Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal: Dalin dokumentet që kompania e përjashtuar nga tenderi në Komunën e ‘çlirimtarit’ të VV-së ka poseduar licencë, për ‘mungesën’ e të cilës u përjashtua nga tenderi

31/07/2025 - 21:21
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandal: Dalin dokumentet që kompania e përjashtuar nga tenderi në Komunën e ‘çlirimtarit’ të VV-së ka poseduar licencë, për ‘mungesën’ e të cilës u përjashtua nga tenderi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Siç është raportuar më herët, Komuna e Shtimes, përmes zyrtarëve të saj të prokurimit, e ka përjashtuar kompaninë KosovaMed Healthcare SHPK nga procesi i tenderimit, duke pretenduar se kompania nuk ka pasur licencën e duhur për ofrimin e shërbimeve të kërkuara. Sipas vendimit të komunës, kompania nuk kishte licencën për: “Ofrimin e shërbimeve të përkujdesjes së drejtëpërdrejtë sociale në shtëpi dhe asistencë materiale për persona që nuk mund të kujdesen për veten, për të moshuarit dhe për persona me aftësi të kufizuara.”

Megjithatë, dokumentet zyrtare të siguruara nga hulumtimi ynë tregojnë të kundërtën. Sipas Vendimit të lëshuar nga Departamenti për Çështje Sociale dhe Familjare në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, Kompania KosovaMed Healthcare SHPK është e licencuar saktësisht për të njëjtat shërbime që përmenden më sipër. Teksti i licencës është si më poshtë: “Ofrimin e shërbimeve të përkujdesjes së drejtëpërdrejtë sociale në shtëpi dhe asistencë materiale për persona që nuk mund të kujdesen për veten, të moshuar dhe me aftësi të kufizuara.”

Ky fakt rrëzon pretendimin e Komunës së Shtimes dhe nënkupton se përjashtimi është bërë pa bazë ligjore dhe në kundërshtim me dokumentacionin ekzistues zyrtar.

Për më tepër, burimet të Veriu.info konfirmojnë se Komuna nuk ka kërkuar fare sqarim nga Departamenti për Çështje Sociale dhe Familjare, ashtu siç kërkohet në raste të tilla të pasigurisë mbi interpretimin e një licence. Në vend që të kërkojë konfirmim mbi vlefshmërinë e licencës, Komuna ka zgjedhur të bëjë pyetje të tjera anësore, ndërkohë që ky fakt thelbësor është injoruar qëllimisht.

Veprimi i autoriteteve komunale lë të kuptohet për favorizim të qëllimshëm të OJQ-së Caritas Kosova, pavarësisht që kishte ofertë më të lartë sesa kompania private. Kjo ngre dyshime të forta për mungesë transparence, konflikt interesi dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare në një proces që duhet të ishte i bazuar vetëm në kriteret ligjore dhe ekonomike.

Ky rast paraqet një tjetër alarm për mënyrën se si po menaxhohen fondet publike dhe proceset e tenderimit në institucionet komunale në Kosovë. Në një kohë kur transparenca dhe llogaridhënia duhet të jenë parime udhëheqëse të administratës publike, raste të tilla si ky në Komunën e Shtimes cenojnë besimin e qytetarëve në institucionet publike dhe kërkojnë urgjentisht hetim të pavarur nga autoritetet përkatëse.

Shini më poshtë fotografitë e arsyetimit për përjashtim të Kompanisë nga tenderi dhe Vendimin e Ministrisë së Drejtësisë, ku vërehet qartë që Kompania posedon licensën, për mungesën e të cilës u përjashtua nga tenderi./Veriu.info

Licenca dhe Vendimi i ministrisë për licencim të KosovaMed:

Komuna e Shtimes tentoi tri herë që ta rrëzojë kundërligjshëm një Operator Ekonomik, në mënyrë që të i jap tender OJQ-së me cmimin më të lartë

CARITAS Kosova humb rastin në KMShK ndaj Gazetës Veriu.info, konstatohet se u raportua e vërteta

Dyshime për kurdisje të tenderit 2 milionësh nga Komuna e Fushë Kosovës për Caritas-in e Don Viktor Sopi

Sistemi shëndetësor në Ferizaj në krizë, qindra punëtorë dyshohet se kanë mbetur pa paga

JU REKOMANDOJMË

Lufta për kontrollin e drogës në Sicili- Kush janë shqiptarët që u përplasën me mafien lokale në Vittoria

Lufta për kontrollin e drogës në Sicili- Kush janë shqiptarët që u përplasën me mafien lokale në Vittoria
21/09/2026 - 00:16

Në Vittoria, në provincën e Raguzës, vera e vitit 2026 nuk ka sjellë vetëm vapën e zakonshme siciliane. Mes korrikut dhe gushtit, qyteti është kthyer në skenën e...

Më shumëDetails

Kërkohet nga Qeveria të fuqizojë mbështetjen financiare për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

Kërkohet nga Qeveria të fuqizojë mbështetjen financiare për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së
20/09/2026 - 22:46

Edhe në natën e pestë të protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, janë mbledhur qindra qytetarë kundër vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Organizatori...

Më shumëDetails

Vajza e Sahit Jasharit: Historia e Kosovës nuk fillon e as nuk mbaron në Hagë

Vajza e Sahit Jasharit: Historia e Kosovës nuk fillon e as nuk mbaron në Hagë
20/09/2026 - 22:44

Vlora Jashari, vajza e ish-komandantit të UÇK-së, Sahit Jashari, ka marrë pjesë në protestën e sotme në Prishtinë. Ajo tha se historia e Kosovës është shumë më e...

Më shumëDetails

Deputetë të VV’së kërkuan dorëheqjen e atyre që votuan Specialen, Sadiku: Të dorëhiqen ata që ishin kundër Rambujesë e formimit të shtetit

Deputetë të VV’së kërkuan dorëheqjen e atyre që votuan Specialen, Sadiku: Të dorëhiqen ata që ishin kundër Rambujesë e formimit të shtetit
20/09/2026 - 22:15

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar pas zërave të disa deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kërkuan dorëheqjen nga politika të atyre që...

Më shumëDetails

Ledri Vula dhe Bekim Shyti sonte i drejtohen masës në protestën “Jo në emrin tim”

Ledri Vula dhe Bekim Shyti sonte i drejtohen masës në protestën “Jo në emrin tim”
20/09/2026 - 20:30

Këngëtari i njohur, Ledri Vula dhe veterani Bekim Shyti, do t’i drejtohen sonte masës në protestën “Jo në emrin tim”, e cila mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë....

Më shumëDetails

Nga Kosova në diasporë, nuk ndalen protestat në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së

Nga Kosova në diasporë, nuk ndalen protestat në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së
20/09/2026 - 20:14

Sonte në Prishtinë nga ora 21:00 mbahet protesta e pestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, përpara ndërtesës së Qeverisë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët u dënuan nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Trump: Iranianët e rrëzuan helikopterin amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit

    “Siguroni ushqime dhe strehim”, SHBA alarm për luftë, Trump kthehet herët nga Camp David

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Policia me një njoftim para protestës për ish-krerët e UÇK-së

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Pas 27 vitesh identifikohen tre veprimtarë të vrarë gjatë luftës, reagon Lutfi Haziri

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Elijona ‘trazon’ rrjetin me paraqitjen e fundit, po duket kaq ‘hot’

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Antoni Quni i pajton Lumir Abdixhikun me Kujtim Shalën, publikon fotografi me ta

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë