Gazeta Online Veriu.info dje publikoi PAMJE të momentit kur qentë endacakë iu vërsulën një fëmiu në Mitrovicë.
Pas këtij raportimi, sot ka reaguar kryetari i komunës së Mitrovicës, Faton Peci, i cili ka thënë se prania e qenve endacakë është prej shqetësimeve dhe problemeve më akute në qytet.
Ai ka njoftuar se sot u bë inicimi i procedurës për trajtimin e qenve agresivë.
Njoftimi i plotë:
Te dashur qytetarë,
⚠️Një prej shqetësimeve dhe problemeve më akute në qytet ka të bëjë me prezencën e theksuar të qenve agresivë.
✅Angazhimi i ynë është maksimal që këtij problemi të kahmotshëm t’i gjendet zgjidhja. Sot, u bë inicimi i procedurës për trajtimin e qenve agresivë.
Siguria e qytetarëve në radhë të parë














