Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Largohu se të vrasë edhe ty”, njëri nga familjarët me detaje tronditëse për tragjedinë në Majac të Podujevës

23/03/2026 - 15:35
në Lajme
A A
“Largohu se të vrasë edhe ty”, njëri nga familjarët me detaje tronditëse për tragjedinë në Majac të Podujevës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Që nga ngjarja tragjike me tri viktima në fshatin Majac të Podujevës, vazhdojnë të jepen versione të ndryshime për rastin.

Njëri prej anëtarëve të familjes Gashi, që ka dashur të mbetet anonim, është prononcuar për media. Ai ka mohuar disa prej versioneve që janë raportuar që nga mbrëmja e së dielës, kur edhe ka ndodhur rasti.

I njëjti ka thënë se si familje asnjëherë nuk kanë pasur telashe, derisa ka shtuar se nuk kanë qenë në dijeni për lidhjen e të dyshuarës, Ardita Gashi, me tashmë të ndjerin, Ilaz Brahimi, 45 vjeçar nga Obiliqi. Familjari ka dhënë detaje tjera lidhur me momentin kur më pas e dyshuara, pas aktit, ishte mbyllur në dhomë.

“Pasi e ka gjuajtur atë djalin, ka shku te inxhja Miradi. Ajo ka qenë bashkë me renë dhe tre fëmijët. [Ardita] iu ka thënë të dalin jashtë sepse ka me bisedu diçka me inxhen. Si kanë dalë nga dhoma, është dëgju krisma. Ne kemi vrapu menjëherë, e ajo është mbyll në dhomë të fëmijëve. Kur ka tentu me hy vëllai, ajo ia ka drejtuar vetes armën dhe i ka thënë largohu se të vrasë edhe ty”, u shpreh ai

Ai ka thënë se në rastin tragjik, 31-vjeçarja ka përdorur revole, duke hedhur poshtë pretendimet se e dyshuara ka qëlluar në drejtim të Brahimit dhe gruas së axhës me armë automatike.

Mbrëmjen e 22 marsit, 31-vjeçarja, Ardita Gashi dyshohet se privoi nga jeta Ilaz Brahimin, kurse e plagosur kishte mbetur edhe Miradije Gashi, e cila vdiq më pas mëngjesin e së hënës, derisa po trajtohej në QKUK.

Poashtu, edhe Ardita Gashi po trajtohej në QKUK, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e vetëplagosjes. Por, as ajo nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe vdiq mëngjesin e së hënës.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala deklaroi se gjithçka kishte nisur si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarës kryesore dhe 45-vjeçarit.

JU REKOMANDOJMË

Ambasadori gjerman takohet me Osmanin: Kishim bashkëpunim të shkëlqyeshëm, urimet më të ngrohta për angazhimet e ardhshme

Ambasadori gjerman takohet me Osmanin: Kishim bashkëpunim të shkëlqyeshëm, urimet më të ngrohta për angazhimet e ardhshme
23/03/2026 - 18:16

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph u takua me Vjosa Osmani përpara përfundimit të mandatit të presidentes. “Kosova dhe Gjermania ndajnë një përkushtim të fortë ndaj lirisë...

Më shumëDetails

Bajrami publikon postimin e dikurshëm të Kurtit ku ankohej për naftën e shtrenjtë: A s’po ndjeheni të mashtruar?

Bajrami për VV’në: Parim e kishin ardhjen në pushtet, tash mashtrojnë me Zajednicë dhe injorojnë minatorët
23/03/2026 - 18:11

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, reagoi ndaj “komenteve me gjuhë vulgare” në një postim të saj në Facebook ku kishte kritikuar qasjen e...

Më shumëDetails

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte

I moshës 18-vjeçare dhe pjesë e një grupi terr’orist, ky po raportohet të jetë i dyshuari që vr’au rreshterin në Kaçanik
23/03/2026 - 17:46

Një person është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë, shkruan “Jepi zë”. Sipas një komunikate të përbashkët të...

Më shumëDetails

AGK-ja i reagon VV-së: Fushatë e rrezikshme nxitëse kundër mediave në Kosovë

AGK-ja i reagon VV-së: Fushatë e rrezikshme nxitëse kundër mediave në Kosovë
23/03/2026 - 16:54

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është shprehur thellësisht i shqetësuar për një valë të re të, siç e ka quajtur, fushatës kundër mediave dhe gazetarëve të nisur...

Më shumëDetails

E konfirmon Dimal Basha: Në mesin e të arrestuarve për patentë-shoferë edhe ekzaminerja e Ministrisë

E konfirmon Dimal Basha: Në mesin e të arrestuarve për patentë-shoferë edhe ekzaminerja e Ministrisë
23/03/2026 - 16:50

Youtube. Katër persona janë arrestuar sot në një aksion të organeve të rendit në Kosovë, nën dyshimet për kurdisje të provimeve për patentë-shoferë. Në mesin e të prangosurve...

Më shumëDetails

Ministrja Kusari – Lila thotë se lirimi i TVSh-së për derivate dhe heqja e akcizës nuk mund të ndodhin

Kusari-Lila nënshkruan vendimin që rregullon çmimet e naftës në tregun Kosovar
23/03/2026 - 16:38

Rritja e çmimit të naftës ka shqetësuar tejmase qytetarët e Kosovës. Derisa sot shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, ka dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Tregtisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    678 Shpërndaje
    Shpërndaje 271 Tweet 170
  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    237 Shpërndaje
    Shpërndaje 95 Tweet 59
  • Ky është i vrari në Majac të Podujevës (Emri)

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Skandali i “Rene Clinic”: Injektonin Botox dhe fillerë ilegalisht – klinika e Jeta Rukiqi Krasniqit operonte edhe me personel të palicencuar

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë