Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

E konfirmon AUV: Mishi i importuar nga Rumania në Kosovë nga ‘MEKA’ ishte me bakterin salmonella, u bllokua në depon e kompanisë

25/06/2025 - 16:18
në Kryesore, Lajme
A A
E konfirmon AUV: Mishi i importuar nga Rumania në Kosovë nga ‘MEKA’ ishte me bakterin salmonella, u bllokua në depon e kompanisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazeta Online Veriu.info ka filluar serinë e publikimeve për kompanitë kosovare që kanë importuar apo tentuar të importojnë produkte ushqimore të kontaminuara më përbërës të rrezikshëm, deri tek përbërësit kancerogjen.

Dje kemi publikuar hulumtimin për kompaninë MEKA SHPK, e cila sipas vendimit të AUV-it kishte importuar hiq më pak se 20 tonë mish pule të kontaminuar me bakterin e rrezikshë salmonela, ku pas kësaj është detyruar të kthejë mbrapshtë ngarkesën për në shtetin e origjinës, në Rumani.

SKANDAL: Kompanisë Meka që promovon produkte ‘hallall’ i zbulohen mbi 20 tonë mish pule me bakterin e rrezikshëm Salmonella (VIDEO)

Ky raportim i Gazetës Online Veriu.info i bazuar mbi dokumentet e siguruara nga AUV (gjeni dokumentet KËTU), i ka penguar shumë pronarit të kompanisë “MEKA Food”, Burim Pirajt, i cili nuk ka kursyer akuza nga më të ndryshmet ndaj redaksisë, duke paralajmëruar edhe padi gjyqësore. Madje pretendimet e tij shkojnë përtej imagjinatës duke deklaruar se në hulumtimin e Veriu.info mund të jenë të implikuara dhe “agjencitë e huaja”.

Për hir të së vërtetës dhe raportimit të saktë për opionin publik, Veriu.info ka kërkuar detaje për rrjedhën e procesit në fjalë nga AUV.

Dhe ashtu siç kemi raportuar bazuar mbi dokumente, një gjë e tillë është konfirmuar sot edhe në përgjigjet me shkrim nga Agjension i Ushqimit dhe Veterinarisë në adresë të Gazetës.

AUV në përgjigjet me shkrim ka konfirmuar se ngarkesa e mishit të pulës e importuar nga Rumania në Kosovë nga kompania MEKA ka qenë e kontaminuar me bakterin Salmonella.

“Me datë 19.06.2024 Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë ka lëshuar rezultatin me gjetje të bakteries Salmonella Spp. Me datë 21.06.2024 inspektori veterinarë i AUV-së zyra regjionale Prizren me procesverbal, ka lëshuar urdhëresën për operatorin ekonomik se ngarkesa nuk lejohet të përpunohet apo nxjerrët ne treg për konsum.” – thuhet në përgjigjen e AUV.

Agjensioni sqaron se kompanisë MEKA i është dhënë e drejta që ta kthejë mallin në vendin e origjinës ose të paraqes kërkesë për asgjësim.

“Kompania ka paraqitur kërkesën për kthim të malli ne vendin e origjinës, e cila është realizuar duke respektuar protokollet për kthim. Është plotësuar dokumentacioni nga ana e inspektorëve kompetent dhe ngarkesa me datë 13.08.2024 ka lëshuar territorin e Republikës se Kosovës ora 13:18 në piken kufitare Hani i Elezit.” – sqaron AUV për Veriu.info.

AUV ka konfirmuar se ngarkesa me mish ka qenë e bllokuar në depon e kompanisë MEKA nën monitorimin e trupave inspektuese.

“Gjatë krejt harkut kohorë të përmbushjes se të gjitha obligimeve ligjore të autoritetit, ngarkesa ka qen e bllokuar për qarkullim dhe nen monitorim të trupave inspektuese. Gjithmonë kur behet fjalë për produkte qe kërkon regjim frigoriferik të ruajtjes. Bllokimi i mallit bëhet ne depo ftohëse të operatorit, i cili është përgjegjës për ruajtje të mallit deri ne vendimin e plotfuqishëm për fatin e produktit. Ne ketë rast AUV ka përmbushur mandatin ligjore sipas detyra zyrtare” – thuhet në përgjigje.

Morina i kundërpërgjigjet Pirajt për skandalin e mishit me salmonellë: Hipokrit, bën fushata për prodhime vendore e mishin e blenë nga Rumania

JU REKOMANDOJMË

BE-ja reagon ndaj sanksioneve amerikane ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Ndryshojnë rregullat për udhëtimin e qytetarëve drejt vendeve të BE-së
10/10/2026 - 14:39

Bashkimi Evropian i ka cilësuar “thellësisht të ardhur keq” sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), duke deklaruar se është i gatshëm të...

Më shumëDetails

Grabitja spektakolare në Itali: Hajdutët vjedhin 30 mijë shishe verë me vlerë mbi 5 milionë dollarë

Grabitja spektakolare në Itali: Hajdutët vjedhin 30 mijë shishe verë me vlerë mbi 5 milionë dollarë
10/10/2026 - 14:35

Hajdutë të maskuar hynë me forcë në një depo në Cortona të Italisë dhe vodhën rreth 30,000 shishe verë nga vreshti prestigjioz Marchesi Antinori me vlerë më shumë...

Më shumëDetails

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Deputetja e PDK-së memesazh për mërgatën: Mos hyni në histori si përkrahës të shkatërrimit të shtetit
10/10/2026 - 14:21

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ironizuar me kritikat ndaj presidentes Shiroka-Pula, duke thënë se, të paktën gjatë kësaj presidence, nuk do të shahemi e as të linçohemi...

Më shumëDetails

Trump kritikon Norvegjinë për çmimin Nobel për Paqe: Njollë e pashlyeshme

Trump kritikon Norvegjinë për çmimin Nobel për Paqe: Njollë e pashlyeshme
10/10/2026 - 13:54

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar sërish vendimin për t’ia dhënë dikujt tjetër Çmimin Nobel për Paqe, duke e cilësuar zgjedhjen e këtij viti si “të turpshme dhe...

Më shumëDetails

Kërçeli hedh dyshime për një projekt të Përparim Ramës: 1 milion euro për flamuj të UÇK-së

Kërçeli hedh dyshime për një projekt të Përparim Ramës: 1 milion euro për flamuj të UÇK-së
10/10/2026 - 13:19

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli ka hedhur dyshime rreth një projekti të Komunës së Prishtinës që lidhet me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kërçeli ka thënë se Përparim...

Më shumëDetails

AGK-ja dënon etiketimin dhe kërcënimet ndaj Fidan Jupollit

AGK-ja dënon etiketimin dhe kërcënimet ndaj Fidan Jupollit
10/10/2026 - 13:13

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar fyerjet, etiketimet dhe kërcënimet ndaj Fidan Jupollit, autorit të emisionit satiriko-politik “DPT te Fidani” në Klan Kosova. Përmes një reagimi publik,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    279 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • Ky është çifti i përfshirë në tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllanë e saj

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dalin pamjet nga Livoqi i Gjilanit, vendi ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Pezullohet nga puna zyrtari komunal që dyshohet se kërcënoi kryetarin Thaçi (Dokument)

    172 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë