Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Fati Im” apo fati i ministrit? MSh bëhet ‘mburojë’ e spitalit privat ku punon “Zonja e Parë” e shëndetësisë, del kundër inspektores së vet që gjeti shkeljet me licencim

24/01/2026 - 19:20
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
“Fati Im” apo fati i ministrit? MSh bëhet ‘mburojë’ e spitalit privat ku punon “Zonja e Parë” e shëndetësisë, del kundër inspektores së vet që gjeti shkeljet me licencim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info sot ka publikuar një artikull të bazuar në dokumente zyrtare të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, ku tregohet se me raportin e inspektimit të datës 24 nëntor 2025 ishte konstatuar se spitali privat special “Fati Im” ishte licencuar kundërligjshëm në 6 veprimtari shëndetësore nga Bordi për Licencimin e Institucioneve Private Shëndetësore.

Skandali me licencimin e “Fati Im”, Inspektorati: Bordi i MSh-së e licencoi kundërligjshëm, siguria e pacientëve dhe embrioneve e shpëtuan nga mbyllja (Dokument)

Mirëpo, ky lajm i publikuar duke u mbështetur në dokumente zyrtare të tyre, nuk i ka pëlqyer Ministrisë së Shëndetësisë, e cila ka zgjedhur një rrugë interesante për t’u përgjigjur.

Në vend që të merrte masa ndaj spitalit “Fati Im” dhe Bordit për Licencimin e tij, Ministria që udhëhiqet nga Arben Vitia ka reaguar duke i shpallur të ‘gabuara’ gjetjet e inspektores të evidentuara përmes procesverbalit dhe raportit të inspektimit.

Reagim “copy-paste” nga rrjetet sociale: A u bë Ministria e Shëndetësisë zëdhënëse e kryetarit të Bordit për të mbuluar shkeljet e evidentuara nga Inspektorati me licencimin e spitalit “Fati Im”?

Në këtë “luftë” të brendshme, Ministria kishte goditur organin e vet, Inspektoratin Shëndetësor, duke i dalë në mbrojtje Bordit për Licencim të kësaj ministrie.

Por duket se ky rreshtim i Ministrisë së Shëndetësisë krah Bordit për Licencim dhe spitalit privat “Fati Im”, mund të mos jetë shumë parimor.

Burime të Veriu.info nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë kjo ministri po e mbron Bordin për Licencimin e Institucioneve Private Shëndetësore, për faktin se në spitalin që inspektorja ka konstatuar se është licencuar kundërligjshëm me gjashtë (6) veprimtari shëndetësore, duke gjetur edhe parregullsi të tjera të funksionimit të tij, punon gruaja e ministrit Arben Vitia.

Screen: 24.01.2026
Screen: 24.01.2026

Me një kërkim në faqen e spitalit special “Fati Im”, Veriu.info ka gjetur se aty punon specialistja e neonatologjisë, Merita Vitia, që është gruaja e ministrit në detyrë të Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia.

Merita Vitia kishte punuar edhe vite më parë në këtë spital privat, ku shihet edhe nga postimet në rrjete sociale të saj dhe të spitalit.

Në deklarimin e pasurisë nga Arben Vitia për vitin 2020, ai kishte raportuar si të hyra  pagën e bashkëshortes nga spitali ‘Fati Im” në vlerë mujore prej 1 mijë e 500 euro, ndërsa në deklarimet e pasurisë për vitet 2023 dhe 2024 Arben Vitia kishte deklaruar se bashkëshortja e tij merr pagë vetëm në “Oliver Medical”.

JU REKOMANDOJMË

Jasharaj: Ditët më të këqija i kaluam me Nagavcin, me Çekun dialogu ka nisur

Kryesindikalisti Rrahman Jasharaj: Kam frikë se do të përsëritet situata e 2022-tes me grevë në arsim
13/09/2026 - 09:10

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se dialogu me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ka filluar me ministrin Hajrullah...

Më shumëDetails

Gjendet pa shenja jete një burrë në Ferizaj, viktima dyshohet se kishte…

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
13/09/2026 - 08:57

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë është njoftuar për një vdekje të dyshimtë në Ferizaj. Në trupin e viktimës, sipas policisë, dyshohet se kishte shenja dhune. Trupi...

Më shumëDetails

OVL-UÇK: Vendimi lirues për ish-krerët e UÇK-së do t’ia zbardhte fytyrën drejtësisë ndërkombëtare

Reagon OVL-UÇK: Kurti dhe Osmani me arrogancën e tyre politike, rrënuan raportet me partnerin tonë kryesor
13/09/2026 - 08:44

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Fatmir Sopi, ka thënë se pret një vendim të drejtë nga trupi gjykues në rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke theksuar se sipas...

Më shumëDetails

Rama: Kemi fituar shumë beteja, do ta fitojmë edhe të fundit

Gjenerali Rrahman Rama aderon në Partinë Demokratike të Kosovës
13/09/2026 - 08:35

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama, ka shprehur bindjen se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të shpallen të pafajshëm nga Gjykata Speciale...

Më shumëDetails

Hoxhaj: Mirëmëngjesi për 100 mijë shqiptarët që marshuan me UÇK-në në zemër

Hoxhaj: Mirëmëngjesi për 100 mijë shqiptarët që marshuan me UÇK-në në zemër
13/09/2026 - 08:24

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar një fotografi nga ajri të Marshit për Liri, të mbajtur dje në Prishtinë, ku qytetarët marshuan në sheshet e kryeqytetit në...

Më shumëDetails

Vazhdimi i seancës konstituive sot nga ora 10:00, ky është rendi i ditës

Pikëpyetje për votat e LDK-së për presidentin, dyshime në unitetin e deputetëve
13/09/2026 - 08:03

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë sot, ndërsa në rend të ditës është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit. Seanca është thirrur nga kryetarja e Kuvendit,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Më 27 tetor seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Ish-hulumtuesja në Tribunalin e Hagës jep 3 skenare për vendimin final për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Limaj flet për mospjesëmarrjen e Abdixhikut e Kurtit në Marshin për UÇK’në

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Pas akuzave të rënda ndaj njëri-tjetrit, Osmani tregon se çfarë raportesh ka sot me Kurtin

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • VV-ja tha se nesër voton nënkryetarët e PDK-së dhe LDK-së, Arian Tahiri më 11 gusht kishte paralajmëruar këtë skenar të Kurtit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë