Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga futbolli deri në Hënë: Pesë gjërat që pritet ta veçojnë vitin 2026

02/01/2026 - 12:15
në Kuriozitete, Sport
A A
Nga futbolli deri në Hënë: Pesë gjërat që pritet ta veçojnë vitin 2026
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Viti 2026 premton shumë gjëra, përfshirë udhëtime rreth Hënës, bukuri futbolli dhe një betejë për kontrollin mbi Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këto janë pesë gjëra që do ta veçojnë 2026-shin:

Klima: A do të veprojë bota?

Bota tashmë po përjeton temperatura rekorde, dhe gjasat janë që gjendja të përkeqësohet edhe më shumë në vitin 2026.

Viti i kaluar ishte më i nxehti i regjistruar deri më tani, por OKB-ja thotë se shanset janë 80 për qind që të paktën një vit do të jetë edhe më i nxehtë deri në vitin 2029.

Si do të reagojnë shtetet? COP30 në Brazil tregoi së fundmi se multilateralizmi në veprimet për klimën nuk ka vdekur, pavarësisht bojkotit nga SHBA-ja dhe konflikteve gjeopolitike.

“Viti 2026 duhet të jetë viti në të cilin diplomacia ndërkombëtare për klimën e rishpik veten”, tha Rebecca Thissen nga Climate Action Network.

“Ato [COP-et] nuk janë qëllim në vetvete, por një pikë kulmore në një agjendë politike ndërkombëtare që ka urgjentisht nevojë të harmonizohet”, shtoi ajo.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet numrit të vendeve që do t’i përgjigjen ftesës së Kolumbisë për konferencën e parë ndërkombëtare mbi heqjen graduale të karburanteve fosile, që do të mbahet në prill.

Aleksandar Rankovic, drejtor i institutit kërkimor The Common Initiative, u shpreh i zhgënjyer nga rezultatet e COP30 dhe pyeti nëse “rebelimet e udhëhequra nga Gjenerata Z, që janë shfaqur në mbarë botën, do të fillojnë të luftojnë edhe për klimën” në vitin 2026.

Kupa më e madhe e Botës

Kupa e Botës, më e madhja në histori, do t’i ketë 48 shtete pjesëmarrëse në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, nën vëzhgimin e presidentit Donald Trump.

Ngjarja më e ndjekur sportive në botë do të zhvillohet për gati gjashtë javë, nga 11 qershori deri më 19 korrik, dhe ndeshjet do të luhen në 16 stadiume, prej të cilave 11 janë vetëm në SHBA.

Në fushë, një skuadër shumë e talentuar franceze, e udhëhequr nga Kylian Mbappe, do të jetë e vendosur të hakmerret për humbjen ndaj Argjentinës së Lionel Messit në finalen e vitit 2022 në Katar, por edhe Spanja ka pritshmëri të larta.

Ndërkohë, Kosova synon pjesëmarrjen në Kupën e Botës për herë të parë në historinë e vet të re. Ajo do t’i mposhtë Sllovakinë dhe Turqinë apo Rumaninë në mars për ta arritur këtë.

Cristiano Ronaldo, i cili do të jetë 41 vjeç kur të nisë turneu, ka deklaruar se kjo do të jetë Kupa e tij e gjashtë e Botës dhe e fundit, dhe do të donte shumë ta kurorëzonte karrierën me titullin e parë botëror për Portugalinë.

Kepi i Gjelbër, Uzbekistani dhe shteti ishullor i vogël i Curaçaos janë ndër vendet që do të marrin pjesë për herë të parë.

Tifozët mund të përballen me çmime shumë të larta biletash për ndeshjet më popullore në këtë Botëror.

Gaza, Izraeli dhe e ardhmja e Netanyahut

Trysnia amerikane çoi në një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA e fuqi të tjera – i cili hyri në fuqi më 10 tetor, pas dy vjetëve luftë.

Armëpushimi është shumë i brishtë, dhe plani i Trumpit për paqe për Rripin e Gazës lë shumë çështje të pazgjidhura, si fazat e ardhshme të tërheqjes së ushtrisë izraelite, rindërtimi i territorit palestinez dhe qeverisja e tij në të ardhmen.

Duke miratuar zyrtarisht planin e Trump, Këshilli i Sigurimit i OKB-së hodhi themelet për vendosjen e një force ndërkombëtare në Gazë, diçka që, në thelb, as Izraeli dhe as Hamasi nuk e dëshirojnë.

Lëvizja islamiste palestineze refuzon të çarmatoset sipas kushteve të vendosura nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kërcënon se do të rifillojë luftimet nëse Rripi i Gazës nuk demilitarizohet përmes diplomacisë.

Tani 76 vjeç, Netanyahu synon të garojë sërish në zgjedhjet që duhet të mbahen jo më vonë se nëntori i vitit 2026.

Koalicioni i tij shumëpartiak, i cili aktualisht mban vetëm 60 nga 120 vendet në Parlament, mbetet i brishtë.

Një shumicë e madhe izraelitësh dëshirojnë që Netanyahu të mbahet përgjegjës për dështimet që çuan në sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023, i cili ndezi luftën në Gazë.

Një shumicë relative gjithashtu kundërshton dhënien e faljes presidenciale që ai kërkoi në fund të nëntorit, në përpjekje për t’i dhënë fund proceseve të gjata gjyqësore për korrupsion.

Si pasojë, Netanyahu mund të tundohet të zgjedhë opsionin ushtarak kundër Hamasit në Gazë, ose Hezbollahut në Liban, për të mbajtur në krah aleatët e tij të ekstremit të djathtë dhe për të siguruar “fitoren totale” që u ka premtuar izraelitëve.

Kontrolli i Kongresit të SHBA-së

Derisa votuesit përgatiten për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA në vitin 2026, pesha e tyre nuk mund të jetë më e madhe seç është për Trumpin, për Kongresin dhe për vendin.

Trump nuk është në fletëvotim, por një rezultat i fortë republikan do të konfirmonte autoritetin e tij përtej Shtëpisë së Bardhë.

Nëse kandidatët e tij të preferuar dështojnë, kjo mund të zbulojë çarje në lëvizjen e tij dhe të komplikojë çdo plan te ardhshëm.

Ndërkohë, republikanët kanë kontroll të brishtë mbi Kongresin.

Shumicat minimale në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat varen nga mbrojtja e zonave elektorale me përfaqësues te cenueshëm në shtete kyçe si Miçigani, Karolina e Veriut dhe Ohajo.

Presidenti Trump po përdor të gjitha mjetet për të siguruar që mbështetësit e tij të dalin masivisht në votime.

Demokratët e shohin një mundësi, veçanërisht pasi partia në pushtet zakonisht humb vende në zgjedhjet e mesmandatit.

Parashikimet sugjerojnë se republikanët mund ta kenë të vështirë ta mbajnë Dhomën, dhe demokratët po synojnë gjithashtu katër vende në Senat për ta marrë kontrollin.

Ndërsa kontrolli i plotë republikan do t’i lejonte Trumpit të forconte trashëgiminë e tij politike, kontrolli demokrat i njërës prej dhomave do ta ngadalësonte agjendën e tij dhe me gjasë do ta përfshinte administratën e tij në hetime.

Astronautë rreth Hënës

Politikanët dhe entuziastët ëndërrojnë ditën kur njerëzit do të ecin sërish në Hënë.

Edhe pse kjo nuk ka gjasa të ndodhë vitin e ardhshëm, NASA po planifikon një mision me ekuipazh që do të fluturojë rreth satelitit të Tokës, pasi misioni Artemis II, i vonuar prej kohësh, është planifikuar të nisë jo më vonë se prilli.

Ky do të ishte një hap i madh drejt rikthimit të amerikanëve në sipërfaqen hënore, një synim i caktuar nga Trumpi gjatë mandatit të tij të parë.

Kina synon të zbresë në Hënë deri në vitin 2030 dhe po bën gjithashtu përparime.

Misioni i saj Chang’e 7 pritet të lëshohet në vitin 2026 për eksplorimin e polit jugor të Hënës, ndërsa testimi i anijes së saj me ekuipazh Mengzhou është planifikuar për vitin e ardhshëm.

India, e cila dërgoi një robot në Hënë në vitin 2023, është një tjetër vend me synime të mëdha për eksplorimin hapësinor, duke planifikuar të dërgojë një astronaut në orbitë në vitin 2027./REL

JU REKOMANDOJMË

Miqësorja Çeki-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

“Dardanët” me fanella të reja, Kosova sot luan kundër Çekisë
31/05/2026 - 16:02

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sot ndeshjen e parë miqësore në kuadër të grumbullimit të muajit qershor. Nga ora 16:00, “Dardanët” do të përballen me Çekinë në...

Më shumëDetails

Guardiola emocionon me reagimin: Një djalë tullac që fitoi disa trofe

Operohet Pep Guardiola, do t’i mungojë për një kohë Man Cityt
31/05/2026 - 13:59

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka reaguar me emocione pas vendimit të klubit për ta nderuar me një tribunë që do të mbajë emrin e tij dhe...

Më shumëDetails

“Dardanët” me fanella të reja, Kosova sot luan kundër Çekisë

“Dardanët” me fanella të reja, Kosova sot luan kundër Çekisë
31/05/2026 - 13:57

Kombëtarja e Kosovës sot do të luajë ndeshjen miqësore kundër Çekisë. “Dardanët” kanë udhëtuar drejt Pragës për t’u përballur sërish me kombëtaren çeke, 7 vjet pasi kishin luajtur...

Më shumëDetails

Mediat Spanjolle “masakrojnë” Mbappen pas suksesit historik të PSG-së

Kylian Mbappe merr propozimin e “çmendur”
31/05/2026 - 13:55

Tri nga gazetat më të mëdha sportive në Spanjë kanë komentuar suksesin e Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, duke e lidhur atë me largimin e Kylian Mbappes...

Më shumëDetails

Vitinha shpallet lojtari i ndeshjes, në finale ndaj Arsenalit

Vitinha shpallet lojtari i ndeshjes, në finale ndaj Arsenalit
30/05/2026 - 22:13

UEFA ka shpallur “Lojtarin e Ndeshjes” të finales së Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe Paris Saint-Germainit. Çmimi si “lojtari më i mirë” i finales i shkoi mesfushorit...

Më shumëDetails

“E kuptova që ishte ai kur pashë kamerat”- Shpëtoi jetën e Schumacher, flet pas 12 vitesh piloti i helikopterit

“E kuptova që ishte ai kur pashë kamerat”- Shpëtoi jetën e Schumacher, flet pas 12 vitesh piloti i helikopterit
30/05/2026 - 19:11

Pas më shumë se një dekade heshtjeje, piloti i helikopterit që transportoi legjendën e Formula 1, Michael Schumacher, drejt spitalit pas aksidentit të rëndë në ski, ka rrëfyer...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Ju vraft Zoti e Allahu”, Kurti keqpërdor vajzën e vogël në Vushtrri

    “Ju vraft Zoti e Allahu”, Kurti keqpërdor vajzën e vogël në Vushtrri

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Pse Albin Kurti dëshiron t’i shpëtojë nga falimentimi “Prishtina Ticket (GP Aviation) dhe kompaninë e djalit të axhës së Luan Dalipit?

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Hamza vazhdon avazin e politikës së “vjetër”, në sallën gjysmë të zbrazur tenton t’i josh mësimdhënësit me premtime për rritje të pagave

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • PDK e udhëhoqi rreth 20 vite komunën, po Bedri Hamza mblodhi vetëm rreth 200 persona në tubimin në Shtime

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Naim Hajra e Vjosa Osmani marrin mbështetje të fuqishme në Mitrovicë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë