesën e dytë të autobiografisë së Bekim Fehmiut “Shkëlqyeshëm dhe Tmerrshëm”, ku njëri prej aktorëve më të famshëm nga Kosova në botën e filmit, ia kushton një pjesë të librit aktores Irene Papas. -E flet shqipen? – pyes! Jo, por jam prejardhje shqiptare – tha Irena. Aktori shqiptar që rrëmbeu vëmendjen e shumë regjisorëve të huaj, Bekim Fehmiu, do të kishte një karrierë të përmasave botërore. Jeta e tij, mes kinemasë, suksesit e famës dhe… brengës shqiptare, do të përmbyllej në mënyrë tragjike, 15 qershorin e vitit 2010… U bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Bekim Fehmiu është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, që ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ndër rolet më të njohura, veçohen: “Prova speciale”, “Odissea”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori” – këto, konsideruar si kryevepra të mjeshtrit të interpretimit.

Po ashtu, Fehmiu ka bashkëpunuar me emra të njohur të kinematografisë botërore, si: John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shou, Dirk Bogart, Irene Papas e të tjerë, si dhe ka interpretuar në disa gjuhë. Irena (fjala është për artisten Irene Papas) kish imigruar në Romë, për shkak grushtit shtetit të juntës ushtarake në Greqi. Kish vuajtur (merakosur) për mikun e saj kompozitorin Teodorakis. Për ta disponuar propozova të shkonim në restorant. Fillova të këndoj një këngë. Ajo pranoi këngën dhe vazhdoi ta këndojë në greqisht. I habitur reagova: “Prej ku e di ti këtë”? Kjo është këngë dashurie shqiptare. Jo, kjo është këngë greke nga Janina – tha Irena. Atje jetojnë arvanitasit, shqiptarët, apo? Duke vazhduar këngën, nxori nga çanta e dorës pasaportën dhe – Lexo. Irini Leleku (mbiemrin në shqip dmth., lejleku). Di ti flasësh shqip? – e pyes. Jo, por jam me origjinë shqiptare – më tha Irena. Për ty do ishte fantastike të jesh në rolin e Teutës, mbretëreshës ilire.

KARRIERA Irena Papas, u lind më 3 shtator 1926 si Irene Lelekou, në fshatin Chiliomodi, jashtë Korintit, Greqi. Familja e saj u transferua në Athinë kur ajo ishte shtatë vjeç, ku si adoleshente ndoqi Shkollën Mbretërore të Artit Dramatik në Athinë. Papas filloi karrierën e saj të aktrimit në Greqi në teatër përpara se të kalonte në film në vitin 1951. Filmi i saj i parë ishte një pjesë e vogël më 1948 në “Engjëjt e rënë” të Nikos Tsiforos, ndërsa portretizimi i roleve të titullit në “Antigone” të George Tzavellas (1961) dhe të Michael Cacoyannis Electra (1962) fitoi vlerësimin e saj kritik. Në vitin 1961 Pappas luajti në “The Guns of Navarone” dhe në 1964 në Zorba the “Greek të Cacoyannis”, që e katapultoi atë në një yll ndërkombëtar. Një nga paraqitjet e saj të fundit në film ishte në Mandolin e kapitenit Corelli në 2001. Pappas fliste rrjedhshëm edhe italishten, duke marrë role teatrore dhe duke bërë shumë filma në vend. Kundërshtimi i saj ndaj diktaturës ushtarake të Greqisë (1967-1074) e dërgoi atë së bashku me artistë të tjerë, në mërgim në Itali dhe Nju Jork dhe u kthye kur ra junta. Në vitin 1995, ajo mori çmimin e Komandantit të Urdhrit të Feniksit nga Presidenti i atëhershëm grek, Kostis Stefanopoulos.

JU REKOMANDOJMË

ChatGPT bashkon vëllain me motrën pas 60 vitesh, inteligjenca artificiale zbulon familjen e humbur

ChatGPT bashkon vëllain me motrën pas 60 vitesh, inteligjenca artificiale zbulon familjen e humbur
26/07/2026 - 14:28

Për më shumë se gjashtë dekada, Avtar Singh jetoi me dyshimin se çfarë kishte ngjarë me nënën e tij biologjike. Në anën tjetër të botës, Nicci Dhamu kërkonte...

Më shumëDetails

Musk parashikon fundin e rëndësisë së parasë: Nuk do t’ju duhet në vitin 2036

“Nëse doni të më shantazhoni, zhdukuni” Elon Musk bën deklaratën e fortë për reklamuesit në “X”
25/07/2026 - 16:09

Shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, ka bërë një parashikim të guximshëm për të ardhmen e ekonomisë, duke thënë se paraja mund të humbasë rëndësinë e saj deri...

Më shumëDetails

Babai goditi për vdekje një grua, i biri riparoi mjetin për të fshehur ngjarjen – arrestohen të dy

Babai goditi për vdekje një grua, i biri riparoi mjetin për të fshehur ngjarjen – arrestohen të dy
24/07/2026 - 14:28

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, babë e bir, pas një aksidenti të ndodhur në autostradën “Durrës-Tiranë” ku humbi jetën një 74-vjeçare. Identifikohet dhe arrestohet 65-vjeçari që...

Më shumëDetails

Shteti me shumicë myslimane që nuk lejon shamitë e kokës dhe mjekrat e gjata

Shteti me shumicë myslimane që nuk lejon shamitë e kokës dhe mjekrat e gjata
24/07/2026 - 08:09

Çdo javë, Khushnud e hap aplikacionin WhatsApp, ia bën një foto vetes që shfaq mjekrën e rruar dhe ia dërgon policisë. Ky 38-vjeçar, tregtar me profesion e që...

Më shumëDetails

Momente paniku në SHBA, avioni prek pistën me bisht dhe shkakton shkëndija

Momente paniku në SHBA, avioni prek pistën me bisht dhe shkakton shkëndija
21/07/2026 - 16:24

Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Cincinnati/Northern Kentucky në SHBA, ku një avion mallrash Boeing 777-300ER preku pistën me bisht gjatë një tentative uljeje, duke shkaktuar...

Më shumëDetails

Pegasus, Maroku dhe rrjeti izraelit i spiunazhit: Hetimi zbulon si u përgjuan ministra evropianë dhe aktivistë

Pegasus, Maroku dhe rrjeti izraelit i spiunazhit: Hetimi zbulon si u përgjuan ministra evropianë dhe aktivistë
20/07/2026 - 19:49

Një hetim i ri ndërkombëtar ka hedhur dritë mbi mënyrën se si softueri spiun Pegasus dhe një sërë teknologjish të tjera izraelite të mbikëqyrjes u përdorën nga Maroku...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • 10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

    10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • “Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Princ i Arabisë Saudite gjendet i vdekur në një hotel në Londër pas mbidozës me alkool dhe drogë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Diploma ‘false’ e dekanit Puka: Largohet nga rasti prokurori Krasniqi, lënda i kalohet prokurorit Mehmeti

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Distancohu Albin!”, Jupolli i bën thirrje publike Kurtit: Mos i le pshu**** me u fsheh mas emnit tand

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë