Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Situata do të agravohet, tensioni mes Kurti e Osmanit – i pashmangshëm”/ Analisti zbulon arsyet e prishjes së raporteve mes tyre

22/03/2026 - 21:39
në Lajme, Pa kategori
A A
“Situata do të agravohet, tensioni mes Kurti e Osmanit – i pashmangshëm”/ Analisti zbulon arsyet e prishjes së raporteve mes tyre
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti politik, Afrim Kasolli, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur për mos kandidimin e Vjosa Osmani për presidente nga VV dhe prishjen e raporteve të saj me Kurtin.Ai ka thënë se Osmani nuk ka qenë neutrale gjatë mandatit të saj, derisa ka anuar nga Vetëvendosje në shumë çështje.

“Nuk ishte befasi deklarimi i zonjës Osmani në atë që ka ndikuar prej një pozite e cilat duhet të jetë neutrale me të gjitha subjektet politike dhe ta përfaqësojë unitetin e popullit të Kosovës, e njëjta vazhdimisht ka anuar sipas preferencave të ish qeverisë Kurti 2, të VV-së, janë raste të shumta, që nga shkarkimi i zonjës Daka, mos dekretimi i kryeprokurorit të shtetit, dhe madje ishte ajo që kishte nisur një sulm brutal ndaj Gjykatës Kushtetuese që ta krijojë një mosbesim ndaj këtij institucioni që po ashtu shkon në favor të diskursit politik të VV-së, me rastin e gjyqtarit serb e të tjera”, është shprehur ai.Sa i përket deklaratës së vetë Osmanit se ua ka caktuar datën e zgjedhjeve më 28 dhjetor VV-së, Kasolli tha se ajo ka kalkuluar se VV s’ka arsye të mos e kandidojë për presidente për shkak të shërbimeve që u ka bërë.

Po ashtu, si arsye të tensioneve mes tyre përmend faktin e depërtimit të presidentes në arenën ndërkombëtare, gjë që i ka penguar Kurtit.“Kështu që, caktimi i datës së zgjedhjeve më 28 dhjetor, në favor të VV-së, ishte evident. Duket se zonja Osmani ka kalkuluar që nuk arsye që të sakrifikohet politikisht nga VV, sidomos nga kryeministri Kurti për shkak të shërbimeve të brendshme politike që ka kryer në favor të tij, mirëpo tensionet mes tyre duket se kanë lindur për shkak të performancës së saj në politikën e jashtme, duke pasur parasysh izolimin e gjatë të kryeministrit Kurti dhe depërtimin e saj në arenën ndërkombëtare, kjo e ka nxitur rivalitetin, është një nga shkaqet sepse mund të ketë edhe shkaqe tjera që nuk janë evidente, por është njëra prej shkaqeve, gjë që e tha edhe ajo në intervistë, se kryeministri i ka thënë se i duhet një president që është sa më pak aktiv në arenën ndërkombëtare, synim ky që ka rënë në kundërshtim me zgjedhjen e zonjës Osmani”, ka theksuar analisti për Gazeta Blic.

Po ashtu, ai ka vlerësuar se, sipas VV-së, izolimi dhe sanksionimi ndaj qeverisë ka qenë një çmim që është dashur ta paguajnë për shtrirjen e sovranitetit në veri.“Por, këtu nuk duhet harruar se sipas këndvështrimit të VV-së, ky sanksionim dhe izolim i qeverisë ka qenë një e keqe e domosdoshme, për shkak se, sipas tyre, ky është çmimit që ne është dashur ta paguajmë në shtrirjen e sovranitetit në veri. Prandaj, ky mos solidarizim i zonjës Osmani me Albin Kurtin dhe qeverinë e Kosovës dhe shfrytëzimi i situatës për depërtim në arenën ndërkombëtare ka filluar të shihet si një lloj sjellje identike si regjimi i vjetër, sipas vokabularit të VV-së, e cila më shumë se sa për sovranitetin dhe integritetin e vendit, shqetësohet për fatin e saj personal dhe diplomatik”, ka potencuar ai.

Analisti thotë se këto janë disa nga shkaqet pasi të tjera do të zbulohen më pas, pasi tensionet mes tyre do të agravohen.“Pra janë këto shkaqe që kanë ndikuar në këto tensione politike, deri më tani evidente por që mund të ketë edhe tjera dhe jam i bindur që do të agravohet, sepse do të jetë i pashmangshëm tensioni politik ndërmjet Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, e kur fillon të agravohet, shkon duke u bërë gjithnjë e më publike dhe do të kuptohet që kjo dyshe që kishin ardhur me një iluzion të madh për shpresën përfundimtare të qytetarëve të Kosovës, në fund përfunduan duke e mashtruar njëri-tjetrin”, ka deklaruar analisti Afrim Kasolli./Gazeta Blic/

JU REKOMANDOJMË

Nuk dorëzohen dy kandidatët e PDK-së, Haxhiu dhe Kryeziu dorëzojnë ankesën në PZAP

Nuk dorëzohen dy kandidatët e PDK-së, Haxhiu dhe Kryeziu dorëzojnë ankesën në PZAP
29/06/2026 - 12:01

Kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu, kanë dorëzuar sot ankesë në PZAP për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 7 qershorit. Ankesa e...

Më shumëDetails

Maliqi: A ka Kurti ndonjë shpjegim përse s`është ndërtuar asnjë kapacitet i ri energjetik për 6 vite?

Maliqi: Një Serbi nën ndikimin dhe varësinë prej NATO-s dhe BE-së është mbi të gjitha në interes të Kosovës
29/06/2026 - 11:45

Politologu Agon Maliqi ka shtruar një pyetje të rëndësishme për kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Duke komentuar qasjen refuzuese të qeverisë ndaj projektit të gazit amerikan, ai ka...

Më shumëDetails

Zhvillim i ri për vrasjen në Ferizaj – ndryshon vepra penale, identifikohet e dyshuara

Zhvillim i ri për vrasjen në Ferizaj – ndryshon vepra penale, identifikohet e dyshuara
29/06/2026 - 11:38

Prokuroria Themelore në Ferizaj e ka ndryshuar kualifikimin e veprës penale për rastin e vrasjes në Ferizaj të dielën në mbrëmje. Hetimet për rastin ku u privua nga...

Më shumëDetails

Prokuroria: E pandehura dyshohet se kreu vrasjen në Ferizaj, u ndalua edhe babai i saj

Prokuroria: E pandehura dyshohet se kreu vrasjen në Ferizaj, u ndalua edhe babai i saj
29/06/2026 - 11:21

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje për vrasjen që ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj. Lidhur me këtë rast, u ndalua një vajzë nën dyshimin për kryerjen e...

Më shumëDetails

Meditech, kompania e afërt me Vetëvendosjen, fiton edhe dy tenderë nga shteti, 176 në total

Meditech, kompania e afërt me Vetëvendosjen, fiton edhe dy tenderë nga shteti, 176 në total
29/06/2026 - 11:00

Kompania Meditech, e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, ka fituar edhe dy tenderë nga institucionet shëndetësore publike, duke e çuar në 176 numrin e tenderëve të fituar që nga...

Më shumëDetails

Ky është 32-vjeçari që u vra mbrëmë në Ferizaj

Përleshja që përfundoi me vrasje në Ferizaj, krejt çka që dihet deri tani
29/06/2026 - 10:47

Një 32-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në një ngjarje të rëndë që ka tronditur Ferizajn mbrëmjen e së dielës. Lidhur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    267 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • Zhvillim i ri për vrasjen në Ferizaj – ndryshon vepra penale, identifikohet e dyshuara

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Mosmarrëveshja mes ish-krushqve në Skenderaj eskalon në kanosje me armë, sekuestrohen revole e fishekë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Përleshja që përfundoi me vrasje në Ferizaj, krejt çka që dihet deri tani

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Pas përleshjes fizike, vritet një person në Ferizaj

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë