Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

FINN OIL: Nga video për ‘negociatat’ me kry punë në veri, te tenderi njëburimor prej 750 mijë euro dhe ndeja private me Kurtin e Pecin natën e 12 tetorit në Zhabar

08/11/2025 - 14:47
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
FINN OIL: Nga video për ‘negociatat’ me kry punë në veri, te tenderi njëburimor prej 750 mijë euro dhe ndeja private me Kurtin e Pecin natën e 12 tetorit në Zhabar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më 9 qershor 2025 është përuruar një mini-stacion policor në fshatin Izvor të Zveçan, ku të pranishëm në ceremoni ishin kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri në detyrë i MPB-së, Xhelal Sveçla, drejtori i policisë, Gazmend Hoxha dhe biznesmeni Kujtim Seferi dhe vëllain, Avdullahun.

“Objekti i ri është një investim prej 750 mijë euro dhe ka një sipërfaqe të përgjithshme prej afër katër mijë metrash katrorë. Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, e cila nga ky stacion, që u ofron kushte të dinjitetshme, do të përkujdeset për sigurinë kufitare dhe parandalimin e aktiviteteve ilegale që cenojnë sigurinë e vendit”, kishte shkruar Albin Kurti krahas një videoje të publikuar me momente nga ceremonia e përurimit.

 

 

Avdullah Seferi (majtas), Kujtim Seferi (djathtas)
Avdullah Seferi (majtas), Kujtim Seferi (djathtas)

Veriu.info kishte marrë informacione për dyshime se në kontratën për ndërtimin e këtij mini-stacioni ka dallavere në vlerë dhe procedurë të tij. Në bazë të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike më 21 qershor 2025 Veriu.info në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka bërë kërkesë për qasje në kontratën për ndërtimin e këtij stacioni policor, por që ministria e drejtuar nga Xhelal Sveçla nuk kishte kthyer përgjigje.

Më pas Veriu.info ka bërë ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi ndaj MPB-së, e cila duke shkelur afatet ligjore kishte prolonguar procesin. Pas kërkesave të vazhdueshme nga Veriu.info për AIP, kjo agjenci kishte kërkuar nga MPB të na jep qasje në kontratë, por që prapë nuk na është ofruar kontrata.

Të vetmen përgjigje që e ka dhënë MPB-ja për këtë çështje është se ky proces konsiderohet i klasifikuar (v.j. sekret).

“Procesi është i klasifikuar me Vendimin e MPB-së, nr.C003/2024 të datës 22.05.2024”, thuhet në përgjigjen e Behar Haziraj – zyrtar për media i MPB-së.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se tenderin për ndërtimin e këtij stacioni policor e ka fituar kompania “FINN OIL PETROL” Sh.P.K., aksionarë të së cilës janë Kujtim Seferi dhe Burim Dibrani me nga 50%.

Veriu.info ka tentuar të kontaktoj me Burim Dibranin, por ai nuk është përgjigjur në pyetjet e redaksisë se me çfarë procedure është nënshkruar kontrata, a ka pasur referenca të punëve paraprake në ndërtim, a është e vërtetë që vlera reale e projekti është rreth 300 mijë euro, a ka pasur takime private me Xhelal Sveçlën në pompën e tij në Zhabar të Mitrovicës para nënshkrimit të kontratës, a është takuar me drejtorin e AKI-së në një restorant në Mitrovicë pas nisjes së punimeve.

Gazetari i Veriu.info ka tentuar të kontaktoj edhe me aksionarin tjetër të “FINN OIL PETROL” Sh.P.K., Kujtim Seferi, por që sapo ka kuptuar se me kë po flet, e ka ndërprerë telefonatën dhe nuk është përgjigjur në pyetjet e dërguar me shkrim.

Veriu.info ka siguruar një video të realizuar para rreth një viti, ku shihen duke biseduar Burim Dibrani dhe Glauk Konjufca në Finn Oil Petrol në Zhabar të Mitrovicës, në të cilën biznesmeni i thotë asokohe kryeparlamentarit se është ne negociata e bisedime për me kry punë në pjesën veriore.

“Po presim edhe në pjesën veriore, i kemi do negociata do bisedime, por presim edhe atje me fillu diçka. Kemi edhe plane tjera, po këto pa sigurinë e shtetit s’kishim mujt me i bo ato”, i thotë Dibrani – Konjufcës.

“Kur ju shohim edhe juve që po bashkëpunoni me institucionet e shtetit dhe suksesi juaj është edhe për shkak të këtij bashkëpunimi”, thotë Konjufca ndër të tjera në bashkëbisedim me Dibranin.

Këto negociata e bisedime duket se kanë qenë shumë frytdhënëse për Burim Dibranin dhe ortakun e tij, Kujtim Seferi, që kanë kulmuar me një tender njëbjurimor (pa konkurrencë) në vlerë prej 750 mijë euro për ndërtimin e një stacioni policor në një fshat periferik të Zveçanit, vlera reale e të cilit sipas sinjalizuesve të Veriu.info është rreth 300 mijë euro.

Cila është afërsia e FINN OIL PETROL me Vetëvendosjen?

Përveç videos ku shihet në bashkëbisedim me Glauk Konjucën e realizuar në pompën e Finn, pronarët e kësaj kompanie njihen edhe për diçka tjetër, ndejën deri në 02:30 të mëngjesit me Albin Kurtin dhe Faton Pecin në natën e zgjedhjeve të 12 tetorit, natë kur është raportuar për dyshime në ndërhyrjen e vullnetit të votuesve në Mitrovicë.

Kujtim e Avdullah Seferi më datë 12 tetor 2025 (ora: rreth 02:00
Kujtim e Avdullah Seferi më datë 12 tetor 2025 (ora: rreth 02:00

Pra, siç shihet në foto, Kujtim Seferi, me vëllain Avdullahin, ishin në një takim privat në Zhabar të Mitrovicës me Albin Kurtin, Faton Pecin e Armend Mujën natën e zgjedhjeve, vetëm 5 orë para hapjes së vendvotimeve.

Historia e Avdullah Seferit me shtetin?

Personi që po e shihni në foton e mëposhtme duke ia mbajtur gërsherët Kurtit e Sveçlës është Avdullah Seferi, vëllai i Kujtim Seferit, për të cilin Veriu.info mëson se është përjashtuar nga puna në ndërmarrjen “Trepça” për shkak të shkeljes së detyrave të punes.

Përveç në ceremoninë e përurimit të stacionit policor, ai merr pjesë edhe në tavolinë me Kurtin në natën e zgjedhjeve.

Avdullah Seferi (majtas), Kujtim Seferi (djathtas)
Avdullah Seferi (majtas), Kujtim Seferi (djathtas)

JU REKOMANDOJMË

Ky është personi që u gjet i vdekur në banesë në Mitrovicë, varrimi bëhet nesër në Prekaz

Ky është personi që u gjet i vdekur në banesë në Mitrovicë, varrimi bëhet nesër në Prekaz
12/07/2026 - 22:56

Një ngjarje e rëndë kishte tronditur sot Mitrovicë, pasi që një 25 vjeçar ishte gjetur pa shenja jete rreth orës 08:20 në banesë. Veriu.info mëson se personi që...

Më shumëDetails

Helmimi i rreth 20 personave si pasojë e sanduiçit në “Sach Pizza”, deklarohet policia: Kemi ndërmarrë këto veprime…

Helmimi i rreth 20 personave si pasojë e sanduiçit në “Sach Pizza”, deklarohet policia: Kemi ndërmarrë këto veprime…
12/07/2026 - 22:19

Rreth 20 persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi, pasi kanë konsumuar sanduiçë në një nga pikat e rrjetit të restoranteve “Sach Pizza” në Prishtinë. Pacientët kanë kërkuar...

Më shumëDetails

Kajtazi me detaje të pathëna nga aksioni i pushtetit në Vita: “Ata u nisën për drekë në Troftë”

Kajtazi me detaje të pathëna nga aksioni i pushtetit në Vita: “Ata u nisën për drekë në Troftë”
12/07/2026 - 22:09

Gazetari Vehbi Kajtazi ka shpalosur detaje nga aksioni i Ministrisë së Bujqësisë në Qumështoren Vita javën e kaluar. Kajtazi, në një deklaratë në emisionin VV Show të dielën,...

Më shumëDetails

Ushtarët e Kosovës nisen drejt Gazës, i bashkohen misionit ndërkombëtar

Ushtarët e Kosovës nisen drejt Gazës, i bashkohen misionit ndërkombëtar
12/07/2026 - 21:43

Bordi i Paqes ka njoftuar se pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë bashkuar misionit ndërkombëtar në Gaza. Përmes një njoftimi në rrrjetin social “X”, Bordi...

Më shumëDetails

Goditet depoja kryesore e korporatës “Buçaj”, hajnat thyejnë kasafortën dhe zhduken me 45 mijë euro

Goditet depoja kryesore e korporatës “Buçaj”, hajnat thyejnë kasafortën dhe zhduken me 45 mijë euro
12/07/2026 - 21:26

Depoja kryesore e korporatës “Buçaj”, e vendosur përgjatë magjistrales Prishtinë–Shkup, në kilometrin e 10-të, në Lipjan, është bërë cak i një vjedhjeje të rëndë në orët e para...

Më shumëDetails

Rritja e rasteve me fruth në Kosovë, ekspertët tregojnë pse disa prindër s’po i vaksinojnë fëmijët

IKSHPK: Në Kosovë s’është regjistruar asnjë efekt anësor serioz nga përdorimi i vaksinave Astra Zeneca
12/07/2026 - 20:25

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill – 6 korrik 2026, në vend janë regjistruar gjithsej 52 raste të konfirmuara...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: 25-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

    Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: 25-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Ky është personi që u gjet i vdekur në banesë në Mitrovicë, varrimi bëhet nesër në Prekaz

    190 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Dyshime për helmim nga ushqimi në Sach Pizza: “Tre shokë jemi helmu, 6 infuziona i kam marrë”

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë “Delta Group-in” e Vesel Jusaj – ai ka aktakuzë edhe për rastin e vdekjes së punëtorit

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • E papritur! Arbenita Ismajli ribashkohet me personin e zemrës

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë