Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Swiss Group” e pranon se iu gjet mish i rrezikshëm me Salmonella, tregon se i bëri përmirësimet e duhura pas asgjësimit të mishit (Dokument)

29/07/2025 - 18:44
në Kryesore, Lajme
A A
“Swiss Group” e pranon se iu gjet mish i rrezikshëm me Salmonella, tregon se i bëri përmirësimet e duhura pas asgjësimit të mishit (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info ka raportuar para dy ditësh se si në kompaninë “Swiss Group” që menaxhon fabrikën e mishit “Swiss Foods” është gjetur mish i rrezikshëm me bakteren Salmonella, për të cilin inspektorët e AUV e kanë detyruar kompaninë ta asgjësoj.

Promovon mish ‘hallall’, por AUV i gjen mish me Salmonella – Swiss Group kapet me produkt të rrezikshëm për konsum (Dokument)

Kompania “Swiss Group” nuk kishte dhënë përgjigje në pyetjet e parashtruara nga Veriu.info më 24 korrik (e enjte) për këtë rast, përderisa artikulli është publikuar (e diele).

“Swiss Group” ka dërguar dje një reagim në Veriu.info, të cilin sot e ka plotësuar me informata shtesë, ku thotë se pas kontrollit të realizuar më datë 12.11.2024 rezultati zyrtar ka dalë i kënaqshëm.

Mirëpo, ky raport testimi i kryer në kompaninë “Swiss Group” është bërë një  (1) ditë pas asgjësimit të mishit dhe rreth një muaj pas raportit të parë të testimit që e nxjerrte mishin me rezultate të pakënaqshme.

Çka nënkupton kjo?

Shpjeguar për lexuesin me terma teknik, kjo nënkupton se në kompaninë “Swiss Group” më datë 15.10.2024 kanë dalë rezultate të pakënaqshme për një produkt mishi “shnicëll pule” në bazë të raportimit të testimit. Në bazë të këtyre rezultate, AUV me procesverbalin e datës 11.11.2024 konstaton asgjësimin e këtij mishi dhe udhëzon kompaninë të merr masa për t’u mos përsëritur kjo situate.

Në ditën që inspektorët e AUV monitojnë asgjësimin e mishit të testuar në tetor, marrin një mostër tjetër të mishit, rezultatet e të cilit dalin të kënaqshme. Kjo nënkupton se pasi që inspektorët e AUV kishin asgjësuar mishin në e mostruar në tetor, “Swiss Group” kishte marrë masa për ta përmirësuar cilësinë e këtij mishi.

Ndryshe, në dokumentet e prezantuara nga AUV subjekti juridik ku është gjetur mishi i rrezikshëm është “Swiss Group”, por që duket se ka pasur lëvizje të aksioneve të kompanisë, për shkak se në komunikimet me e-mail me këtë kompani na kanë konfirmuar një numër unik tjetër të kompanisë, e cila rezulton të jetë BAI SH.P.K. me pronar Ismail Zekaj. Pra, tash fabrika e përpunimit të mishit “Swiss Foods” menaxhohet nga kjo kompani.

Promovon mish ‘hallall’, por AUV i gjen mish me Salmonella – Swiss Group kapet me produkt të rrezikshëm për konsum (Dokument)

 

JU REKOMANDOJMË

Thirrja e Hotit për protesta, “lajmërohen” nga VV’ja: Mbrojeni LDK-në

Thirrja e Hotit për protesta, “lajmërohen” nga VV’ja: Mbrojeni LDK-në
20/06/2026 - 17:08

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë thirrje për protestë për çështjen e gazit amerikan. Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i zgjedhur i LVV’së, Ilir...

Më shumëDetails

Policia e Kosovës ua gjen 18 kilogram drogë të hedhur në mbeturina, arrestohen dy të dyshuar

Policia e Kosovës ua gjen 18 kilogram drogë të hedhur në mbeturina, arrestohen dy të dyshuar
20/06/2026 - 16:58

Policia e Kosovës (PK) njofton se janë gjetur afro 18 kilogramë maruhanë dhe janë arrestuar dy të dyshuar. Sipas Policisë, të premten rreth orës 17:30, hetuesit policorë nga...

Më shumëDetails

‘Përzierje e hatashme’, Rama thotë se në protestë po shkojnë njerëz nga Kosova, Maqedonia e ndërkombëtarë për ‘të shpëtuar Shqipërinë’

‘Përzierje e hatashme’, Rama thotë se në protestë po shkojnë njerëz nga Kosova, Maqedonia e ndërkombëtarë për ‘të shpëtuar Shqipërinë’
20/06/2026 - 16:35

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, u shpreh se qeveria duhet të dëgjojë kritikën dhe shqetësimet e qytetarëve, por...

Më shumëDetails

Gjykimi në Hagë, Bajrami: Pres vendim lirues, nuk ka prova për “ndërmarrje të përbashkët kri’minale” në UÇK

Gjykimi në Hagë, Bajrami: Pres vendim lirues, nuk ka prova për “ndërmarrje të përbashkët kri’minale” në UÇK
20/06/2026 - 16:10

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) po gjykohen për krime lufte në Gjykatën Speciale në Hagë për më shumë se pesë vjet. Profesori i së Drejtës Kushtetuese,...

Më shumëDetails

Zyrtari i lartë i OKB-së të hënën në Kosovë, fokusi stabiliteti në rajon

Zyrtari i lartë i OKB-së të hënën në Kosovë, fokusi stabiliteti në rajon
20/06/2026 - 15:55

Nënsekretari i Përgjithshëm për Operacionet e Paqes, Jean-Pierre Lacroix, do të vizitojë Kosovën më 22 dhe 23 qershor. Lajmin e ka konfirmuar faqja e misionit të UNMIK-ut në...

Më shumëDetails

Raporti i ZKA-së për Komunën e Ferizajt zbulon shkelje milionëshe, kontrata pa fonde dhe pagesa për punë të papërfunduara

Raporti i ZKA-së për Komunën e Ferizajt zbulon shkelje milionëshe, kontrata pa fonde dhe pagesa për punë të papërfunduara
20/06/2026 - 15:45

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Komunës së Ferizajt për vitin 2025, duke evidentuar një sërë shkeljesh në menaxhimin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Motra e anëtarit të njohur nga radhët e LVV, ja kush është gruaja e Rifat Jasharit

    Motra e anëtarit të njohur nga radhët e LVV, ja kush është gruaja e Rifat Jasharit

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • LDK e ‘zbulon’ kushtin e saj për themelimin e institucioneve

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Zelensky ultimatum Lukashenkos: Tërhiqni pajisjet ushtarake nga kufiri ose do të …

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Digjet resorti i famshëm, evakuohen 1700 pushues

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Bekim Haxhiu dorëzon ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave për kandidatët e PDK-së

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë