Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjasat e rritura për paqe në Ukrainë e sjellin naftën më të lirë që nga maji në bursën globale

16/12/2025 - 20:35
në Pa kategori
A A
Gjasat e rritura për paqe në Ukrainë e sjellin naftën më të lirë që nga maji në bursën globale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Çmimet e karburanteve ranë nën 60 dollarë për fuçi të martën, niveli më i ulët që nga maji, pasi gjasat për një marrëveshje të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës dukej se po forcoheshin, duke i shtuar pritjet që sanksionet ndaj Moskës të mund të lehtësohen.

Çmimi i naftës së papërpunuar në bursën “Brent” ra për 1,03 dollar ose rreth 1,7 për qind, në 59,53dollarë për fuçi, ndërsa çmimi në bursën “West Texas Intermediate” ishte 55,76 dollarë për fuçi, për 1,06 dollar ose 1,9 për qind më i ulët se paraprakisht, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Brent-i ra këtë mëngjes në nën 60 dollarë [për fuçi] për herë të parë në muaj, përderisa tregu po vlerëson një marrëveshje të mundshme të paqes që do të rezultonte në vëllime shtesë ruse që do të bëheshin të qasshme e duke e mbifurnizuar më tej tregun” – tha analisti Janiv Shah nga kompania energjetike, “Rystad”.

Gjatë bisedimeve të së hënës, Shtetet e Bashkuara bënë ofertë që Ukrainës t’i ofrohen garanci të sigurisë të stilit të NATO-s dhe negociatorët raportuan për progres, duke nxitur optimizëm se fundi i luftës është më afër.

Ndërkohë, Rusia tha se nuk është e gatshme që të bëjë ndonjë koncesion territorial, citohet të ketë thënë zëvendësministri i Jashtëm, Sergei Ryabkov, sipas raportimit të agjencisë së lajmeve TASS.

Përpos gjasave për arritjen e paqes në Ukrainë, në uljen e çmimeve të karburanteve ndikuan edhe të dhënat për aktivitet të dobët ekonomik në Kinë, duke i shtuar edhe më tej shqetësimet se kërkesa globale për naftë mund të mos jetë mjaftueshëm e fortë për ta thithur rritjen e furnizimit që ka ndodhur rishtazi, tha analisti Tony Sycamore.

Prodhimi në fabrikat e Kinës shënoi rritjen më të ngadalshme në 15 muaj, sipas të dhënave zyrtare. Edhe shitjet me pakcië u rritën me ritmin më të ngadalshëm që nga dhjetori i vitit 2022.

JU REKOMANDOJMË

“Duhet me ju rrehë si ata (VV) me tulla, për me na respektu” – Ganimete Musliu e PDK-së përplaset me sigurimin e Kuvendit

“Duhet me ju rrehë si ata (VV) me tulla, për me na respektu” – Ganimete Musliu e PDK-së përplaset me sigurimin e Kuvendit
13/08/2026 - 11:26

Deputetja e PDk’së, Ganimete Musliu është përplasur me sigurimin e Kuvendit sot në holl.Musliu i ka cilësuar të turpshme sulmet e bëra dje ndaj saj dhe deputetëve të...

Më shumëDetails

Arrestohet në Merdare një person i dyshuar për spiunazh

Arrestohet në Merdare një person i dyshuar për spiunazh
13/08/2026 - 08:10

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në pikën kufitare në Merdare të Podujevës, kanë arrestuar një shtetas të Republikës së...

Më shumëDetails

Kurti së paku dy herë e takoi Zelenskyn, një herë i çoi letër, kishte pritje edhe për njohje e raporte diplomatike

Kurti së paku dy herë e takoi Zelenskyn, një herë i çoi letër, kishte pritje edhe për njohje e raporte diplomatike
09/08/2026 - 20:43

Volodymyr Zelenskyy në katër vitet e fundit, që prej agresionit rus ndaj vendit të tij, është pothuajse “ylli” i pakontestuar në secilën takim apo samit të liderëve. Nuk...

Më shumëDetails

Time Kadriaj, vezët, Kurti dhe Kuvendi edhe në Televizionin Shtetëror të Kinës

Time Kadriaj, vezët, Kurti dhe Kuvendi edhe në Televizionin Shtetëror të Kinës
09/08/2026 - 17:36

Edhe televizioni shtetëror i Kinës ka raportuar për incidentin e djeshëm në Kuvendin e Kosovës, duke publikuar një video. Një deputete e opozitës hodhi vezë ndaj kryeministrit në...

Më shumëDetails

Blerim Isufaj në terren, Policia publikon pamjet nga arrestimi i të dyshuarit për krime lufte

Blerim Isufaj në terren, Policia publikon pamjet nga arrestimi i të dyshuarit për krime lufte
07/08/2026 - 19:25

Policia e Kosovës ka publikuar pamjet e aksionit për arrestimin e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok. Në pamjet e publikuara nga Policia e Kosovës vërehet...

Më shumëDetails

Kroacia merr vendim, ua rrit pensionet veteranëve të luftës

Kroacia merr vendim, ua rrit pensionet veteranëve të luftës
07/08/2026 - 10:53

Kryeministri Andrej Plenkoviq mbajti një fjalim në Knin në kremtimin e Ditës së Fitores dhe 31-vjetorit të operacionit “Stuhia” për të njoftuar një rritje të pensioneve të veteranëve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro

    Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Devijimi i Ibrit”, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë, ja sa shitet sot nafta

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Ish-ushtari i UÇK’së thotë se Llugiqi që kërkoi pushkatimin e Haradinajt përmendet nga ish-polici serb si “bashkëpunëtor i Serbisë”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Çka është kjo veshje?” – Kadrijaj kritikon Pacollin, kjo e fundit i kundërpërgjigjet me ironi

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë