Ekonomisti Vigan Qorrolli ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me premtimet e dikurshme për uljen e çmimeve, duke i krahasuar ato me zhvillimet aktuale ekonomike.
Qorrolli theksoi se, përkundër zotimeve për çmime më të ulëta të produkteve bazë, vendi është përballur me rritje të inflacionit dhe importe të larta nga Serbia, të cilat sipas tij kanë ndikuar negativisht në mirëqenien e qytetarëve.
Ai shtoi se inflacioni po rëndon jetën ekonomike në Kosovë, duke vënë në pikëpyetje realizimin e premtimeve të bëra më herët.












