Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arrestimet e fundit për dallaveret me prona, avokatja Keqekolla prej kohësh kishte ngritur publikisht dyshimet për skema të organizuara kriminale të manipulimeve në Veternik

10/05/2025 - 16:16
në Pa kategori
A A
Arrestimet e fundit për dallaveret me prona, avokatja Keqekolla prej kohësh kishte ngritur publikisht dyshimet për skema të organizuara kriminale të manipulimeve në Veternik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Saranda Keqekolla ishte ndër avokatet e para që ngriti publikisht dyshimet për skema të organizuara kriminale të manipulimeve me prona në lagjen Veternik, duke denoncuar rastin e familjes Sadiku, të cilëve iu ishte marrë prona me dokumente të falsifikuara.

Në paraqitjen publike në emisionin Betimi për Drejtësi, familja Sadiku kishte folur për mënyrën se si funksiononte grupi i organizuar kriminal me lidhje të forta me persona që mbanin pozita drejtuese në institucione kyçe të drejtësisë dhe administratës publike.

Sipas deklarimeve publike të bëra në atë kohë, në këto raste dyshohej për përfshirje të personave zyrtarë nga institucione të ndryshme, përfshirë kadastrin, policinë, prokurorinë dhe gjykatat.

https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/05/136fe6d6-021c-48ab-8547-9f20f99cfc34.mp4
https://veriu.info/wp-content/uploads/2025/05/ddddd.mp4

 

Familja Sadiku kishte ngritur shqetësimin se, pavarësisht peshës së rëndë të veprave penale dhe dëmit të madh në këto raste, personave të arrestuar gjykata u kishte caktuar masa më të lehta të sigurisë në procedurë penale, krahasuar me rastet kur të dyshuar janë qytetarët e thjeshtë, pra gjykatat po punojnë me standarde të dyfishta.

Avokatja Saranda Keqekolla për këtë rast kishte folur edhe ne pocastin “Përballje me Gazin” (minuta 20:30 – VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=UJRsuJulMfs)

Personat e arrestuar gjatë kësaj jave në rajonin e Prishtinës, sipas raportimeve publike, janë po të njëjtit emra që familja Sadiku i kishte përmendur publikisht vite më parë në emisionin “Betimi për Drejtësi”, përfshirë Mihajlo Milovanoviç, Mejreme Bajrami, Afrim Gashi, si dhe zyrtarë policorë të dyshuar për përfshirje në këto raste.

Rasti ka rikthyer në vëmendje diskutimin publik se si po funksionon sistemi gjyqësor dhe prokurorial përballë këtij grupi, ku sipas dosjes së prokurorisë, Alfred Ismajli dyshohet se, nga data 12 mars 2024 deri më 21 janar 2026, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke bashkëpunuar me të dyshuarin Mihajlo Milovanoviç për t’i ndihmuar në tjetërsimin e parcelës kadastrale nr. 1662-0, me sipërfaqe 5,976 m², përmes dokumenteve të falsifikuara dhe bartjen e saj tek Zeljko Jagodiç.

Bion Beqiri dyshohet se, në cilësinë e hetuesit, ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimet zyrtare duke vepruar në bashkëpunim dhe nën udhëzimet e Alfred Ismajli në trajtimin e një rasti që lidhet me parcelën kadastrale nr. 1662-0 me sipërfaqe 5,976 m².

Artan Shala dyshohet se ka keqpërdorur detyrën dhe tejkaluar kompetencat zyrtare duke bashkëpunuar me persona të tjerë për sigurimin e certifikatave të pronave publike, të cilat më pas dyshohet se përdoreshin nga Mihajlo Milovanoviç për falsifikim dokumentesh, me qëllim që pronat të paraqiteshin si të rregullta dhe të shiteshin për përfitime të kundërligjshme.

Një tjetër aksion i gjerë i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka tronditur kryeqytetin të enjte, tre persona, mes të cilëve figura të njohura publike dhe zyrtarë komunalë, janë vënë në pranga nën dyshime të rënda për falsifikim dokumentesh, mashtrim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme lidhur me tjetërsimin e pronave.

Nw kwtw aksion ishin arrestuar Fitim Sertolli, zyrtar në Drejtorinë e Gjeodezisë dhe Kadastrit në Komunën e Prishtinës, Ndriçim Sogojeva dhe Liridon Restelica. Ky grup dyshohet se ka bashkëpunuar në një skemë komplekse për manipulimin e dokumenteve pronësore, duke dëmtuar interesin publik dhe privat.

Ky aksion vjen si vazhdimësi e një hetimi që ka nisur muaj më parë. Më 25 shkurt 2026, për të njëjtin rast ishin arrestuar edhe dy persona të tjerë, Mihajlo Milovanovic dhe Zhelko Jagodic.

Ekskluzive: Gjykata liron në procedurë të rregullt policët e arrestuar Alfred Ismajli, Artan Shala dhe Bion Beqiri

Aktvendimi i plotë i gjykatës për lirimin në procedurë të rregullt për 3 policët e arrestuar, mbeten të pandehur për dallavere me prona me serbin Milovanoviç

Rolex, Q7 – Kush është i arrestuari për dallavere me prona që ishte drejtues i Prishtina Parking?

JU REKOMANDOJMË

Pas kundërshtimit të marrëveshjes së Abdixhikut me Kurtin, Kujtim Shala poston foto me Rugovën në prapavijë

Pas kundërshtimit të marrëveshjes së Abdixhikut me Kurtin, Kujtim Shala poston foto me Rugovën në prapavijë
01/09/2026 - 21:44

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, i cili doli hapur kundër propozimit për Bekim Sejdiun si kandidat për president të Kosovës nga Abdixhiku dhe Kurti, ka reaguar në Facebook...

Më shumëDetails

Haxhiu kritikon gjashtë deputetët e LDK-së: Bojkoti ndaj presidentit është papërgjegjësi

Haxhiu kritikon gjashtë deputetët e LDK-së: Bojkoti ndaj presidentit është papërgjegjësi
01/09/2026 - 21:12

U.D Presidentja Haxhiu ka kritikuar gjashtë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës që kanë dalë kundër propozimit për profesor doktor Bekim Sejdiun si kandidat konsensual për president. E...

Më shumëDetails

Kujtim Shala: Gjithmonë kundër bashkëpunimit me Albin Kurtin

Kujtim Shala: Gjithmonë kundër bashkëpunimit me Albin Kurtin
01/09/2026 - 19:34

Kujtim Shala është një nga gjashtë deputetët e LDK-së që ka deklaruar se nuk do të votojë për Bekim Sejdiun si President. Ai është pyetur nga “UlpianaPress”, se...

Më shumëDetails

“Liria Ka Emër” publikon klipin për marshin e 12 shtatorit

“Liria Ka Emër” publikon klipin për marshin e 12 shtatorit
01/09/2026 - 16:48

Platforma “Liria Ka Emër” ka publikuar klipin promovues për marshin që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë. Marshi është paralajmëruar të nisë në orën 14:00. “Kemi...

Më shumëDetails

Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve
31/08/2026 - 18:42

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sekuestruar pajisje telekomunikuese në Mitrovicë, të cilat dyshohet për keqpërdorim gjatë testit për patentë shofer, duke konfirmuar kështu raportimin ekskluziv nga...

Më shumëDetails

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit
30/08/2026 - 15:42

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Zëvendësambasadorja britanike në Kosovë, Agnes Annells, mori pjesë në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë