Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hipokrizia e Osmanit, tash ngre “alarm” për Labanin, por në seancën e zgjedhjes më 2018 heshti dhe mori pjesë në votim (Dokument)

06/08/2025 - 14:35
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Hipokrizia e Osmanit, tash ngre “alarm” për Labanin, por në seancën e zgjedhjes më 2018 heshti dhe mori pjesë në votim (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Një konferencë e papritur e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, solli në publik emrin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese Radomir Laban, deri dje emër shumë pak i njohur për publikun. jo për shkak se publiku nuk është i informuar por për shkak se atë nuk e ka zënë në gojë asnjë politikan më herët.

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ia kushtoi konferencën gjyqtarit të etnisë serbe, Radomir Laban, duke thënë se Laban ka një veprimtari të rrezikshme në vitet 2018, 2021 dhe 2024 dhe se këto informacione zyrtare janë dorëzuar nga institucionet e sigurisë, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Osmani sado që thotë se gjyqtari i zgjedhur në Gjykatën Kushtetuese më 2018 ka ushtruar veprimtari të rrezikshme më 2018, 2021 e 2024, ajo nuk kishte folur asnjëherë më parë për të, por vendosi të flas vetëm pak ditë para vendimit të Gjykatës Kushtretuese lidhur me konstitutimin e Kuvendit të Kosovës.

Radomir Laban ishte zgjedhur gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës në seancën e 18 majit të vitit 2018, i cili ishte votuar përmes votimit të fshehtë ku mori 71 vota të deputetëve të Kuvendit, pasi paraprakisht kishte marrë 19 vota të deputetëve të komuniteteve joshumicë nga 20 sa ishin gjithsej.

Gazeta Online Veriu.info ka hulumtuar në detaje procesverbalin dhe transkriptin e mbledhjes së Kuvendit të Kosovës të 18 majit kur Laban u votua si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese bashkë me Bajram Latifin e propozuar nga komunitetet joshumicë jo serbe.

Transkripti i kësaj mbledhje tregon qartë se e pranishme në këtë seancë ishte edhe presidentja aktuale Vjosa Osmani, atë kohë deputete e LDK-së dhe Lëvizja Vetëvendosje, të cilët sipas transkriptit nuk e kishin thënë as edhe një fjalë të vetme kundër Radomir Labanit të propozuar nga komuniteti joshumicë serb.

Siç shihet në transkriptin e seancës të datës 18 maj 2018, të siguruar nga Veriu.info, Vjosa Osmani kishte marrë pjesë në votim. (Transkripti KËTU)

Madje Lëvizja Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani kishin votuar për shmangie nga rregullorja e Kuvendit të Kosovës të afateve procedurale, që nënkuptonte votimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese përmes procedurës së përshpejtuar, ku bënte pjesë edhe Radomir Laban.

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ishte deklaruar se grupi parlamentar i tyre pajtohej për shmangie nga rregullorja, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Por çështja shkon akoma më tej, ku përveç që nuk pati kundërshtime, Lëvizja Vetëvendosje mori pjesë edhe në komisionin e votimit, ku Salih Zyba ishte anëtar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kujtojmë që në këtë seancë ishin votuar për anëtarë të tjerë të Gjykatës Kushtetuese Radomir Laban dhe Bashkim Latifi të propozuar nga komunitetet joshumicë, kurse 3 anëtarët e propozuar shqiptarë nuk kishin marrë votat e nevojshme duke bërë që për ta të përsëritej konkursi./Veriu.info/

Veriu.info ju sjellë më poshtë të plota procesverbalin dhe transkriptin e seancës së 18 majit 2018, ku Radomir Laban u votua për anëtar të GJK:

TRANSKRIPTI KËTU

PROCESVERBALI KËTU

JU REKOMANDOJMË

Lufta për kontrollin e drogës në Sicili- Kush janë shqiptarët që u përplasën me mafien lokale në Vittoria

Lufta për kontrollin e drogës në Sicili- Kush janë shqiptarët që u përplasën me mafien lokale në Vittoria
21/09/2026 - 00:16

Në Vittoria, në provincën e Raguzës, vera e vitit 2026 nuk ka sjellë vetëm vapën e zakonshme siciliane. Mes korrikut dhe gushtit, qyteti është kthyer në skenën e...

Më shumëDetails

Kërkohet nga Qeveria të fuqizojë mbështetjen financiare për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

Kërkohet nga Qeveria të fuqizojë mbështetjen financiare për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së
20/09/2026 - 22:46

Edhe në natën e pestë të protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, janë mbledhur qindra qytetarë kundër vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Organizatori...

Më shumëDetails

Vajza e Sahit Jasharit: Historia e Kosovës nuk fillon e as nuk mbaron në Hagë

Vajza e Sahit Jasharit: Historia e Kosovës nuk fillon e as nuk mbaron në Hagë
20/09/2026 - 22:44

Vlora Jashari, vajza e ish-komandantit të UÇK-së, Sahit Jashari, ka marrë pjesë në protestën e sotme në Prishtinë. Ajo tha se historia e Kosovës është shumë më e...

Më shumëDetails

Deputetë të VV’së kërkuan dorëheqjen e atyre që votuan Specialen, Sadiku: Të dorëhiqen ata që ishin kundër Rambujesë e formimit të shtetit

Deputetë të VV’së kërkuan dorëheqjen e atyre që votuan Specialen, Sadiku: Të dorëhiqen ata që ishin kundër Rambujesë e formimit të shtetit
20/09/2026 - 22:15

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar pas zërave të disa deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kërkuan dorëheqjen nga politika të atyre që...

Më shumëDetails

Ledri Vula dhe Bekim Shyti sonte i drejtohen masës në protestën “Jo në emrin tim”

Ledri Vula dhe Bekim Shyti sonte i drejtohen masës në protestën “Jo në emrin tim”
20/09/2026 - 20:30

Këngëtari i njohur, Ledri Vula dhe veterani Bekim Shyti, do t’i drejtohen sonte masës në protestën “Jo në emrin tim”, e cila mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë....

Më shumëDetails

Nga Kosova në diasporë, nuk ndalen protestat në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së

Nga Kosova në diasporë, nuk ndalen protestat në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së
20/09/2026 - 20:14

Sonte në Prishtinë nga ora 21:00 mbahet protesta e pestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, përpara ndërtesës së Qeverisë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët u dënuan nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Trump: Iranianët e rrëzuan helikopterin amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit

    “Siguroni ushqime dhe strehim”, SHBA alarm për luftë, Trump kthehet herët nga Camp David

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Policia me një njoftim para protestës për ish-krerët e UÇK-së

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Pas 27 vitesh identifikohen tre veprimtarë të vrarë gjatë luftës, reagon Lutfi Haziri

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Elijona ‘trazon’ rrjetin me paraqitjen e fundit, po duket kaq ‘hot’

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Antoni Quni i pajton Lumir Abdixhikun me Kujtim Shalën, publikon fotografi me ta

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë