Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

24-vjeçari e shpall veten mbret dhe fillon të “pushtojë” Zvicrën

03/05/2026 - 15:26
në Ndryshe
A A
24-vjeçari e shpall veten mbret dhe fillon të “pushtojë” Zvicrën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kurorëzimi i “Mbretit të Zvicrës ” ishte një ceremoni plot solemnitet. Një kor këndoi ndërsa Jonas Lauwiner, atëherë 24 vjeç, u gjunjëzua, duke pritur që një kurorë e stolisur me xhevahire të kuqe dhe blu të vendosej në kokën e tij.

Gazetarët dhe komentatorët në republikën federale e injoruan dhe e tallën ceremoninë, e cila u zhvillua në Kishën Nydegg në Bernë. Zvicra nuk ka pasur kurrë monarki, kështu që kur Lauwiner – djali i një babai zviceran dhe një nëne marokene – e shpalli veten mbret në vitin 2019, të gjithë menduan se ai ishte thjesht një eksentrik i padëmshëm.
Megjithatë, “Mbreti Jonas”, siç e quan ai veten, ka filluar tani t’i shqetësojë autoritetet për shkak të “grabitjeve të vazhdueshme të tokave” që ai po kryen brenda federatës.

Sipas ligjit zviceran, kur një copë tokë nuk ka pronar, kushdo mund ta blejë atë falas. Nuk ka shumë parcela të tilla në Zvicër, por ka copa të shpërndara në të gjithë vendin. Për shembull, një fushë që një familje refuzoi ta pranonte si pjesë të një trashëgimie, një copë e vogël pylli, etj.

Kërkimi i një toke të tillë kërkon një analizë të kujdesshme të të dhënave të tokës dhe duket se askush nuk u shqetësua – të paktën jo në një mënyrë sistematike – derisa Lauwiner, një teknik i lartë në projektet e automatizimit industrial, e kuptoi se ky mund të ishte çelësi për blerjen e tokës.

Në pak më shumë se një dekadë, duke përfituar nga kjo hapësirë ligjore, ai fitoi 148 copëza toke të shpërndara në Zvicër, me një sipërfaqe totale prej 117,144 metrash katrorë, të gjitha falas.

Zyrtarët në pjesë të ndryshme të vendit u përpoqën të frenonin ambiciet e tij duke mbyllur boshllëkun ligjor përmes të cilit ai ndërtoi “perandorinë” e tij.

“Mbretëria” e tij nuk është e madhe, rreth një e katërta e madhësisë së Vatikanit, por ajo përfshin 83 seksione rrugësh, gjë që i jep atij ndikim të konsiderueshëm në komunitetet lokale. Për shembull, për një rrugë që ai e bleu pasi u braktis nga zhvilluesi i saj, ai u ngarkon tarifa mirëmbajtjeje pronarëve të shtëpive që e përdorin atë.

Josef Schuler, një këshilltar në kantonin e Lucernës, denoncoi sjelljen “skandaloze” të Lauwiner në lidhje me një nga rrugët e tij, të cilën këshilli donte ta merrte në pronësi. Schuler tha se Lauwiner pranoi ta dorëzonte rrugën falas, por vetëm nëse do të merrte emrin e tij. Përndryshe, ai kërkoi 150,000 franga zvicerane.

Ai shtoi se Lauviner ka “një etje të tepruar për pushtet dhe një nevojë të fortë për vetëpromovim”. Ai shpesh quhet mbret i vetëshpallur, megjithëse këmbëngul se përshkrimi është i pasaktë. Ai tha se termi është përdorur fillimisht nga mediat që mbulonin blerjet e tij të tokës.

“Media gjermane më quajti kështu. Ata thanë se isha Mbreti i Zvicrës. Dhe mendova, ‘Kjo është e zgjuar” – tha ai. Tani, Lauwiner po e paraqet veten si mbret, duke pozuar për foto me veshje mbretërore dhe duke krijuar “faqen zyrtare të internetit të Mbretit të Zvicrës”. ©LAPSI.al

JU REKOMANDOJMË

Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA

Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA
03/09/2026 - 14:44

Astronomja shqiptare Pranvera Hyseni ka përfaqësuar Kosovën në konferencën SEPA 2026, një ngjarje që mbledh profesionistë të planetariumeve nga Shtetet e Bashkuara. Hyseni ishte e ftuar në Tellus...

Më shumëDetails

Lista e njerëzve më të pasur në botë: Diferenca midis Elon Musk dhe të dytit më të pasur është marramendëse

Lista e njerëzve më të pasur në botë: Diferenca midis Elon Musk dhe të dytit më të pasur është marramendëse
02/09/2026 - 12:49

Forbes ka publikuar listën e saj të fundit të dhjetë njerëzve më të pasur në botë, që nga mesnata e 1 shtatorit. Dhjetë njerëzit më të pasur në...

Më shumëDetails

Milioneri tregon sekretin e martesës së tij: S’flet me gruan gjatë orarit të punës

Milioneri tregon sekretin e martesës së tij: S’flet me gruan gjatë orarit të punës
30/08/2026 - 17:32

James Dooley, një biznesmen multimilioner nga Mançesteri, ka treguar disa nga rregullat e pazakonta që ndjek për të ruajtur martesën dhe për të balancuar punën me familjen. 42-vjeçari...

Më shumëDetails

Ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji në botë, Grenell uron ministren dhe popullin shqiptar: Evis Sala po bën ndryshim të madh…

Ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji në botë, Grenell uron ministren dhe popullin shqiptar: Evis Sala po bën ndryshim të madh…
28/08/2026 - 19:12

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Shqipëri, Evis Sala,  është përzgjedhur ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji për vitin 2026, një listë e publikuar nga...

Më shumëDetails

Itali: 75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin telefonin kur kalojnë rrugën

Itali: 75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin telefonin kur kalojnë rrugën
25/08/2026 - 20:17

Këmbësorët që kalojnë rrugën duke parë telefonin mund të përballen së shpejti me gjoba në Itali. Ministria italiane e Transportit ka propozuar ndryshime në Kodin Rrugor, të cilat...

Më shumëDetails

DOSJA E FBI-së: Rrëmbyesit e morën peng, por ajo përfundoi duke grabitur bankë bashkë me ta

DOSJA E FBI-së: Rrëmbyesit e morën peng, por ajo përfundoi duke grabitur bankë bashkë me ta
23/08/2026 - 17:11

Një natë të vitit 1974, Patty Hearst, 19 vjeçe, u rrëmbye nga banesa e saj. Familja e kërkonte me dëshpërim, ndërsa FBI-ja nisi hetime për ta gjetur. Por...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Donika Gërvalla duhet me dhanë përgjegjësi për fjalën e saj – Glauku dje tha ‘jemi të shokum’, jo more…” Nait Hasani kritika pushtetarëve

    Befason Nait Hasani, tregon me emër kush e vrau veprimtarin e LDK-së

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    260 Shpërndaje
    Shpërndaje 104 Tweet 65
  • Ç’mund të ndodhë me shtatë figurat e UÇK-së që u përmendën në aktgjykimin e 16 shtatorit?

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Pas incidentit me Aida Dërgutin në shesh, Policia suspendon dy zyrtarë për 48 orë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Diplomati austriak Wolfgang Petritsch për Hashim Thaçin: Kisha përshtypjen se ishte i ngrirë nga frika

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë