Përpara sulmeve të fundit iraniane, presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian paralajmëroi se nëse sulmet izraelite vazhdojnë, Izraeli duhet të presë një përgjigje “më të ashpër dhe më të rëndë”.
Në një telefonatë me kryeministrin irakian, ai tha se edhe vendet e tjera në rajon mund të jenë në rrezik nëse sulmet vazhdojnë dhe bëri thirrje për një “qëndrim të vendosur” nga kombet islamike, transmeton Veriu.info.
Ai tha se Irani nuk e filloi konfliktin, por u përgjigj me “vendosmëri”./Veriu.info