Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal: Pas 35 mijë kg mish peshku me krimba, kompanisë “Delfin” i asgjësohen edhe 11 mijë kg miell soje me substancë kancerogjene (Dokument)

19/07/2025 - 18:27
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandal: Pas 35 mijë kg mish peshku me krimba, kompanisë “Delfin” i asgjësohen edhe 11 mijë kg miell soje me substancë kancerogjene (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info kishte raportuar ekskluzivisht para dy muajsh, se si kompanisë “DELFIN” L.T.D. Sh.P.K. me pronar Basri dhe Avni Krasniqi se AUV vitin e kaluar kishte gjetur mbi 35 mijë kilogram mish peshku të infektuar me krimba, sasi që ishte importuar nga Spanja dhe Maqedonia e veriut në Kosovë në fund të vitit 2023.

Kompanive “DELFIN” dhe “Mediteran – N” iu zbuluan 66 tonë mish peshku të infektuar me krimba, AUV-i i Ministrisë së Pecit mbajti të fshehur skandalin (Dokument)

Por duket se skandali i vitit të kaluar nuk është i izoluar për kompaninë “DELFIN”, pasi që edhe këtë vit kësaj kompanie i është asgjësuar një sasi e madhe e miellit të sojës, pasi që ka rezultuar me aflatoksinë B1 mbi limitin e lejuar.

Veriu.info ka siguruar një procesverbal të inspektoratit fitosanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të datës 04.06.2025, ku thuhet se është bërë asgjësimi i 11,650 kg  të sojës TB 200 (miell soje TB 200).

“Mbështetur në kërkesën e subjektit të lartëcekur (v.j. “DELFIN” L.T.D. Sh.P.K.)  … me qëllim të prezencës në procesin e asgjësimit të produktit Soja TB 200 në sasinë prej 11,650 kg, duke u mbështetur në llojin e ushqimit …. ku është konstatuar se në bazë të raportit të analizave … të datës 21.03.2025 L.U.V. së aflatoksinës mbi vlerën e lejuar, andaj i njëjti është asgjësuar”, thuhet në procesverbalin e inspektorëve të AUV.

Më tej në procesverbal bëhet e ditur se produkti është asgjësuar në deponinë e mbeturinave.

“Është asgjësuar sasia e sojës TB 200 në sasinë prej 11,650 kg në deponinë e licencuar në Mirash. Dëshmi fotot (mbulim me dhe)”, përfundon procesverbali i siguruar nga Veriu.info.

Në raportimin e testimit të produktit të siguruar nga Veriu.info shkruan: “Materiali që testohet: Sopro-TB 200 A (MIELL SOJE TB 200)”.

Përkundër që testimi i produktit është bërë më 21.03.2025, asgjësimi i këtij produkti është bërë tek në 04.06.205, që i bie rreth 2 muaj e gjysmë më vonë.

Në procesverbalin për marrjen e mostrave specifikohet më shumë lloji i produktit, ku shkruan: “Sopro-TB 200 A (MIELL SOJE TB 200, 25 kg). Po ashtu aty ceket se kjo sasi e miellit është prodhuar më 13.10.2024 me afat skadimi 13.10.2026, ndërsa vendimi i mostrimit është magazina.

Çka është mielli i sojës?

Mielli i sojës është një produkt i përpunuar që përftohet nga kokrrat e sojës të bluara dhe në disa raste të trajtuara me nxehtësi ose të degresuara (me yndyrë të hequr). Ai përdoret si përbërës ushqimor në industri dhe në amvisëri për shkak të përmbajtjes së lartë të proteinave, fibrave dhe acideve yndyrore të shëndetshme.

Rreziqet e aflatoksinës B1 mbi kufirin e lejuar:

Aflatoksina B1 kur është mbi nivelin e lejuar, paraqet rrezik serioz për shëndetin e njeriut dhe kafshëve. Ajo është substanca më toksike nga grupi i aflatoksinave, dhe konsiderohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) si substancë kancerogjene e grupit 1. (lexo: https://pmc.ncbi.nlm.nih.gov/articles/PMC3629261/)

Rreziqet kryesore:

  1. Kancer në mëlçi (karcinoma hepatike)
  2. Dëmtime kronike të mëlçisë
  3. Dobësim i sistemit imunitar
  4. Ndikim në zhvillimin e fëmijëve

Kush është kompania “DELFIN” L.T.D. Sh.P.K.?

Në faqen e kompanisë ndër të tjera shkruan se: “Delfin LTD është kompani e specializuar në shitje dhe distribuim të mallrave ushqimorë. E themeluar më 2003, tani Delfin LTD numëron plot 20 vite operim në tregun e Kosovës.” (https://delfinltd.com/sq/about-us/)

Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës kompania “DELFIN” L.T.D. Sh.P.K. figuron në pronësi të Basri Krasniqi dhe Avni Krasniqi.

 

JU REKOMANDOJMË

BE-ja reagon ndaj sanksioneve amerikane ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Ndryshojnë rregullat për udhëtimin e qytetarëve drejt vendeve të BE-së
10/10/2026 - 14:39

Bashkimi Evropian i ka cilësuar “thellësisht të ardhur keq” sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), duke deklaruar se është i gatshëm të...

Më shumëDetails

Grabitja spektakolare në Itali: Hajdutët vjedhin 30 mijë shishe verë me vlerë mbi 5 milionë dollarë

Grabitja spektakolare në Itali: Hajdutët vjedhin 30 mijë shishe verë me vlerë mbi 5 milionë dollarë
10/10/2026 - 14:35

Hajdutë të maskuar hynë me forcë në një depo në Cortona të Italisë dhe vodhën rreth 30,000 shishe verë nga vreshti prestigjioz Marchesi Antinori me vlerë më shumë...

Më shumëDetails

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Deputetja e PDK-së memesazh për mërgatën: Mos hyni në histori si përkrahës të shkatërrimit të shtetit
10/10/2026 - 14:21

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ironizuar me kritikat ndaj presidentes Shiroka-Pula, duke thënë se, të paktën gjatë kësaj presidence, nuk do të shahemi e as të linçohemi...

Më shumëDetails

Trump kritikon Norvegjinë për çmimin Nobel për Paqe: Njollë e pashlyeshme

Trump kritikon Norvegjinë për çmimin Nobel për Paqe: Njollë e pashlyeshme
10/10/2026 - 13:54

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar sërish vendimin për t’ia dhënë dikujt tjetër Çmimin Nobel për Paqe, duke e cilësuar zgjedhjen e këtij viti si “të turpshme dhe...

Më shumëDetails

Kërçeli hedh dyshime për një projekt të Përparim Ramës: 1 milion euro për flamuj të UÇK-së

Kërçeli hedh dyshime për një projekt të Përparim Ramës: 1 milion euro për flamuj të UÇK-së
10/10/2026 - 13:19

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli ka hedhur dyshime rreth një projekti të Komunës së Prishtinës që lidhet me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kërçeli ka thënë se Përparim...

Më shumëDetails

AGK-ja dënon etiketimin dhe kërcënimet ndaj Fidan Jupollit

AGK-ja dënon etiketimin dhe kërcënimet ndaj Fidan Jupollit
10/10/2026 - 13:13

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar fyerjet, etiketimet dhe kërcënimet ndaj Fidan Jupollit, autorit të emisionit satiriko-politik “DPT te Fidani” në Klan Kosova. Përmes një reagimi publik,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    279 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • Ky është çifti i përfshirë në tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllanë e saj

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dalin pamjet nga Livoqi i Gjilanit, vendi ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Pezullohet nga puna zyrtari komunal që dyshohet se kërcënoi kryetarin Thaçi (Dokument)

    172 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë