Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosova nënshkruan marrëveshje 96 milionë euro me Bankën Botërore, me qëllim forcimin e sektorit financiar dhe lehtësimin e tregtisë

23/03/2026 - 14:40
në Lajme
A A
Kosova nënshkruan marrëveshje 96 milionë euro me Bankën Botërore, me qëllim forcimin e sektorit financiar dhe lehtësimin e tregtisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Financave dhe Banka Botërore kanë nënshkruar sot dy marrëveshje në vlerë totale prej 96 milionë euro, me qëllim forcimin e sektorit financiar dhe lehtësimin e tregtisë në Kosovë.Marrëveshjet përfshijnë Projektin për Zhvillimin e Sektorit Financiar (FSDP) me vlerë prej 50 milionë euro, si dhe Projektin për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0 (TTFP 2.0), i cili përbëhet nga kredi prej 35 milionë euro dhe grant prej 12 milionë euro.

Këto projekte synojnë të mbështesin reforma strukturore dhe investime strategjike në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Projekti për zhvillimin e sektorit financiar, do të mbështetesë themelimin dhe funksionalizimin e Bankës Zhvillimore, kapitalizimin e institucioneve kyç financiare, zgjerimin e instrumenteve të garancisë kreditore për bizneset, si dhe zhvillimin e infrastrukturës moderne të pagesave përmes sistemit të pagesave të shpejta.Ndërkaq, Projekti për lehtësimin e tregtisë dhe transportit synon përmirësimin e infrastrukturës dhe procedurave në pikat kufitare, digjitalizimin e proceseve tregtare dhe rritjen e konkurrueshmërisë së tregut, duke e afruar edhe më tej vendin me rrjetet dhe standardet evropiane.
Ministri i Financave, z. Hekuran Murati, theksoi se këto marrëveshje përbëjnë hapa të rëndësishëm drejt forcimit të stabilitetit financiar dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Ato përmirësojnë qasjen në financa për bizneset dhe rrisin efikasitetin e tregtisë, duke kontribuar drejtpërdrejt në modernizimin e ekonomisë sonë.Ndërkaq, znj. Xiaoqing Yu, përfaqësuese e Bankës Botërore, falënderoi ministrin Murati për bashkëpunimin efektiv, shprehu optimizëm për zbatimin në kohë të projekteve dhe riafirmoi angazhimin e Bankës Botërore për thellimin e bashkëpunimit në nismat e ardhshme.
“Këto marrëveshje përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të ekonomisë, lehtësimit të aktivitetit tregtar dhe përshpejtimit të integrimit ekonomik të Kosovës në rajon dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Kurti udhëheq mbledhjen e LVV-së, ja çfarë u diskutua

Kurti udhëheq mbledhjen e LVV-së, ja çfarë u diskutua
23/10/2026 - 22:57

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sonte një mbledhje të përbashkët me drejtuesit e Qendrave të saj në Kosovë dhe në mërgatë, ku ndër të tjera është diskutuar edhe për...

Më shumëDetails

Tirana në qetësi, të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa incidente

Tirana në qetësi, të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa incidente
23/10/2026 - 22:34

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard, qëndruan aty disa orë pa krijuar incidente me...

Më shumëDetails

Haxhiu: Kuvendi do të vendosë nëse do të ketë Ligj për Specialen, sipas një vendimi të Kushtetueses ai s’mund të ndryshohet

Haxhiu: Kuvendi do të vendosë nëse do të ketë Ligj për Specialen, sipas një vendimi të Kushtetueses ai s’mund të ndryshohet
23/10/2026 - 22:24

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se institucioni që drejton do të vendosë nëse do të ketë ose jo Ligj për Gjykatën Speciale, kjo pas...

Më shumëDetails

Maqedonci: Investimet në FSK mbeten prioritet

Maqedonci: Investimet në FSK mbeten prioritet
23/10/2026 - 22:11

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke nisur rrugëtimin e tyre në shërbim të Republikës së Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Ejup...

Më shumëDetails

Shiroka-Pula mori pjesë në seancën për 70-vjetorin e Revolucionit hungarez

Shiroka-Pula mori pjesë në seancën për 70-vjetorin e Revolucionit hungarez
23/10/2026 - 21:46

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë sot në seancën solemne të Parlamentit të Hungarisë, të organizuar me rastin e 70-vjetorit të Revolucionit hungarez të...

Më shumëDetails

OJQ-ja e themeluar nga burri i Fitore Pacollit dhe ajo e djalit të Blerim Haxhiajt përfitojnë projekte mijëra eurosh nga Ministria e Kulturës

OJQ-ja e themeluar nga burri i Fitore Pacollit dhe ajo e djalit të Blerim Haxhiajt përfitojnë projekte mijëra eurosh nga Ministria e Kulturës
23/10/2026 - 21:15

Organizata e cila është bashkëthemluar nga Ilir Dalipi, burri i Ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, dhe ajo Glauk Haxhiajt, djalit të gazetarit të afërt me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Nis intervistimi i Gani Gecit në Prokurori

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Ky është personi i arrestuar nën dyshimet për fajde dhe detyrim

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Grupi Parlamentar” i PDK i kërkoi Presidentes ta tërheqë ligjin, Gruda doli kundër, Çitaku e mbështet me “like”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë