Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykata Kushtetuese mund të shtyjë masën, kuvendi pa nënkryetarë nuk është i konstituuar

30/09/2025 - 13:49
në Lajme
A A
Gjykata Kushtetuese mund të shtyjë masën, kuvendi pa nënkryetarë nuk është i konstituuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese përfundon sot.

Që nga 5 shtatori, kjo masë i ka pezulluar të gjitha veprimet dhe vendimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke përfshirë edhe procedurat për formimin e qeverisë.

Nisur nga kjo, Gzim Shala, nga Instituti Kosovar për Drejtësi thotë se ka raste kur është vendosur që të nxjerrët një vendim për shtyrje të afatit të masës së përkoshme.

‘’Nisur nga fakti se Gjykata Kushtetuese ka caktuar këtë afat kohor, arsyeshëm pritet që sot të nxjerrët një vendim meritor nga Gjykata Kushtetuese. Megjithatë, bazuar në praktikën e kaluar të Gjykatës Kushtetuese, ka edhe raste kur është vendosur që të miratohet një vendim i ri për shtyrje të afatit të masës së përkohshme’’, thotë Shala për Indeksonlinen.

Më tej sipas Shalës, kuvendi nuk mund të llogaritët si i konstituuar pa përzgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve të kuvendit.

Madje Shala thotë se procedura e përzgjedhjes së nënkryetarëve të kuvendit nga radhët e komuniteteve jo-shumicë ishte në kundërshtim me Kushtetutën.

‘’Sa i përket konstituimit të kuvendit, IKD-ja vazhdimisht ka deklaruar se kuvendi nuk mund të konsiderohet i pakonstituuar në mungesë të përzgjedhjes së të gjithë nënkryetarëve të kuvendit. Madje, siç kemi deklaruar paraprakisht, procedura e përzgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e komuniteteve jo shumicë ishte në kundërshtim me Kushtetutën, e cila kërkon që nënkryetarët e kuvendit nga radhët e komuniteteve të votohen në pako’’, shprehet Shala për Indeksonlinen.

Gjykata Kushtetuese, atëherë do duhej të urdhëronte përsëritjen e votimit për nënkryetarët nga radhët e komuniteteve jo shumicë, duke obliguar që të ketë votim në pako për të dy nënkryetarët e kuvendit nga radhët e komuniteteve jo shumicë, shton Shala nga IKD-ja.

Shala thotë se vetëm pas përzgjedhjes së të gjithë nënkryetarëve të kuvendit përmes procedurave të rregullta kushtetuese mund të konsiderohet se Kuvendi është konstituuar, për t’u hapur rruga më tej për formimin e institucioneve.

Sa i përket respektimit të vendimit nga gjykata, Shala thotë se moszbatimi i një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese paraqet moszbatim të Kushtetutës.

‘’Andaj, partitë politike duhet të përmbahen nga çfarëdo veprimi që paraqet mos zbatim të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë rast, theksojmë edhe rëndësinë e mos sabotimit të zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese përmes veprimeve politike. Në raport me këtë aktgjykim, partitë politike duhet të veprojnë me sinqeritet dhe mirëbesim për të dalë nga kriza institucionale’’, shton në fund Shala.

Lista Serbe u ankua në Kushtetuese për veprimin e kreut të ri të kuvendit, Dimal Basha, i cili, më vonë, do ta shpallte organin ligjvënës të konstituuar, pavarësisht moszgjedhjes së nënkryetarit nga minoriteti serb./Indeksonline/

JU REKOMANDOJMË

Rasti “Lule Gjeli”, Përparim Rama shkëput marrëveshjen me organizatën e Jeta Xharrës për shfrytëzimin e hapësirës në Hotelin Grand

Rasti “Lule Gjeli”, Përparim Rama shkëput marrëveshjen me organizatën e Jeta Xharrës për shfrytëzimin e hapësirës në Hotelin Grand
27/07/2026 - 19:07

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Komuna e Prishtinës ka dërguar njoftimin zyrtar për ndërprerjen e marrëveshjes për shfrytëzimin e hapësirës publike në Grand Hotel nga...

Më shumëDetails

Mehaj viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: E kemi detyrim të bëjmë më shumë për çlirimtarët tanë

Mehaj viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: E kemi detyrim të bëjmë më shumë për çlirimtarët tanë
27/07/2026 - 18:45

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Nga atje, Mehaj ka thënë se çlirimtarët nuk kanë nevojë për mëshirë, por...

Më shumëDetails

Kurti e pret në Kryeministri ministrin francez, thotë se me marrëveshjet e nënshkruara po forcohen marrëdhëniet me Francën

Kurti e pret në Kryeministri ministrin francez, thotë se me marrëveshjet e nënshkruara po forcohen marrëdhëniet me Francën
27/07/2026 - 18:35

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim ministrin e Deleguar për Europën të Republikës Franceze, Benjamin Haddad. Duke përmendur se sot janë nënshkruar...

Më shumëDetails

VIDEO: Shehaj rrëmbeu nga zyra e Kuvendit dokumentin sekret të marrëveshjes me SHBA dhe u “arratis” me vrap, punonjësja rrëzohet nga shkallët

VIDEO: Shehaj rrëmbeu nga zyra e Kuvendit dokumentin sekret të marrëveshjes me SHBA dhe u “arratis” me vrap, punonjësja rrëzohet nga shkallët
27/07/2026 - 18:03

Pamje të reja janë siguruar nga ngjarja që ndodhi sot në zyrat e Kuvendit, ku kreu i “Partisë Mundësia”, Agron Shehaj, mori dokumentin sekret e marrëveshjes me SHBA...

Më shumëDetails

Bajrami kërkon ndryshim në LDK: Partia duhet të ringrihet, jo të jetë shtojcë e askujt

Bajrami kërkon ndryshim në LDK: Partia duhet të ringrihet, jo të jetë shtojcë e askujt
27/07/2026 - 17:44

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se partia ka nevojë për ndryshim të brendshëm në mënyrë që të rikthehet fuqishëm në skenën...

Më shumëDetails

Murati nënshkruan marrëveshje 60 milionë euro me Agjencinë Franceze për Zhvillim për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Murati nënshkruan marrëveshje 60 milionë euro me Agjencinë Franceze për Zhvillim për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
27/07/2026 - 17:24

Ministri i Financave, Hekuran Murati, nënshkroi sot Marrëveshjen e Huasë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), në vlerë prej 60 milionë eurosh,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • 10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

    10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Diploma ‘false’ e dekanit Puka: Largohet nga rasti prokurori Krasniqi, lënda i kalohet prokurorit Mehmeti

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Meteo Kosova: RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm elektrik, reshje rrëke dhe përmbytje

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “AB Beauty” e Agnesa Behlulit zbulohet duke aplikuar palicencë shërbime invazive për Botox dhe fillerë, gjobitet vetëm 2 mijë euro

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Skandal: Inspektorati ia ndalon veprimtarinë e mbjelljes së flokëve klinikës “Trandevue”, zbulon se rreth 300 pacientë morën shërbime të palicencuara

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë