Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Studenti i dalluar la Kosovën për Gjermani: “Më kërkuan të hyja në politikë për t’u punësuar”

21/03/2026 - 13:34
në Lajme
A A
Studenti i dalluar la Kosovën për Gjermani: “Më kërkuan të hyja në politikë për t’u punësuar”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në emisionin “Diaspora” në Klan Kosova, këtë të shtunë ishte i ftuar Ramë Hajraj nga Gjermania. Ndër temat e shumta që u diskutuan, ai tregoi edhe arsyen pse u detyrua të largohej nga Kosova. Sipas tij, nepotizmi në institucionet publike e bëri të pamundur gjetjen e një vendi pune, ndonëse kishte qenë student i dalluar në Universitetin e Pejës.

“Është e vështirë të konceptohet si çështje, meqenëse është një periudhë mjaft delikate. Largimi nga vendi, pavarësisht se është i dhimbshëm, në një anë përbën përpjekje disa vjeçare ndaj një sistemi që nuk të jep hapësirë. Po flasim për konkurse të përsëritura që nuk kanë rezultate dhe kjo ka qenë një ndër pikat kryesore të zhgënjimit tim ndaj këtij sistemi, meqenëse kërkesa e vetme ka qenë që unë të përfshihem politikisht”, tha ai.

Hajraj, që ishte student i dalluar gjatë studimeve, tregon se për t’u punësuar i kërkohej të përfshihej në subjekte politike, gjë që për të ishte e papranueshme.

“Unë mendoj që nëse një person nuk dëshiron të shesë identitetin e tij në raport me një subjekt, atëherë është i lirë të vendosë të jetojë jetën e tij pa imponime politike, për të arritur një qëllim të caktuar. Kjo më ka shtyrë të bëj përpjekje të vazhdueshme për disa vite, për të arritur një pozicion, sado të vogël, që do të më ndihmonte në aspektin e studimeve, qoftë edhe një praktikë në universitet. Nuk merrja përgjigje dhe kjo ishte ajo që më pengoi më së shumti”, deklaroi Hajraj.

Kësisoj, pas përpjekjeve gati 10-vjeçare për të gjetur një vend pune, ai tha se u detyrua të largohej nga Kosova para disa viteve, si pasojë e zhgënjimit nga institucionet vendore.

“Andaj vendosa të vij në Gjermani, të paktën duke konsideruar se mund të kem një mundësi më të mirë jetese këtu, gjë që e kam bërë gjatë gjithë viteve si student në Kosovë. Po flasim për mbi 10 vite përpjekje për të krijuar një sistem ku meritokracia dhe puna jote vlerësohen. Kur kam ardhur këtu, ka qenë një sfidë e madhe, duke filluar nga gjuha, pasi në punët e zakonshme nuk e kam pasur gjuhën si avantazh kryesor”, tha ai ndër të tjera.

Sipas Agjencia e Statistikave të Kosovës, nga viti 2021 deri në vitin 2024, mbi 142 mijë qytetarë të Kosovës janë larguar drejt vendeve më të zhvilluara në kërkim të një jete më të mirë. /Klankosova

JU REKOMANDOJMË

Bordi i Paqes nënshkruan marrëveshjen me Shqipërinë, vlerësohet kontributi i Kosovës

Bordi i Paqes nënshkruan marrëveshjen me Shqipërinë, vlerësohet kontributi i Kosovës
24/10/2026 - 03:08

Bordi i Paqes ka reaguar lidhur me marrëveshjen e nënshkruar sot ndërmjet Shqipërisë dhe Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), duke theksuar se ajo parasheh mbështetje shtesë për operacionet...

Më shumëDetails

Shiroka-Pula takon kryeministrin e Hungarisë

Shiroka-Pula takon kryeministrin e Hungarisë
24/10/2026 - 03:06

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, është takuar me kryeministrin e Hungarisë, Peter Magyar, gjatë vizitës së saj në këtë shtet, ku ka marrë pjesë edhe në shfaqjen solemne...

Më shumëDetails

Kurti udhëheq mbledhjen e LVV-së, ja çfarë u diskutua

Kurti udhëheq mbledhjen e LVV-së, ja çfarë u diskutua
23/10/2026 - 22:57

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sonte një mbledhje të përbashkët me drejtuesit e Qendrave të saj në Kosovë dhe në mërgatë, ku ndër të tjera është diskutuar edhe për...

Më shumëDetails

Tirana në qetësi, të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa incidente

Tirana në qetësi, të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa incidente
23/10/2026 - 22:34

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard, qëndruan aty disa orë pa krijuar incidente me...

Më shumëDetails

Haxhiu: Kuvendi do të vendosë nëse do të ketë Ligj për Specialen, sipas një vendimi të Kushtetueses ai s’mund të ndryshohet

Haxhiu: Kuvendi do të vendosë nëse do të ketë Ligj për Specialen, sipas një vendimi të Kushtetueses ai s’mund të ndryshohet
23/10/2026 - 22:24

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se institucioni që drejton do të vendosë nëse do të ketë ose jo Ligj për Gjykatën Speciale, kjo pas...

Më shumëDetails

Maqedonci: Investimet në FSK mbeten prioritet

Maqedonci: Investimet në FSK mbeten prioritet
23/10/2026 - 22:11

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke nisur rrugëtimin e tyre në shërbim të Republikës së Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Ejup...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Nis intervistimi i Gani Gecit në Prokurori

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • “Grupi Parlamentar” i PDK i kërkoi Presidentes ta tërheqë ligjin, Gruda doli kundër, Çitaku e mbështet me “like”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Rrustemi pas kthimit të Ligjit për Specialen: Kuvendi i ka dy opsione

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë