Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

18/03/2026 - 15:57
në Kryesore, Lajme
A A
VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një incident në komunikacion mes dy qytetarëve ka eskaluar në përleshje fizike, ku është përfshirë edhe një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare. Inspektorati Policor tashmë ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ka ndodhur më 6 mars 2026 në Prishtinë dhe është kapur nga kamerat, pamjet e të cilave janë siguruar nga Gazeta Insajderi.

https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/03/c4918988-c9ad-4188-b817-2a1cecc2ab70-1.mp4

Fillimisht, në konflikt verbal përfshihen dy persona në komunikacion.

Njëri prej tyre, që po lëvizte me një Audi Q3, del nga vetura dhe përballet me qytetarin tjetër.

Situata tensionohet edhe më shumë kur në vendin e ngjarjes ndalet një veturë tjetër e zezë.

Nga ajo zbret polici Kreshnik Mehanja, i cili edhe pse jashtë detyrës zyrtare, ndërhyn në konflikt.

Në momentin kur qytetari tenton të incizojë ngjarjen me telefon, polici reagon duke ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Sipas deklarimit të qytetarit, polici nuk ka njoftuar rastin tek organet kompetente dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, pavarësisht përpjekjeve për ta ndalur.

“Ky në vend me lajmëro rastin në polici ka vazhduara rrugën edhe pse kam tentuar me e ndal“, tha qytetari.

https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/03/0c9d6cdc-87b8-4432-b5a1-387904b91bed.mp4

Se polici është larguar nga vendi pa marrë përgjegjësi shihet edhe në videon tjetër.

Si pasojë e përplasjes fizike qytetari ka pësuar lëndime trupore.

Në pjesën e brendshme të buzës së poshtme vërehet një plagë e hapur, ndërsa në zonën e qafës shihen skuqje dhe gërvishtje.

Çka thotë IPK?

Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar për Insajderin se rasti është duke u hetuar.

Sipas IPK-së hetimet po zhvillohen në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

“Duke ju referuar kërkesës suaj, në këtë fazë IPK ju konfirmon se është duke trajtuar ankesën e qytetarit ndaj zyrtarit policor dhe se veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë ne konsultim me Prokurorin kompetent të Prokurorisë Themelore Prishtinë”.

Tags: IPKKreshnik MehanjaPolici

JU REKOMANDOJMË

Lushtaku: Kuvendi s’është konstituuar, prandaj e kemi dërguar në Kushtetuese, Kurti po i shërben Serbisë

Lushtaku thotë se dyshon nëse Kurti jeton në “univers paralel” ose ka “dozë të lartë humori”
14/09/2026 - 13:31

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, i ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Ai është ndalur te konstituimi i Kuvendit derisa ende nuk është...

Më shumëDetails

Baraliu për ankesën e PDK-së: Gjykata duhet të vendosë shpejt, çështja është urgjente

‘Patjetër’ thotë Baraliu: Zgjedhjet e reja janë afër, tashmë ka shenja të parafushatës
14/09/2026 - 13:19

Gjatë ditës së sotme Partia Demokratike e Kosovës, e përfaqësuar nga kryetari i Grupit Parlamentar, Arian Tahiri, deputeti Përparim Gruda dhe avokati Faton Fetahu, kanë deponuar lëndë në...

Më shumëDetails

Katërshja e gjyqtarëve që do ta përcaktojnë fatin e ish-krerëve të UÇK’së

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
14/09/2026 - 13:11

Më 16 shtator pritet të merret vendimi përfundimtar në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë. Pas 234 ditësh të...

Më shumëDetails

Aktakuzë e re për ish-drejtorin e Bali Muharremajt dhe zyrtarin tjetër në Komunën e Suharekës

Aktakuzë e re për ish-drejtorin e Bali Muharremajt dhe zyrtarin tjetër në Komunën e Suharekës
14/09/2026 - 12:47

Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Suharekës, E.Sh. dhe B.K., nën dyshimin se gjatë menaxhimit dhe mbikëqyrjes së dy kontratave publike kanë pranuar dhe...

Më shumëDetails

Çmimi i naftës arrin rekord në Kosovë, litri shitet deri në 1.90 euro

Ulet çmimi i naftës
14/09/2026 - 12:41

Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar rritje të ndjeshme, duke arritur deri në 1.90 euro për litër në disa pika të shitjes. Kjo është një nga çmimet...

Më shumëDetails

E rëndë | 47-vjeçari ndërron jetë pas kthimit nga Ulqini – familja kërkon të sqarohet shkaku i vdekjes

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
14/09/2026 - 12:11

Një familje në Pejë po përballet me humbjen e papritur të një të afërmi, i cili ka ndërruar jetë mbrëmjen e së dielës në Spitalin e Përgjithshëm, vetëm...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mandati i ri si ministre për Kusari-Lilen, ky është veprimi i parë i saj

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Mësohet arsyeja, ja pse Leonora Jakupi nuk ishte dje në Marshin për Çlirimtarët

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • AfD kundër pavarësisë së Kosovës? Deputeti gjerman sqaron qëndrimin për Kosovën dhe Serbinë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Vuçiq dje foli për pretendime të reja për Thaçin, sot deklarohet për KFOR’in dhe Kosovën

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë