Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

”Pas 45 minutash hapi sytë” – Mjeku nga Peja i shpëton mrekullisht jetën në aeroplan një të riu amerikan

30/12/2025 - 18:08
në Ndryshe
A A
”Pas 45 minutash hapi sytë” – Mjeku nga Peja i shpëton mrekullisht jetën në aeroplan një të riu amerikan
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

“Ishte pothuajse pa shenja jete… pas 45 minutash hapi sytë dhe dhuroi buzëqeshje”.Këto fjalë përmbledhin momentet dramatike të një fluturimi transatlantik nga Vjena drejt Neë York-ut, ku një akt humanizmi i një kosovari u kthye në mrekulli.

Protagonist është Malë Dautaj, mjek nga Peja, i cili me profesionalizëm dhe guxim arriti të shpëtojë jetën e një të riu amerikan.

Në aeroplanin e mbushur me udhëtarë, mjeku nga Kosova u gjend në këtë situatë emergjente gjatë një fluturimi, e para që i kishte ndodhur në jetë.

Këtë përvojë të jashtëzakonshme, që ai e përjetoi me përgjegjësi të madhe, por edhe me krenari profesionale, Malë Dautaj, e ndau në një rrëfim.

Ai tregoi fillimisht momentin kur u kërkua ndihmë për pasagjerin, gjendja shëndetësore e të cilit po përkeqësohej me shpejtësi dhe pothuajse ishte pa shenja jete.

“Rreth orës 16:00 pasdite, gjatë fluturimit mbi oqean, në aeroplanin e Vjenës duke shkuar në Nju Jork, kam vërejtur një situatë emergjente në mes të kabinës. Një djalë kishte filluar të përkeqësohej dhe u kërkua menjëherë ndihmë.”

Në ato çaste kritike, Dautaj iu afrua pacientit dhe e kuptoi menjëherë seriozitetin e gjendjes së tij.

“U afrova pranë pacientit dhe vërejta se në ato momente ishte i shtrirë, pothuajse pa shenja jete. Fillimisht e tërhoqëm drejt pjesës së përparme të aeroplanit, ku u shtri për të mundësuar ndërhyrje më të sigurt.”

Përballë një situate ku çdo sekondë ishte vendimtare, përgjegjësia që mori mbi vete ishte jetike për fatin e të riut amerikan, transmeton Klankosova/tv

Ai rrëfeu tutje se intervenimi ishte i domosdoshëm për ta kthyer pacientin në jetë.

Ndërhyrjen e realizoi me pajisjet personale që kishte me vete, si dhe me mjetet e ofruara nga ekuipazhi i avionit.

“Vrapova për të marrë mjetet nga çanta ime personale dhe më pas kërkova nga ekuipazhi çantat me pajisjet e nevojshme. Me ndihmën e një djalit që më asistoi gjatë gjithë kohës, filluam trajtimin emergjent. Ishte një përgjegjësi shumë e madhe, por ishte e domosdoshme ta kthenim pacientin në jetë, përndryshe situata do të ishte fatale” – tha ai për Klankosova.tv

Përpjekjet zgjatën pothuajse një orë dhe falë reanimimit të pandërprerë dhe përkushtimit maksimal, i riu buzëqeshi.

Momentet e rikthimit në jetë të tij u shoqëruan me duartrokitje nga pasagjerët, ndërsa për mjekun nga Kosova me 27 vjet përvojë pune, ky ishte shpërblimi më i madh emocional dhe profesional.

“Vura re se pacientit i mungonte oksigjeni. Pas rreth 45 minutash reanimimi dhe ndërhyrjeje të vazhdueshme, pacienti hapi sytë dhe dhuroi buzëqeshjen e parë, moment që ishte jashtëzakonisht prekës. Pas kësaj, duartrokitjet që mora, ishin vërtetë impresionuese, pasi ishte hera e parë që bëra një veprim të tillë në aeroplan. U ndjeva me të vërtetë i lumtur.” – përfundoi Dautaj rrëfimin.

JU REKOMANDOJMË

Indoneziani befason me njohuritë për shqiptarët, ia thotë këngës për UÇK-në (Video)

Indoneziani befason me njohuritë për shqiptarët, ia thotë këngës për UÇK-në (Video)
19/09/2026 - 10:58

Vendimi i Hagës ndaj katërshes së UÇK-së mori jehonë anëkend botës. Një reagim për vendimin ka pasur edhe nga një i ri nga Indonezia, i cili studion dhe...

Më shumëDetails

Vëllai i princeshës Diana: Mbreti Charles dukej jashtëzakonisht i gëzuar natën e vdekjes së saj

Vëllai i princeshës Diana: Mbreti Charles dukej jashtëzakonisht i gëzuar natën e vdekjes së saj
19/09/2026 - 08:09

Charles Spencer, vëllai i princeshës Diana, ka bërë pretendime të reja për bisedat që zhvilloi me mbretin Charles pas vdekjes tragjike të motrës së tij në vitin 1997....

Më shumëDetails

Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA

Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA
03/09/2026 - 14:44

Astronomja shqiptare Pranvera Hyseni ka përfaqësuar Kosovën në konferencën SEPA 2026, një ngjarje që mbledh profesionistë të planetariumeve nga Shtetet e Bashkuara. Hyseni ishte e ftuar në Tellus...

Më shumëDetails

Lista e njerëzve më të pasur në botë: Diferenca midis Elon Musk dhe të dytit më të pasur është marramendëse

Lista e njerëzve më të pasur në botë: Diferenca midis Elon Musk dhe të dytit më të pasur është marramendëse
02/09/2026 - 12:49

Forbes ka publikuar listën e saj të fundit të dhjetë njerëzve më të pasur në botë, që nga mesnata e 1 shtatorit. Dhjetë njerëzit më të pasur në...

Më shumëDetails

Milioneri tregon sekretin e martesës së tij: S’flet me gruan gjatë orarit të punës

Milioneri tregon sekretin e martesës së tij: S’flet me gruan gjatë orarit të punës
30/08/2026 - 17:32

James Dooley, një biznesmen multimilioner nga Mançesteri, ka treguar disa nga rregullat e pazakonta që ndjek për të ruajtur martesën dhe për të balancuar punën me familjen. 42-vjeçari...

Më shumëDetails

Ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji në botë, Grenell uron ministren dhe popullin shqiptar: Evis Sala po bën ndryshim të madh…

Ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji në botë, Grenell uron ministren dhe popullin shqiptar: Evis Sala po bën ndryshim të madh…
28/08/2026 - 19:12

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Shqipëri, Evis Sala,  është përzgjedhur ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji për vitin 2026, një listë e publikuar nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas incidentit me Aida Dërgutin në shesh, Policia suspendon dy zyrtarë për 48 orë

    Pas incidentit me Aida Dërgutin në shesh, Policia suspendon dy zyrtarë për 48 orë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Policia arrestoi veteranin e UÇK-së, kjo është parulla që e vendosi ai më herët kundër Gërvalles

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Diplomati austriak Wolfgang Petritsch për Hashim Thaçin: Kisha përshtypjen se ishte i ngrirë nga frika

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Befason Nait Hasani, tregon me emër kush e vrau veprimtarin e LDK-së

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Pretendimi për një “aktakuzë të re sekrete” në Hagë, Prokuroria jep përgjigje

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë