Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vrasja krimi më i rëndë sipas kodit penal dhe jurisprudencës fetare

23/04/2026 - 14:41
në Opinione
A A
Vrasja  krimi më i rëndë sipas kodit penal dhe jurisprudencës fetare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Autor: Zyhdi Hajzeri- Jurist- Imam

Kur flasim për mbrojtjen e jetës në kuadrin e jurisprudencës islame, duhet ta kuptojmë se kjo nuk është thjesht një rregull ligjor si të tjerët, por është një urdhër i lartë hyjnor. Jeta njerëzore  qëndron në majat e asaj që quhet objektivat e legjislacionit fetar, apo qëllimet kryesore të ligjit fetar. Në këtë botëkuptim, jeta nuk na përket neve plotësisht; ajo është një amanet dhe një dhuratë e shenjtë që Krijuesi na e ka lënë në besim. Kjo e bën ruajtjen e saj një detyrim të prerë si për çdo njeri, ashtu edhe për krejt shoqërinë. Sipas kësaj doktrine, asnjë njeri nuk ka fuqi apo autoritet të vendosë mbi jetën e tjetrit, përveç në raste shumë specifike ku kërkohet drejtësi e rreptë, siç është puna e vetëmbrojtjes kur dikush të sulmon. Ky mendim krijon një bazë morale shumë të fortë që vjen para çdo ligji të shkruar, duke e parë vrasjen si një krim të rëndë që nuk prek vetëm një person, por prish harmoninë e të gjithë krijimit. Ndryshe nga ligjet që bazohen në marrëveshjet mes njerëzve (kontrata shoqërore), këtu mbrojtja e jetës buron nga fakti se jeta është e shenjtë në vetvete, duke e bërë atë të paprekshme në çdo rrethanë jashtë kufijve të ligjit hyjnor.

Në krahun tjetër, po të shohim sistemin juridik modern të Republikës së Kosovës, jeta është gurthemeli dhe shtylla kurrizore mbi të cilën është ndërtuar e gjithë drejtësia. Ky detyrim vjen direkt nga neni 25 i Kushtetutës, që garanton të drejtën për të jetuar, dhe detajohet me hollësi në Kapitullin XVII të Kodit Penal. Ligjvënësi kosovar ka krijuar një shkallëzim të mbrojtjes që fillon nga vrasja e rëndë, si shkelja më brutale e integritetit fizik, e deri te lëndimet e lehta trupore. Nëse i referohemi Komentit të Kodit Penal, jeta mbrohet njëlloj për të gjithë: nuk ka rëndësi mosha, shëndeti, mendja apo pozita që ka njeriu në shoqëri. Përmes këtyre rregullave, shteti kryen detyrën e tij për të mbajtur qytetarët të sigurt, duke vendosur dënime të rënda që synojnë të trembin këdo që mendon të bëjë krim dhe të mbrojnë pacënueshmërinë e njeriut. Ky ligj është mjeti kryesor që godet çdo veprim që prek vlerën tonë më të madhe: ekzistencën fizike.

Në jurisprudencën islame, mënyra se si ndahen veprat kundër jetës varet shumë nga ajo që ka pasur në zemër dhe në mendje ai që ka kryer krimin (elementi subjektiv). Kryesorja është vrasja e qellimshme, që në gjuhën popullore i themi vrasja me dashje. Këtu vrasësi ka pasur qëllim të qartë për të shkaktuar vdekjen dhe ka përdorur mjete që dihet se të marrin jetën. Ky krim dënohet shumë ashpër sepse godet shenjtërinë e jetës në formën më të egër. Megjithatë, ky sistem ka edhe një dimension unik: institucionin e drejtësisë shpërblyese. Kjo u jep mundësi familjarëve të viktimës që të kërkojnë ndëshkim të barabartë, por njëkohësisht u hap rrugën për pajtim: ata mund të pranojnë një dëmshpërblim ose ta falin vrasësin plotësisht. Falja vlerësohet si akti më fisnik dhe më i lartë i devotshmërisë, sepse tregon se qëllimi i ligjit nuk është thjesht hakmarrja, por rregullimi i raporteve njerëzore dhe kthimi i paqes.

Përveç vrasjes me dashje, jurisprudenca islame njeh edhe vrasjen gabimisht, apo nga pakujdesia. Këtu ligji nuk merret me dënim të pastër fizik, por fokusohet te dëmshpërblimi i familjes dhe shlyerja e mëkatit, sepse shihet që autori nuk ka pasur qëllim kriminal. Po ashtu, njihet edhe instituti i te drejtes për vetëmbrojtje për të larguar sulmuesin. Por, ligji fetar vë një kusht të rreptë: mbrojtja nuk duhet ta kalojë forcën e duhur për të ndalur rrezikun. Kjo balancë synon gjithmonë ruajtjen e jetës, që vetëmbrojtja të mos kthehet në mjet për vrasje të pajustifikuara.

Nga ana tjetër, Kodi Penal i Kosovës përdor një sistem modern të kualifikimit juridik që bazohet te ligjshmëria dhe standardet evropiane. Vrasja e rëndë  është forma më e keqe e këtij krimi, ku përveç qëllimit, kemi edhe rrethana rënduese si vrasja e fëmijëve, vrasja për motive të ulëta apo në mënyrë mizore dhe dinake. Për dallim nga sistemet e vjetra, ligji i Kosovës e sheh dënimin si një mënyrë për ta riedukuar njeriun dhe për të mbrojtur shoqërinë në përgjithësi. Dënimet shkojnë nga dhjetë vjet deri në burgim të përjetshëm. Në këtë sistem, shteti mban monopolin e ndëshkimit dhe nuk ka mundësi që njerëzit të merren vesh privatisht për ta mbyllur çështjen e vrasjes; kjo garanton që drejtësia të jetë punë e shtetit dhe jo një pazar mes individëve.

Për vrasjet që ndodhin pa qëllim, ligji kosovar dënon mungesën e kujdesit të duhur, pra kur njeriu dështon të parashikojë pasojën që mund të shmangej. Një pikë shumë e rëndësishme është mbrojtja e nevojshme, ku dikush që mbron veten apo tjetrin nga një sulm i vërtetë dhe i menjëhershëm nuk quhet se ka bërë krim, përderisa mbrojtja ka qenë në raport me rrezikun. Ky ligj modern siguron që monopoli i dhunës të mbetet te shteti, duke garantuar gjykim të rregullt dhe siguri për të gjithë, duke shmangur çdo formë të vetëgjyqësisë.

Në një rrafsh më të thellë etik, feja nuk e sheh vrasjen thjesht si një shkelje administrative, por si një nga mëkatet më të rënda që shkatërron harmoninë shoqërore. Ky ndalim është i prerë dhe i mbrojtur me disa shkallë. Jeta nuk është pronë private e individit që ta prishë si të dojë, as e shtetit që ta marrë pa kriter, por është amanet. Prandaj, të vrasësh një njeri është sulm direkt mbi autoritetin e Krijuesit, duke i dhënë krimit një peshë që i kalon kufijtë e kësaj bote. Ky ndalim vlen për të gjithë njëlloj, pa dallim feje, race apo pozite. Shpesh dëgjojmë thënien se vrasja e një të pafajshmi është njëlloj si të kesh vrarë gjithë njerëzimin. Ky parim kërkon një ndërgjegjësim të lartë, ku mbrojtja e tjetrit shihet si mbrojtje e vetvetes, duke krijuar një ambient ku respekti vjen nga ndërgjegjja e jo vetëm nga frika e policisë.

Andaj, mbrojtja ne mënyrë te rreptë e jetës mbështetet te shpagimi, që shërben si një kompensim i fortë për këdo që mendon të derdhë gjak. Duke e ditur se mund të humbasë jetën e vet, njeriu mendohet mirë, dhe kështu mbrohen viktimat e mundshme. Por, për të vërtetuar një krim të tillë, kërkohen prova shumë të forta dhe një proces shumë rigoroz, që të mos merret asnjë jetë me dyshim. Kjo tregon se jeta është aq e shtrenjtë sa edhe ndëshkimi i vrasësit bëhet vetëm nën kushte të skajshme sigurie juridike.

Kjo tregon se mbrojtja e jetës është një përpjekje e përbashkët e moralit dhe ligjit, ku ndalimi i hakmarrjes dhe monopoli i drejtësisë luajnë një rol kyç për paqen në shoqëri. Cikli i hakmarrjes, ku njerëzit tentojnë ta bëjnë vetë drejtësinë, është një nga rreziqet më të mëdha, andaj feja e ndalon këtë rreptësisht duke vendosur parimin se vetëm autoriteti ligjor ka të drejtë të japë dënime. Kjo bëhet që të mos ketë “gjak të tepërt”, pasi nuk mund të vritet vëllai i vrasësit apo dikush tjetër i pafajshëm, sepse kjo do të konsiderohej një krim i ri. Edhe Kodi Penal i Kosovës e sheh vrasjen si një sulm ndaj gjithë shoqërisë dhe jo si një borxh privat mes familjeve; në Kosovë shpagimi fizik është i ndaluar dhe dënimi kryesor mbetet burgu, në mënyrë që drejtësia të jetë e ftohtë dhe pa emocione hakmarrjeje.

Përveç kësaj, dimensioni shpirtëror dhe përgjegjësia morale sjellin një tjetër shkallë sigurie, sepse për dallim nga ligji i shtetit që të ndëshkon vetëm këtu, rregullat fetare thonë se vrasja ka pasoja edhe në botën tjetër. Kjo krijon një lloj “policie të brendshme” te njeriu, ku edhe nëse dikush i shpëton policisë apo gjykatës, ai e di se nuk i shpëton dot përgjegjësisë para Krijuesit, gjë që e bën ta respektojë jetën e tjetrit edhe kur nuk ka asnjë dëshmitar pranë. Ky parim i parandalimit plotësohet me mbylljen e çdo rruge që çon te krimi, ku jurisprudenca ndalon çdo veprim të rrezikshëm si drejtimi i armës për shaka, gjuha e urrejtjes apo mosdhënia e ndihmës. Në këtë mënyrë jeta blindohet nga të gjitha anët, njësoj si në sistemin e Kosovës ku dënimi synon t’i trembë të tjerët dhe ta riedukojë vrasësin.

Sistemet juridike tregojnë mirëkuptim edhe për vrasjen në gjendje të tronditjes së fortë mendore, duke pranuar se jeta është e ndërlikuar dhe njeriu ndonjëherë vepron në gjaknxehtësi. Ligji i Kosovës e zbut dënimin kur dikush vret pas një provokimi të rëndë, sepse arsyeja në ato çaste është errësuar, parim ky që njihet edhe në fe si “zemërim i skajshëm”, ndonëse me kërkesa shumë të rrepta për prova. Po ashtu mbrojtja e jetës që në fillimet e saj tregon ndjeshmërinë e lartë të të dyja sistemeve për foshnjën dhe fetusin. Ndërsa ligji i Kosovës e mbron foshnjën veçanërisht gjatë lindjes, jurisprudenca fetare e nis mbrojtjen që në barkun e nënës duke e parë jetën si një vijë të pandërprerë që nga zanafilla. Megjithëse përdorin fjalë dhe rrugë të ndryshme, i gjithë ky rregullim ka një qëllim të vetëm: që jeta e njeriut të jetë e sigurt dhe të respektohet si vlera më e lartë që ekziston.

JU REKOMANDOJMË

Mbreti i popullit

Mbreti i popullit
28/08/2026 - 21:51

Shkruan: Petrit Selimi Mbreti Harald V i Norvegjisë u nda nga jeta. Gjatë luftës në Kosovë, ai tregoi dhembshuri të thellë ndaj refugjatëve kosovarë, si pjesë e një...

Më shumëDetails

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen
28/08/2026 - 19:15

Vdekja e gjeneralit famëkeq, arkitektit te Srebrenicës dhe akterit gjenocidial – Ratko Mladic ndodhi në një kohë interesante. Në Serbi po bëhen gati për zgjedhje dhe nuk do...

Më shumëDetails

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng
22/08/2026 - 11:56

Shkruan: Adri Nurellari Rikthimi i debatit për të ashtuquajturin “shtet bektashi” dëshmon qartë se si absurdi mund të riciklohet vazhdimisht në mënyrë kokëfortë, derisa të pranohet e të...

Më shumëDetails

A po mendon Lumiri se është ekzorcist?

Kush kë e mund, Buzhala me analizë për zgjedhjet: Me Bedri Hamzën PDK-ja del e dyta!
19/08/2026 - 18:17

Për disa javë me radhë, Lumir Abdixhiku dhe miku i tij i ri, Albin Kurti, janë takuar për ta gjetur një formulë bashkëpunimi për krijimin e institucioneve. Mundësitë...

Më shumëDetails

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë
17/08/2026 - 13:36

Shkruan: Maro Baze Zjarri në një hotel në qendër të Vlorës dhe kundërpërgjigjja e dobët ndaj tij është një aksident që ka shkaktuar, deri tani, së paku pesë...

Më shumëDetails

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?
10/08/2026 - 11:06

Shkruan Ben Blushi Unë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, njerëzit i ndryshojnë kufinjtë ekonomikë, politikë dhe administrativë. Në 2000 vjetët e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë