Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Impakti i Veriu.info: MAPL konfirmon se vendimi për shkarkimin e nënkryetarit të Ferizajt ishte i kundërligjshëm, Kryesuesi Xhavit Zariqi e pranon gabimin

22/05/2025 - 16:50
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Impakti i Veriu.info: MAPL konfirmon se vendimi për shkarkimin e nënkryetarit të Ferizajt ishte i kundërligjshëm, Kryesuesi Xhavit Zariqi e pranon gabimin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazeta Online Veriu.info në fillim të muajit të kaluar kishte raportuar ekskluzivisht për shkarkimin e kundërligjshëm të nënkryetarit për komunitete të komunës së Ferizajit, kjo pasi që sipas ligjit propozimin për shkarkim dhe emërim e jep kryetari i komunës e në rastin konkret propozimin e ka bërë një asambliste nga komunitetet e pastaj është votuar nga Asambleja.

Kryetarit Aliu i shkarkohet dhe emërohet nënkryetari kundërligjshëm nga Kuvendi Komunal

Pas këtij raportimi, Veriu.info ka dërguar pyetje në adresë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila mbikqyr komunat dhe jep vlerësime për ligjshmërinë  e vendimeve të kuvendeve komunale, të cilët në përgjigjen e tyre kanë konfirmuar se vendimi për shkarkimin e nënkryetarit ka qenë i kundërligjshëm.

“Vendimi 01.Nr.31 të datës 28.03.2025 për shkarkimin e Nënkryetarit të Komunës për Komunitetit në Komunën Ferizajt, nga MAPL është vlerësuar së është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi.” – thuhet në përgjigjen e MAPL për Veriu.info.

Gazeta Online Veriu.info ka kontaktuar dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal të Ferizajit, Xhavit Zariqin, i cili ka konfirmuar se kanë pranuar njoftimin nga MAPL për këtë vendim të kundërligjshëm.

“Ata e kanë arsyetu që duhet me e propozu kryetari për me e shkarku por realisht komuniteti në bashkëpunim me kryetarin e kanë propzu sepse ai ka dhënë dorëheqje prej partisë e cila e ka propozu për nënkryetar atëherë” – thotë Zariqi për Veriu.info.

Zariqi ka deklaruar se asamblistja ka propozuar emrin e nënkryetarit dhe asambleja e ka votuar, por ka theksuar se nuk kanë qenë në dijeni për shkleljen e ligjit sepse përndryshe nuk do ta kishin votuar.

“Asambleistja e ka propzu te tjerët e kanë votu, por ne nuk kemi qenë në dijeni që është në kundërshtim me ligjin se nuk e kishim votu.” – deklaroi ai.

Ai ka thënë se do ta fusin në rend dite kur të merr vendim kryetari për këtë çështje.

Kujtojmë se ishte asamblistja Pakize Bujani që kishte propozuar shkarkimin e Danush Ademit, me arsyetimin se i njëjti kishte dhënë dorëheqje nga partia dhe rrjedhimisht nuk e përfaqëson më këtë komunitet.

Ajo kishte propozuar që Danush Ademi në postin e nënkryetarit të zëvendësohet me Qazim Rrahmanin, propozim i cili ishte miratuar me shumicë votash.

Çka thotë neni 61.3 i Ligji për Vetëqeverisje Lokale?

“Emërimi dhe shkarkimi i Nënkryetarit për Komuniteteve propozohet nga Kryetari i Komunës dhe duhet të miratohet nga shumica e anëtarëve të Kuvendit të Komunës që janë të pranishëm dhe votojnë si dhe shumica e anëtarëve të Kuvendit të Komunës që janë të pranishëm dhe votojnë të cilët i përkasin komuniteteve jo shumicë.”

Pra, sipas këtij ligji me të cilin veprojnë komunat, propozimin duhet ta japë kryetari, gjë të cilin nuk e kishte bërë, pasi që ai ishte bërë nga asamblistja Pakize Bujani.

JU REKOMANDOJMË

Albini përsëri babadimër? Kajtazi: S’po shpërndan dhurata, po e keqpërdorë buxhetin
Kryesore

Albini përsëri babadimër? Kajtazi: S’po shpërndan dhurata, po e keqpërdorë buxhetin

24/12/2025 - 22:03
A shkon vendi në zgjedhje nëse Osmani s’bëhet sërish presidente? Përgjigjet Gërvalla
Lajme

A shkon vendi në zgjedhje nëse Osmani s’bëhet sërish presidente? Përgjigjet Gërvalla

24/12/2025 - 21:43
Pasaportat më të fuqishme në botë, e Kosovës ngritet për disa vende krahasuar me vitin e kaluar
Kryesore

Lista e pasaportave më të fuqishme në botë, ja ku renditet Kosova

24/12/2025 - 21:29
Ambasadori i Kosovës në SHBA merr pjesë në pritjen e Sekretarit Rubio për festat e fundvitit
Lajme

Ambasadori i Kosovës në SHBA merr pjesë në pritjen e Sekretarit Rubio për festat e fundvitit

24/12/2025 - 21:06
Vjosa Osmani në Natën e Krishtlindjes: Paqja dhe solidariteti janë vlerat që na bashkojnë si komb
Lajme

Vjosa Osmani në Natën e Krishtlindjes: Paqja dhe solidariteti janë vlerat që na bashkojnë si komb

24/12/2025 - 20:54
Kurti mbajti mbledhje elektronike, ndan 10 mijë euro për një konferencë dhe miraton raportin për buxhetin
Kryesore

Kurti merr vendim: Nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

24/12/2025 - 20:42

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Besojmë në pafajësinë e ish-luftëtarëve të UÇK-së

    Ekzekutohen nga 100 euro për këtë kategori

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Kurti merr vendim: Nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Gani Geci: Shpëtim pijandura, argat i Albin komunistit, i ka thirrur inspektoratin dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Rugovës dhe Fadil Gecit në Podujevë

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Kompania Union Sh.P.K. ka njoftuar opinionin publik se formula për foshnje Aptamil AR 1 është e sigurt për përdorim

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Vazhdon skandali me mishin me bakterien Salmonella, kompanisë “Kajmak” Sh.P.K. nga Prizreni i asgjësohen mbi 2 mijë kg

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë