Pas raportimeve për nënshkrimin e një marrëveshjeje pesëvjeçare bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Rusisë në Beograd, deputeti Enver Hoxhaj ka reaguar përmes një postimi në Twitter.
Hoxhaj ka kritikuar Bashkimin Evropian teksa iu ka kërkuar “t’i hapin sytë”.
Hoxhaj theksoi se Serbia nuk mund të vazhdojë politikën e dyfishtë, duke përfituar nga fondet e Bashkimit Evropian dhe njëkohësisht duke thelluar bashkëpunimin strategjik me Rusinë.










