Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fushata denigruese e VV-së ndaj Ferit Idrizit, reagon Komuna: Pllaka në Prelluzhë është e ndërtuar para vitit 2018 (Dëshmi ortofoto)

29/10/2025 - 14:00
në Kryesore, Lajme
A A
Fushata denigruese e VV-së ndaj Ferit Idrizit, reagon Komuna: Pllaka në Prelluzhë është e ndërtuar para vitit 2018 (Dëshmi ortofoto)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Disa ditë para rundit të balotazhit për kryetar të Vushtrrisë, disa eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë qytet kanë nisur një fushatë denigruese nga kryetarit aktual dhe njëherësh kandidatit të PDK-së për kryetar, Ferit Idrizi.

Në kuadër të kësaj fushate denigruese, sot kanë nisur publikimin në mënyrë të sinkronizuar publikimin e një fotografie të një pllake përkujtimore në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë, në të cilën janë gdhendur emrat e disa serbëve të vrarë ku bëhet thirrje për hakmarrje.

Aktivistët e VV-së kanë shkruar se për këtë pllakë është lëshuar leje sivjet nga Komuna e Vushtrrisë me leje të Ferit Idrizit.

Veriu.info ka dërguar pyetje në zyren për informim të Komunës së Vushtrrisë për të marrë përgjigje për këto akuza, ku i kemi pyetur se a kanë lëshuar leje për këtë pllakë.

“Lidhur me pyetjet tuaja, më lejoni të ju njoftoj se Komuna e Vushtrrisë nuk ka lëshuar leje për lapidarin në fjalë. Madje i njëjti as nuk është ndërtuar në vitin 2025 siç pretendohet. Kjo dëshmohet me një kërkim të thjeshtë në platformën GeoPortal, ku përmes ortofoto të vitit 2018 dëshmohet si i njëjti veçse ka qenë më herët i ndërtuar. Fotografitë që e dëshmojnë këtë i gjeni të bashkangjitura në email. Komuna e Vushtrrisë, drejtoritë përkatëse do ta trajtojnë rastin dhe do t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme brenda afateve ligjore”, thuhet në përgjigjen e dhënë nga Mirjeta Duraku, zyrtare për informim në Komunën e Vushtrrisë.

Krahas përgjigjes zyra për informim na ka përcjellë edhe një dëshmi nga gjeo-portali, ku shihet se kjo pllakë aty ka qenë e vendosur edhe në vitin 2018.

Kujtojmë se në vitin 2018 komunën e Vushtrrisë e ka udhëhequr koalicioni LDK-VV. Fakti se pllaka ka qenë aty në vitin 2018 kjo nuk nënkupton se është ndërtuar atë vit, por që është të paktën e atij viti ose edhe më herët e ndërtuar, gjë që demanton publikimet se është ndërtuar në vitin 2025.

Ndaj këtyre postimeve të eksponentëve të VV-së ka reaguar edhe zyrtari komunal dhe veterani i UÇK-së, Gëzim Saraçi, i cili me ironi ka thënë se këtë pllakë e ‘bëri’ UÇK-ja, me ç’rast ka shpjeguar se aty janë të gdhendur emrat e forcave armike që janë vrarë në aksionin e Batalionit të Parë i Brigadës 142 të ZOSH-së më 18 maj 1999.

Postimi i Gëzim Saraçi:

𝕌Ç𝕂-𝕛𝕒 𝕓ë𝕣𝕚 𝕡𝕝𝕝𝕒𝕜ë𝕟 𝕟ë ℙ𝕣𝕖𝕝𝕝𝕦𝕫𝕙ë
Në luftën e viteve 1998/99 palët ndërluftuese ishin shumë të pabarabarta në çdo dimension, ku në një anë, atë të Serbisë, ishte një armatë ushtarake profesionale me artileri të mjaftueshme dhe me profesionistë ushtarakë, ndërsa në anën tjetër, atë të UÇK-së, ishin shqiptarët të rënduar nga robëria, që tashmë armën më të fuqishme e kishin moralin luftarak të luftës së tyre çlirimtare, ndërkohë që armët dhe municioni i tyre që ishin bartur me krahë përmes shtigjeve të bjeshkëve të thepisura dhe plot rreziqe përmes kufirit mes Shqipërisë së Kosovës, dita ditës po harxhoheshin dhe se furnizimi tashmë ishte ndërprerë.
Pas betejës së suksesshme të Hamidisë, më 11 qershor 1998, ku armiku serb u trondit nga humbja prej luftëtarëve të UÇK-së, të kësaj ane, Beteja e Druarit dhe Mihaliqit në të cilën morën pjesë luftëtarët më të dalluar të Batalionit të Parë konsiderohet si beteja me rezistencën më të fuqishme të luftëtarëve të UÇK-së.
Pas këtyre betejave, aksionet dhe sulmet mbi armikun nuk u ndalën asnjëherë nga luftëtarët e këtij batalioni. Një ndër aksionet ku luftëtarët e UÇK-së nga Batalioni i Parë i Brigadës 142 të ZOSH-së ndërmorën kundër forcave të armikut ishte ai i 18 majit 1999, në fshatin Mihaliq, ngase luftëtarët e UÇK-së nga ky batalion nuk qëndruan asnjëherë duarkryq dhe në çdo mundësi e goditën armikun.
Atë ditë në një aksion të rrufeshëm të luftëtarëve të UÇK-së u vranë:
1. Slobodan Vukadin Bojkoviç i lindur më 15.09.1950 në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.
2. Slavujko Dragutin Miletić i lindur më 05.02.1961 në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.
3. Milovan Miodrag Zdravkoviç i lindur më 27.04.1961 në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.
4. Slavisha Radojko Zdravkoviç i lindur më 15.08.1965 në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.
5. Predrag Dushan Zdravkoviç i lindur më 05.12.1956 në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.
Ndërsa, pak ditë më vonë, më 27.05.1999 në një aksion tjetër, në fshatin Stroc u vra edhe Miroslav Vojin Vojinoviç i lindur më 10.11.1966 në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.
Të gjithë të vrarët ishin të armatosur dhe në drejtim të fshatrave shqiptare po shkonin për të vrarë shqiptarë.
Në këto beteja luftëtarët e UÇK-së nuk patën asnjë humbje, ndërsa lapidare të tilla serbët i kanë dhuratë nga luftëtarët e UÇK-së.
Sot, në rrjete sociale u publikua lajmi për ndërtimin e një pllake në fshatin Prelluzhë për këta të vrarë.
Në atë pllakë shkruhej:
“Eja, gëzimi im, vëlla i dashur
As lindje, as dasmë pa kërkesë për hakmarrje
Dhe jetën për jetën e dhanë
Në prag të atdheut
Ju keni rënë të dashur vëllezër
Nuk do të …, deri sa të jetojë
PËR KUJTIME
Këto varreza nuk janë thjesht gropa
Por djepat e shpresave tona”
(Fotoja dhe përkthimi janë huazuar, sepse s’na kanë thirrë hiç në zbulim të pllakës komshinjët)🤣
PS
Hakmarrje të tilla paçin gjithmonë dhe djepa të tillë të shpresave sa më shumë.
Patriotët e tastierës aktivizuan fuqishëm gjithë arsenalin e tyre, por në tregun e politikës, zhurmat dhe kakarisjet patriotike janë monedha pa vlerë.
Prelluzha është vendbanim me shumicë serbe.
Përmes kësaj “kauze”, patriotët e vonuar duan ta godasin politikisht ushtarin e UÇK-së, Ferit Idrizi.

JU REKOMANDOJMË

“Berberi në kazermë”/ FSK-ja lidh kontratë për qethjen e ushtarëve

Ministria e Mbrojtjes publikon rezultatet e testit fizik që u mbajt sot për kandidatët që duan të bëhën ushtarë
29/08/2026 - 18:59

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të kenë kujdes edhe për “look-un” e tyre ushtarak. Ministria e Mbrojtjes ka lidhur kontratë për shërbimet e qethjes së...

Më shumëDetails

Hapja e Urës së Ibrit, Guerot: Duhet të diskutohet me të gjithë hisedarët

29/08/2026 - 18:19

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve, duke theksuar nevojën që çdo vendim për...

Më shumëDetails

Hoxha konfirmon se nuk e varrosi gruan në Tetovë me flamur kombëtar: Jam parimor, s’lejoj asnjë lloj flamuri

Hoxha konfirmon se nuk e varrosi gruan në Tetovë me flamur kombëtar: Jam parimor, s’lejoj asnjë lloj flamuri
29/08/2026 - 17:57

Një banor i fshatit Llacë të Tetovës ka deklaruar se hoxhallarët e fshatit s’kanë pranuar që t’ia varrosnin nënën e tij me flamurin kuq e zi. Ai ka...

Më shumëDetails

Vendimi i KGJK për gjyqtarët, ambasada e SHBA: Qeveria të sigurojë që serbët të kenë mundësi të barabarta

Vendimi i KGJK për gjyqtarët, ambasada e SHBA: Qeveria të sigurojë që serbët të kenë mundësi të barabarta
29/08/2026 - 17:51

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka reaguar lidhur me vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për të liruara nga detyra gjyqtarët serbë që kishin dhënë dorëheqje. Ambasada amerikane...

Më shumëDetails

Osmani: Serbia s’ka ndryshuar, vetëm kriminelët i ka futur në agjendën evropiane

Osmani: Serbia s’ka ndryshuar, vetëm kriminelët i ka futur në agjendën evropiane
29/08/2026 - 17:35

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian pas reagimit të presidentit të Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ndaj vdekjes së kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq....

Më shumëDetails

RDK e rrethon Qeverinë me shirit të rrezikshmërisë: Pushteti pengmarrës i deputetit Albin Kurti dhe LVV-së po e rrezikon demokracinë dhe shtetin

RDK e rrethon Qeverinë me shirit të rrezikshmërisë: Pushteti pengmarrës i deputetit Albin Kurti dhe LVV-së po e rrezikon demokracinë dhe shtetin
29/08/2026 - 17:30

Rinia Demokratike e Kosovës sot e ka rrethuar objektin e Qeverisë së Kosovës me shiritin e rrezikshmërisë, në mënyrë simbolike, për të ngritur shqetësimin për shkeljen e Kushtetutës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tërnava reagon për bombardimin e spitalit në Gaza: Krim kundër njerëzimit

    “Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Naim Tërnava me deklaratë publike

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Skandaloze: Punonjësi i OSBE-së në Kosovë i jep “lavdi” kriminelit të luftës – fshin postimin, por jo foton me të dënuarën për spiunazh

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nora Istrefi sjell foto joshëse në bikini

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vrasja e 14-vjeçarit në Prizren, dalim pamje nga momenti i sulmit (VIDEO +18)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Ndërpritet trafiku ajror në Shqipëri

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë