Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qëndrimi amerikan: Asociacioni s’duhet të jetë shtet brenda shtetit

05/08/2022 - 16:20
në Kryesore, Lajme
A A
Qëndrimi amerikan: Asociacioni s’duhet të jetë shtet brenda shtetit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar thotë se qëndrimi i ShBA-së sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është se s’duhet të jetë shtet brenda shtetit.

Megjithatë, Escobar tha se shefi i diplomacisë amerikane, Antony Blinken u ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani në takimin që ka pasur në Departamentin e Shtetit se duhet të nisë diskutimi për Asociacionin, transmeton Gazeta Express.

“Ne besojmë se ka një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave të makinave. Besoj se jemi afër zbatimit e udhërrëfyesit për energjinë në veri, jemi afër nënshkrimit të marrëveshjes për të pagjeturit dhe shpresoj që palët do ta nënshkruajnë këtë marrëveshje shumë shpejt. Dhe sikurse sekretari [amerikan i Shtetit, Antony]Blinken u tha presidentes [Vjosa Osmani] dhe [Albin Kurti] kryeministrit të Kosovës kur ishin në SHBA, ne duhet të nisim diskutimin për Asociacionin”, tha ai.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Escobar tha se qëndrimi i SHBA-së është që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, por tha se duhet të ketë diskutim për çështjen e Asociacionit, që të mos bie ndesh me ligjet.

“Ne kemi qenë të qartë se palët janë pajtuar më herët për Asociacionin, prandaj duhet të diskutohet. Megjithatë, Asociacioni nuk duhet të ndërhyjë, nuk duhet të bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të krijojë probleme në funksionalitetin e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti”, deklaroi ai.

Escobar tha se ka modele të shumta evropiane, ku minoritetet mund të mbrojnë trashëgiminë e tyre kulturore dhe gjuhën amtare, por pa shkelur kornizën kushtetuese të vendit ku jetojmë.

“Ne duam të gjejmë disa prej këtyre shembujve, dhe ndoshta edhe t’i përdorim si udhëzues për të zbatuar Asociacionin. Prandaj, kam shpresë se mund t’i diskutojmë këto në Bruksel më vonë gjatë këtij muaji”, shtoi ai.

JU REKOMANDOJMË

‘‘Jo në emrin tim’’, foto nga protestat në Gjermani, Zvicër e Suedi kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së

‘‘Jo në emrin tim’’, foto nga protestat në Gjermani, Zvicër e Suedi kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së
03/10/2026 - 23:01

Protesta kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, ditën e sotme janë zhvilluar edhe në shtetet e Evropës, si në Gjermani, Suedi e Zvicër. Platforma ‘Liria ka Emër’, ka...

Më shumëDetails

Takimet me Hamzën e Abdixhikun, Ramadani: Lojë e Kurtit që s’ka qëllime të sinqerta

Takimet me Hamzën e Abdixhikun, Ramadani: Lojë e Kurtit që s’ka qëllime të sinqerta
03/10/2026 - 22:24

Takimet me Hamzën e Abdixhikun, Ramadani: Lojë e Kurtit që s’ka qëllime të sinqerta, jam për Ligjin por jo pazaret Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur...

Më shumëDetails

Williamson paralajmëron fundin e punës së Gjykatës Speciale: Nuk pres vazhdim të hetimeve

Williamson paralajmëron fundin e punës së Gjykatës Speciale: Nuk pres vazhdim të hetimeve
03/10/2026 - 22:06

Ish-kryeprokurori i Task Forcës Speciale Hetimore, Clint Williamson, ka deklaruar se pret që puna kryesore e Dhomave të Specializuara të Kosovës të përfundojë me aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit,...

Më shumëDetails

27 nëntori, afati i Apelit, juristët skeptikë për ndryshimet ligjore

27 nëntori, afati i Apelit, juristët skeptikë për ndryshimet ligjore
03/10/2026 - 21:58

Derisa 27 nëntori po afrohet, afati i caktuar nga Trupi Gjykues i Apelit për dorëzimin e njoftimeve për apelimin e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Partia Demokratike e...

Më shumëDetails

Ligjet e rëndësishme mbesin pezull, kërkohet miratimi i tyre para 6 tetorit

Ligjet e rëndësishme mbesin pezull, kërkohet miratimi i tyre para 6 tetorit
03/10/2026 - 21:28

Kur afati për zgjedhjen e presidentit po ngushtohet, projektligje të rëndësishme që prekin jetën e qytetarëve kanë mbetur pa u miratuar.Në rast se nuk ka zgjidhje politike, këto...

Më shumëDetails

Ngërçi për Specialen dhe Presidentin, Kryesia dhe GP i PDK’së mblidhen nesër në ora 14:00

Ngërçi për Specialen dhe Presidentin, Kryesia dhe GP i PDK’së mblidhen nesër në ora 14:00
03/10/2026 - 21:19

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Kryesia e kësaj partie do të mblidhen nesër në një takim të përbashkët. Mbledhja do të zhvillohet nga ora 14:00...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    560 Shpërndaje
    Shpërndaje 224 Tweet 140
  • Biznesmeni Haliti në videot e Adrian Hilës?

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

    503 Shpërndaje
    Shpërndaje 201 Tweet 126
  • “Kur jetoja në shtëpinë e familjes Hila”, Vesa Smolica thyen heshtjen, i shkruan gjerë e gjatë gruas së Adrian Hilës

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    1584 Shpërndaje
    Shpërndaje 634 Tweet 396

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë