Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive: Ja dosja e Prokurorisë për skandalin e certifikatave për armë të lëshuara nga menaxheri i “Reload” përmes ryshfetit (Dokument)

20/01/2026 - 17:54
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Ekskluzive: Ja dosja e Prokurorisë për skandalin e certifikatave për armë të lëshuara nga menaxheri i “Reload” përmes ryshfetit (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore Prishtinë dhe me urdhër të Gjykatës Themelore Prishtinë, dje kanë zhvilluar kontrolle në katër lokacione të ndryshme. Gjatë këtij aksioni ishin arrestuar katër persona, dy zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe dy punëtorë të kompanisë (poligonit të armëve) Reload Sh.P.K. I gjithë aksioni kishte në focus keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe marrjen e ryshfetit në lidhje me lëshimin e certifikatave për armë.

Hetimi për këtë rast kishte filluar në muajin dhjetor, i cili ishte koduar si “Veterniku”, i cili ka rezultuar me zbulimin e një skemë korruptive brenda Departamentit për Siguri Publike në MPB, pasi që Besim Haziri dhe Sanije Behrami, anëtarë të komisionit shtetëror, dyshohen se në këmbim të ryshfetit kanë lëshuar certifikata për armë pa i nënshtruar kandidatët asnjë testi apo trajnimi.

Zyrtarët e MPB-së që u arrestuan nën dyshimin  për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” janë Besim Haziri – kryesues i komisionit për dhënien e provimit profesional për armë, dhe Sanije Behrami – anëtare e këtij komisioni.

Veriu.info ka siguruar kërkesën e prokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Besim Jakupi, kundër të pandehurve, Faton Gerbeshi – menaxher në poligonin Reload, Mehmet Gerbeshi, Besim Haziri – zyrtar i MPB-së dhe Sanije Behrami – zyrtare e MPB-së.

Sipas dosjes së prokurorit Besim Jakupi, Faton Gerbeshi në cilësinë e menaxherit në poligonin “Reload”, me datë 10.12.2025 rreth orës 13:00 në parkingun e Restaurant “Etno Kuca në Graçanicë, në mënyrë të drejtpërdrejt ryshfet 600 euro për t’ siguruar një personi tri certifikata për armë të ndryshme.

“... ashtu që nga kandidati – dëshmitari A. B. merr shumën në vlerë prej 600 euro e cila shumë deshmitarit i sigurohet nga Fondi Policisë bazuar ne zbatimin e masës se veçantë hetimore, te cilën shumë i pandehuri e merr në emër të ryshfetit dhe si kundërvlerë ge te njëjtit t’ia sigurojë certifikatat e lejes së armës pa prezencën fizike tij në proces të testimit dhe gjuajtjes.Pastaj me datë 22.12.2025 në vendin e quajtur “Veternik tek drutë”, në veturën e vet të modelit “Audi Q7″ ngjyrë e bardhe, i jep deshmitarit tri certifikatat e aftësimit për përdorim të armëve të zjarrit si në vijim Armë e giatë zjarri me vjaska” me numër 6068/25 e datës 16.12.2025, Armë e gjatë zjarri pa vjaska'” me numër 6294/25 e datës 16.12.2025, si dhe Armë e shkurte zjarri me numër 7566/25 e datës 16.12.2025, pa ju nënshtruar trajnimeve dhe provimit teorik dhe praktik profesional sipas Ligjit Nr.05/L-022 për armë dhe nenit 10 të UA (MPB) Nr. 10/2016 për aftësimin teorik dhe praktik pěr armë, provimin profesional, si dhe verifikimin e kualifikimit te instruktoreve”, thuhet në kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin Faton Gerbeshi, duke i cilësuar këto veprime si kryerje e veprës penale pranim i ryshfetit në sektorin privat.

Roli i Besim Hazirit dhe Sanije Behramit, zyrtarëve të MPB-së

Në dosjesn e siguruar nga Veriu.info, thuhet se zyrtarë e  Departamentit për Siguri Publike në MPB, Besim Haziri dhe Sanije Behrami, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke mundësuar një personi pajisjen me certifikata për armë pa asnjë procedurë ligjore, pasi që të njëjtit ishin përgjegjës për vërtetimin e aftësimit teorik dhe praktik të kandidatëve për armë.

Sipas dosjes të siguruar nga Veriu.info, Haziri dhe Behrami kanë lëshuar certifikatat me numra serikë 6068/25, 7566/25 dhe 6294/25 me datë 16 dhjetor 2025, duke konfirmuar rrejshëm se kandidatët kanë kaluar testet në Departamentin për Siguri Publike.

“Ekziston dyshimi i bazuar së të pandehurit Besim Haziri dhe Sanije Behrami në cilësin e personave zyrtar, i pandehuri Besim kryesues i komisionit dhe e pandehura Sanije anëtare e komisionit për mbajtjen e provimit profesional të aftësimit për përdorim të armëve të zjarrit në Departamentin për Siguri Publike, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, kanë vepruar në bashkryerje, me dashje e me qëllim të përfitimit pasuror për vete dhe personin tjetër tani të pandehurin Faton Gerbeshi, dhe me ketë nuk i përmbushin detyrat zyrtare, në atë mënyrë që pasi fillimisht i pandehuri Faton kishte vepruar si në pikën I te dispozitivit, më pas të pandehurit në cilësi të personave zyrtarë më datën 16,12.2025 me rastin e mbajtjes së provimeve teorike dhe praktike dukë qenë në dijeni se deshmitari Afrim nuk i ishte nënshtruar fare procedurave testuese, në emër të të njëjtit i lëshojnë trí (3) Certifikata të aftësimit për përdorimin e armëve të zjarrit dhe atë: Armë e gjatë zjarri me vjaska me numër 6068/25 e datës 16.12.2025, Armë e gjatë zjarri pa vjaska me numër 6294/25 e dates 16.12,2025, si dhe Armë e shkurtë zjarri me numër 7566/25 e datës 16.12.2025 pa ju nënshtruar provimit teorik dhe praktik profesional, duke vepruar kështu në kundërshtim me Ligjin për armë dhe Udhëzimin Administrativ 10/2016 për afëtsimin teorik dhe praktik për armë”, thuhet në dosjen e prokurorit, i cili konsideron që me këto veprime Besim Haziri dhe Sanije Behrami kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”.

Prej 500 deri në 600 euro ryshfet për Faton Gerbeshi e Mehmet Gerbeshi

Hetimet e krimeve ekonomike zbulojnë se kjo dyshohet të jetë një skemë e mirëfilltë korruptive ku zyrtarët e MPB-së kanë bashkëvepruar me menaxherët e poligonit “Reload”, Faton Gerbeshi e Mehmet Gerbeshi. Në dosje specifikohet se shumat e pranuara si ryshfet silleshin nga 500 deri në 600 euro për person.

Në njërën nga ngjarjet e dokumentuara me masa të fshehta, dëshmitari (burimi i koduar) ka pranuar certifikatat e nënshkruara nga zyrtarët e MPB-së pa shkelur fare në zyrat e tyre apo në poligon për test.

“Ekziston dyshimii bazuar së të pandehurit Faton në cilësinë e menaxherit në Poligonin “Roland” dhe i pandehuri Mehmet në cilësinë e shitësit në Poligonin “Reload”, nga data 26.12.2025 rreth orës 15:48 e në vazhdimësi deri më datën 30,12,2025 rreth orës 16:46, duke vepruar në bashkëkryerje në mënyrë të drejtpërdrejt marrin dhuratë të pa merituar me qëllim që të veprojnë në shkelje të detyrës ose të funksionit të tyre gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike, në atë mënyrë që i pandehuri Mehmet i’a mundëson personit me nofkën “Besi” që të kontaktojë me të pandehurin Faton përmes telefonit të tij dhe të dakordohen që një familjar i “Besit” të pajiset me certifikatat për aftësimin e përdorimit të armëve të zjarri pa i’u nënshtruar trajnimeve dhe provimit teorik dhe praktik profesional sipas legjislacionit ne figi, me pas i pandehuri Faton pērmes telefonit i kërkon te pandehurit Mehmet që nga “Besi” të merr letërnjoftimin dhe shumen në vlere prej 500 euro si kundervlerë për ta pajisur me certifikatat lartcekura, gjithashtu me datë 30,12.2025 rreth ores 14:17, i pandehuri Mehmet i’a mundeson personit me emrin “Lavdim” që të kontaktojë me të pandehurin Faton permes telefonit të tij dhe te dakordohen ně měnyrë që Lavdimi të pajiset me certifikatat për aftësimin e përdorimit pěr arme zjarri pa iu něnshtruar trajnimeve dhe provimit teorik dhe praktik profesional sipas legjislacionit në fuqi, më pas Fatoni përmes telefonit të njëjtën datë në ora 14:32 i kërkon Mehmetit që ta nxjerr Lavdimin jashtë poligonit dhe te i`a merr shumën në vlere prej 500 euro si kundërvlerë për ta pajisur me certifikatat e lartcekura dhe si rrjedhoje të njëjtën datë në ora 16:46 i pandehuri Faton i kërkon përmes telefonit Mehmetit që te i’a len 4-tra ( 400 euro) tek Liridona në recepsionin e Roland e me pas Mehmeti i thotë që të takohen jashtë për te njëjtën çeshtje”, thuhet në dosjen e prokurit Besim Jakupi, i cili konsideron se me këto veprime Faton Gerbeshi e Mehmet Gerbeshi kanë kryer veprën penale pranim i ryshfetit në sektorin privat.

Prokurori i rastit ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, duke argumentuar se lirimi i tyre do të rrezikonte procesin hetimor dhe do të lejonte asgjësimin e provave zyrtare në MPB.

“Zyrtarët kanë pasur qasje në dokumente zyrtare dhe ekziston rreziku real se ata mund të koordinojnë deklaratat e tyre me qëllim që t’i shmangen përgjegjësisë penale,” thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Megjithatë, gjykata ka vendosur masën e arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarve.

Përveç dëshmive të burimeve, Prokuroria posedon: Transkriptet e bisedave ku flitet për shumat e parave dhe “kryerjen e punës” brenda dy javësh, CD me video-incizime të ndjekjes dhe dorëzimit të dokumenteve të siguruara nga MPB, dhe raportet e kontrollit ku u gjetën dosje të kandidatëve që dyshohet se u trajtuan në formë të njëjtë korruptive dhe dëshminë e dëshmitarit A.B. (emër i njohur për redaksinë), të cilën e gjeni më poshtë.

 

 

 

JU REKOMANDOJMË

Osmani tregon për pyetjen që ia bëri presidenti Trump për Kosovën

Osmani tregon për pyetjen që ia bëri presidenti Trump për Kosovën
23/05/2026 - 00:40

Osmani tregon për pyetjen që ia bëri presidenti Trump për Kosovën  22.05.2026 23:35 Presidenti Donald Trump dhe presidentja Vjosa Osmani gjatë takimit për nisjen e iniciativës Bordi i...

Më shumëDetails

“Kungja, tamël e kifle tash edhe vitra” Syla: Nëse Kosova është kaq e ligë me e shitë votën për 100 euro, le ta shesin

“Kungja, tamël e kifle tash edhe vitra” Syla: Nëse Kosova është kaq e ligë me e shitë votën për 100 euro, le ta shesin
23/05/2026 - 00:36

Gazetari Valon Syla, ka komentuar vendimin e qeverisë për ndarjen e 100 eurove për disa kategori. Ai ka deklaruar se, politika e VV’së është politikë e ‘’tamlit dhe...

Më shumëDetails

Kryeministrja e Japonisë: Mbështesim fuqishëm anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryeministrja e Japonisë: Mbështesim fuqishëm anëtarësimin e Shqipërisë në BE
22/05/2026 - 22:48

Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, ka deklaruar mbështetjen e plotë të vendit të saj për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, gjatë një fjale pas ceremonisë zyrtare të...

Më shumëDetails

Vuçiqi i thur lavde Trump: Serbia mund të jetë përparësi strategjike për SHBA-në

Vuçiqi i thur lavde Trump: Serbia mund të jetë përparësi strategjike për SHBA-në
22/05/2026 - 22:33

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia e kupton vizionin e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe shtoi se kreu i Shteteve të Bashkuara dhe bashkëpunëtorët e tij...

Më shumëDetails

Jam zhgënjyer me besëpremjen”- Osmani: Kurti në dhjetor tha se do të vazhdonim bashkë edhe për 15 vite

Jam zhgënjyer me besëpremjen”- Osmani: Kurti në dhjetor tha se do të vazhdonim bashkë edhe për 15 vite
22/05/2026 - 22:13

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, e ftuar në emisionin “Politiko”, ka komentuar edhe situatën politike dhe prishjen e marrëdhënieve me Albin Kurti. Osmani...

Më shumëDetails

“Ju lutemi jepjani një shans” – Osmani: Kam kërkuar me ngulm nga SHBA që ta takojnë Kurtin

“Ju lutemi jepjani një shans” – Osmani: Kam kërkuar me ngulm nga SHBA që ta takojnë Kurtin
22/05/2026 - 21:53

Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj kritikave për vizitat dhe deklaratat e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Gjykata Komerciale ndalon keqpërdorimin e Artmotion Sh.P.K me të drejtat ekskluzive të Telekomit për Kampionatin Botëror 2026

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Futën qytetaren në kredi 25 mijë euro pa dijeninë e saj, arrestohen menaxheri dhe analisti i ‘Ziraat Bank’ (Emrat)

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Lajm jo i mirë: Ky është çmimi i naftës për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Anita shpërthen në lot duke folur për djalin e Hashim Thaçit dhe personat që e shanë familjen Haradinaj

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë