Udhëtarët që shfrytëzojnë linjën Kosovë-Austri do të përballen me rritje të çmimeve të biletave, si pasojë e shtimit të kostove të operimit.
Sipas një njoftimi zyrtar nga operatorët ekonomikë që veprojnë në këtë linjë, vendimi për ndryshimin e çmimeve është marrë për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve dhe situatës aktuale ekonomike.
Bëhet e ditur se çmimet e reja do të hyjnë në fuqi nga data 23 mars 2026 dhe do të zbatohen nga të gjithë operatorët që operojnë në këtë itinerar ndërkombëtar.













