Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A mund të infektoheni nga ulëset e tualetit?

19/08/2025 - 22:31
në Lifestyle
A A
A mund të infektoheni nga ulëset e tualetit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shumë njerëz ndihen keq kur hyjnë në një tualet publik shkaku i kundërmimit, njollave të urinës ose mendimi që aty janë ulur qindra persona para teje. Shumë përpiqen të mos prekin asgjë, hapin derën me bërryl, ose mbulojnë ulësen me letër higjienike.

BBC ka shkruar se a ka me të vërtetë rrezik për t’u infektuar vetëm nga ulësja e tualetit.

Çka nuk mund të marrësh (gati kurrë) nga tualeti?

“Teorikisht, po, mund të marrësh sëmundje nga ulësja e tualetit, por rreziku është jashtëzakonisht i ulët”, ka thënë Jill Roberts, profesoreshë e mikrobiologjisë dhe shëndetit publik në Universitetin e Floridës Jugore.

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SI) si gonorrea apo klamidia nuk mbijetojnë gjatë jashtë trupit dhe sidomos jo mbi një sipërfaqe të ftohtë si ulësja e tualetit.

“Përndryshe, nëse ulëset do të shpërndanin lehtësisht sëmundje seksualisht të transmetueshme, do t’i shihnim shpesh tek të gjitha grupmoshat, madje edhe te njerëzit pa histori aktiviteti seksual”, ka theksuar Roberts.

Edhe infeksionet e traktit urinar (UTI) janë pothuajse të pamundura për t’u marrë nga ulësja. Shumë më shpesh, ato vijnë si pasojë e pastrimit jo të duhur pas përdorimit të tualetit.

Çka mund të marrësh (por shumë rrallë)?

Disa viruse si HPV (virusi papilloma) mund të mbijetojnë deri në një javë mbi sipërfaqe.

“HPV ka një mbështjellës shumë rezistent që i jep jetëgjatësi më të madhe në mjedis”, ka thënë Karen Duus, profesoreshë mikrobiologjie në Touro University, Nevada.
Por, edhe këtu rreziku është minimal: virusi mund të hyjë vetëm nëse keni plagë apo irritime në lëkurën e zonës gjenitale.

Edhe herpesi gjenital mund të qëndrojë teorikisht mbi ulësen, por sipas mjekut Daniel Atkinson, rreziku është shumë i vogël dhe prek kryesisht persona me imunitet të dobësuar.

A ia vlen të mbulohet ulësja me letër?

Shumë njerëz mendojnë se mbulimi i ulëses me letër ose mosulja fare i mbron. Por, sipas ekspertëve, kjo nuk ka shumë efekt. Letra është material poroz dhe nuk ndalon mikrobet. Madje, tek gratë, urinimi i “improvizuar” apo qëndrimi gjysmë ulur duke mos u ulur në ulëse mund të shkaktojë probleme, si moszbrazja e plotë e fshikëzës, gjë që rrit rrezikun për infeksion urinar.

Ku qëndron rreziku i vërtetë?

“Problemi nuk është te ulësja, por duart tuaja”, ka thënë Roberts.

Me duar mund të prekësh ulësen ose sipërfaqe të tjera dhe pastaj fytyrën apo gojën. Pikërisht kështu shpërndahen bakteret si E. coli, Salmonella, Shigella, Staphylococcus apo viruse si norovirusi, i cili mund të jetojë në sipërfaqe deri në dy muaj.

“Është më e sigurt të përdorësh një tualet publik se sa një tualet shtëpie, sepse tualetet publike pastrohen disa herë në ditë, ndërsa shumica e njerëzve pastrojnë tualetin e tyre vetëm një herë në javë”, ka thënë Charles Gerba, profesor i virologjisë në Universitetin e Arizonës

Rreziku nga “teshtima e tualetit”

Kur lëshohet uji, mikrobet nga guaska shpërndahen në ajër dhe vendosen në të gjithë kabinën.
“Disa e quajnë ‘teshtima e tualetit’”, ka thënë Gerba. Pikërisht për këtë arsye, sipërfaqet më të ndotura janë kapakët, dorezat e çezmës, dorezat e dyerve dhe sidomos dyshemeja.

Si të mbrohesh më mirë?

Prek sa më pak sipërfaqe.

Përdor sapun dhe laji duart për të paktën 20 sekonda pas çdo përdorimi të tualetit.

Pas larjes, përdor edhe dezinfektues duarsh për mbrojtje shtesë.

Mos merr telefonin me vete në kabinë, pasi mund të ndotet lehtë nga mikrobet e ajrit.

Nëse është e mundur, largohu shpejt pas shpëlarjes.

“Rreziku kryesor nuk është ulësja e tualetit. Rreziku është që ta çosh mikrobin nga duart në gojë”, ka theksuar në fund Roberts.

JU REKOMANDOJMË

Konsumimi i alkoolit e ka një të mirë…

Konsumimi i alkoolit e ka një të mirë…
16/08/2026 - 17:30

Konsumimi i alkoolit rrit memorien e informacioneve të mësuara më parë. Sipas një studimi në “University of Exer” ku ishin të përfshirë 88 konsumues – të ndarë në...

Më shumëDetails

Shpesh ngatërrojmë obsesionin me dashurinë

Shpesh ngatërrojmë obsesionin me dashurinë
15/08/2026 - 17:29

Psikologia Loreta Caka ka folur për mënyrën se si njerëzit e perceptojnë dashurinë, duke theksuar se shpesh tërheqja ndaj së paarritshmes dhe nevoja për dramë mund të ngatërrohen...

Më shumëDetails

“Nuk munda të flija”: Njerëzit raportojnë simptoma të pazakonta pas eklipsit

“Nuk munda të flija”: Njerëzit raportojnë simptoma të pazakonta pas eklipsit
14/08/2026 - 21:56

Pas eklipsit diellor më 12 gusht, mediat sociale u mbushën me foto të qiellit, si dhe me disa postime të pazakonta. Disa përdorues pohuan se në ditët përreth...

Më shumëDetails

Ngjyrat e flokëve që i përshtaten stinës së dimrit

Ngjyrat e flokëve që i përshtaten stinës së dimrit
14/08/2026 - 11:28

Në dimër është edhe më e madhe dëshira për të patur flokë të shëndetshëm, voluminozë dhe me ngjyra që bien në sy. Cilat janë më të pëlqyerat e...

Më shumëDetails

Pas eklipsit, vijnë ankesat e pazakonta: ” S’munda të flija gjithë natën”

Pas eklipsit, vijnë ankesat e pazakonta: ” S’munda të flija gjithë natën”
13/08/2026 - 20:25

Pas eklipsit diellor të së mërkurës, mediat sociale u mbushën me foto të qiellit, si dhe postime disi më të pazakonta. Disa përdorues pretendojnë se në ditët përreth...

Më shumëDetails

Cili qumësht është më i shëndetshmi? Ekspertët krahasojnë versionin e plotë, gjysmë të skremuar dhe të skremuar

Cili qumësht është më i shëndetshmi? Ekspertët krahasojnë versionin e plotë, gjysmë të skremuar dhe të skremuar
12/08/2026 - 11:25

Debati se cili lloj qumështi është më i shëndetshëm – ai me yndyrë të plotë, gjysmë i skremuar apo i skremuar – vazhdon prej vitesh. Një studim i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dokumenti: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • KFOR’i deklarohet për hapjen e Urës së Ibrit

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ekskluzive: Ky është Viktor Petrushevski për të cilin Sheholli ndërmjetësoi takim me zyrtarin e BIA-s për planin e radikalizimit fetar të Kosovës

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë