Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Edhe LVV-ja dorëzon komente në Kushtetuese pas ankesës së Listës Serbe

10/09/2025 - 13:47
në Lajme
A A
Edhe LVV-ja dorëzon komente në Kushtetuese pas ankesës së Listës Serbe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se kërkesa e Listës Serbe në përpjekje për të monopolizuar vendet e rezervuara për komunitetin serb, përbën shkelje të rëndë të parimeve kushtetuese dhe demokratike.

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese kanë përgjegjësinë të sigurojnë që asnjë subjekt politik, veçanërisht një subjekt që nuk e njeh shtetin e Kosovës, asesi të mos ketë mundësi të pengojë konstituimin e institucioneve.

“Kjo konferencë ndërlidhet me komentet që ne kemi dërguar dje në Gjykatën Kushtetuese, pasiqë dje ka qenë afati i fundit për dorëzimin e komenteve lidhur me kërkesën e Listës Serbe”, tha fillimisht Haxhiu në një konferencë për media të mërkurën.

Ajo tha se Kosova është shtet unitar dhe jo shtet multietnik.

“Ky model është rregullator i Republikës tonë”, tha ajo, dhe vazhdoi se asnjë grup shoqëror nuk e ka të drejtën e vetos mbi institucionet tona që konstituojnë Republikën.

“Në kuadër të procedurës së zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës, është thelbësore të theksohet se Republika e Kosovës është shtet sovran dhe i pavarur, ku funksionimi i institucioneve është kusht i domosdoshëm për stabilitetin politik dhe për zhvillimin demokratik. Asnjë subjekt politik, përfshirë këtu partitë që përfaqësojnë komunitet joshumicë, nuk mund të pengojnë apo të bllokojnë institucionet shtetërore”, tha Haxhiu.

“Në këtë kontekst është e papranueshme që një parti politike, në këtë rast Lista Serbe, e cila as nuk e njeh Republikën e Kosovës, as nuk i njeh institucionet e saj, të përdor vendet e rezervuara për komunitetin serb si mjet për të bllokuar konstituimin e Kuvendit. Kjo sjellje përbën një kërcënim të drejpërdrejt për stabilitetin institucional dhe për demokracinë në vend”, u shpreh ajo.

Haxhiu tha se Kushtetuta e Kosovës nuk njeh të drejtën e vetos për asnjë subjekt politik që synon të pengojë proceset demokratike.

Ajo tha se kërkesa e Listës Serbe për “monopolizimin” e vendeve të rezervuara përbën një shkelje të rëndë të parimeve kushtetuese dhe demokratike.

Nëntë deputetët e Listës Serbe dhe deputeti goran, Adem Hoxha iu drejtuan Kushtetueses me kërkesë më 30 gusht, lidhur me votimin për nënkryetarin serb në Kuvendin e Kosovës.

Gjykata theksoi se – pa u vlerësuar dyshimet e ngritura nga Lista Serbe për shkelje kushtetuese në seancat e 26 dhe 28 gushtit – “është e domosdoshme që të ndalohen të gjitha veprimet e mëtejme drejt zgjedhjes së Qeverisë dhe vazhdimit të punës së Kuvendit”.

Ajo shtoi se masën e vendosi “në mënyrë që të mos cenohet rendi juridik dhe demokratik në Republikën e Kosovës”.

Ankesa e Listës Serbe – që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – erdhi pasi kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, i hodhi në votim ndaras kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit nga komuniteti pakicë joserb dhe serb.

Përfaqësuesja nga komunitetet joserbe, Emilija Rexhepi, u zgjodh nënkryetare e Kuvendit. Lista Serbe, e cila në Kuvend ka 9 nga 10 vendet e rezervuara për serbët, këmbënguli ta propozonte vetëm Sllavko Simiqin edhe pasi ai dështoi t’i merrte 61 votat e nevojshme pas tri rundeve të lejuara të votimit.

Kur ajo nuk pranoi të propozonte dikë tjetër për nënkryetar, Basha vendosi të hidhte short, sipas Rregullores së punës së Kuvendit, për të nxjerrë një emër tjetër nga komuniteti serb.

Përveç të gjithë deputetëve të Listës Serbe, për këtë post u propozua edhe Nenad Rashiq nga partia serbe Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, i cili është ministër në detyrë në Qeverinë e Albin Kurtit. As Rashiq nuk i mori votat e nevojshme.

JU REKOMANDOJMË

“Agim Aliu e din se çka është me hupë prej LDK-së”, Visar Azemi: Le të shkon te qytetari që s`ka ujë të pijshëm
Lajme

“Agim Aliu sillet si KOMUNIST”, Visar Azemi me deklarata të ashpra ndaj rivalit të tij: Unë me LDK-në kena me e mujtë

10/09/2025 - 21:33
Haxhiu përsëri në mbrojtje të Kurtit: Asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë
Kryesore

Haxhiu: LVV bojkotoi debatet televizive për shkak të shpifjeve ndaj Kurtit dhe Qeverisë

10/09/2025 - 21:08
“Agim Aliu e din se çka është me hupë prej LDK-së”, Visar Azemi: Le të shkon te qytetari që s`ka ujë të pijshëm
Lajme

“Agim Aliu e din se çka është me hupë prej LDK-së”, Visar Azemi: Le të shkon te qytetari që s`ka ujë të pijshëm

10/09/2025 - 20:46
Zemaj: Nëse ka bazë, presidentja t’i drejtohet Kushtetueses
Lajme

Zemaj: Lëvizja Vetëvendosje po i mbron hajnat dhe keqpërdoruesit

10/09/2025 - 20:15
Miftaraj: Vendimi i Gjykatës Supreme është i qartë – deputetët që janë edhe ministër nuk mund të ushtrojnë njëkohësisht dy funksione
Lajme

Miftaraj: Një presidente që shfrytëzon të gjitha privilegjet shtetërore, nuk mund të mbrohet duke sulmuar median

10/09/2025 - 19:57
Avokati i Muzliukajt: Ajo që ndodhi sot për drejtësinë, tri shkallë të gjykatave kanë konstatuar se mungon dyshimi i bazuar për klientin tim
Lajme

Avokati i Muzliukajt: Ajo që ndodhi sot për drejtësinë, tri shkallë të gjykatave kanë konstatuar se mungon dyshimi i bazuar për klientin tim

10/09/2025 - 19:38

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • VOX Kosova: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për Faruk Mujkën

    VOX Kosova: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për Faruk Mujkën

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Refuzon të largohet Kryeshefi i “Ibër-Lepencit” s’do të japë dorëheqje pas ngritjes së aktakuzës

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Fundi i misterit: Gruaja nga Ferizaj që u raportua e zhdukur, gjendet në Beograd duke bashkëjetuar me një burrë tjetër

    212 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • SHBA: Dronët rusë mbi hapësirën ajrore të Polonisë, akt lufte

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Apple prezanton modelin e ri iPhone 17 Pro – ky është çmim fillestar

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë