Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Asamblisti i VV-së në Ferizaj, Amir Rexhepi, kërcënohet nga oligarku Sokol Shabani

30/05/2026 - 17:09
në Kryesore, Lajme
A A
Asamblisti i VV-së në Ferizaj, Amir Rexhepi, kërcënohet nga oligarku Sokol Shabani
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Amir Rexhepi, asamblist i Vetëvendosjes në komunën e Ferizajit, ka denoncuar në polici kërcënimin që ka marrë nga biznesmeni Sokol Shabani, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Rexhepi ka thënë se është duke u asfaltuar një prej rrugëve të fshatit Koshare si pjesë e një projekti në vlerë 2.4 milionë euro, projekt që sipas tij është përcjellë me mungesë trasnparence dhe përgjegjësie.

Ai ka thënë se si anëtar i Kuvendit Komunal ka ngritur shqetësime lidhur me këtë projekt dhe ka paraqitur ankesat e qytetarëve tek autoritetet përgjegjëse ashtu edhe tek operatori ekonomik.

Biznesmeni Sokol Shabani

“Ndërsa po qëndroja me disa banorë duke diskutuar, m’u afrua Sokol Shabani dhe më kërcënoj. Jam thellësisht i shqetësuar nga ky veprim dhe ndihem i kërcënuar nga ky person. Sokol Shabani është një emër i njohur në Ferizaj dhe më gjerë, i përmendur shpesh në debatet publike dhe raportimet mediale që lidhen me çështje të tenderëve publikë dhe ndikimit në institucione. Për shkak të pozitës dhe ndikimit që perceptohet se gëzon, e konsideroj serioz këtë kërcënim dhe kërkoj që institucionet kompetente ta trajtojnë rastin me prioritet të lartë.” – shkruan Rexhepi.

Kush është oligarku Sokol Shabani?

Sokol Shabani është nipi i oligarkut Bujar Shabani dhe djali i Xhelal Shabanit që është pronar i kompanisë Dio Bes SH.P.K.

Veriu.info raportoi para pak kohësh se si kjo kompani Dio Bes Sh.P.K në konzorcium me Eurokos Holding Sh.P.K fitoi tender për asfaltimin e rrugëve në fshatrat Bajgorë, Rashan, Tërstenë, Kutllovc dhe Vllahi nga komuna e Mitrovicës.

Ky konsorcium ishte shpallur fitues me kundërshtimin e njërit nga anëtarët e komisionit vlerësues me arsyetimin se nuk i plotësonte kushtet.

Postimi i plotë i asamblstit Amir Rexhepi:

Sapo dola nga Stacioni i Policisë në Ferizaj, ku denoncova kërcënimin e bërë ndaj meje nga oligarku Sokol Shabani!

Sot është duke u asfaltuar një prej rrugëve në fshatin Koshare, e cila është pjesë e një projekti me vlerë prej 2.4 milionë eurosh, i mbështetur financiarisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit dhe i implementuar nga Komuna e Ferizajt. Megjithatë, ky projekt është përcjellë me mungesë transparence dhe përgjegjësie.

Unë, si anëtar i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, kam ngritur disa herë shqetësime lidhur me këtë projekt dhe kam paraqitur vazhdimisht ankesat e qytetarëve si tek autoritetet përgjegjëse, ashtu edhe tek Operatori Ekonomik.

Sot, së bashku me qytetarët dhe në prani të Ministrit Dimal Basha, paraqita shqetësimet e banorëve dhe të miat personale lidhur me dyshimet për cilësinë e dobët të punimeve, si dhe ankesat e qytetarëve për mungesën e hyrjeve në parcelat e tyre, gjë që po ua vështirëson qasjen dhe shfrytëzimin e pronave.

Pas këtij diskutimi me Ministrin Basha, dhe vetëm pak minuta më vonë, ndërsa po qëndroja me disa banorë duke diskutuar, m’u afrua Sokol Shabani dhe më kërcënoj.

Jam thellësisht i shqetësuar nga ky veprim dhe ndihem i kërcënuar nga ky person. Sokol Shabani është një emër i njohur në Ferizaj dhe më gjerë, i përmendur shpesh në debatet publike dhe raportimet mediale që lidhen me çështje të tenderëve publikë dhe ndikimit në institucione. Për shkak të pozitës dhe ndikimit që perceptohet se gëzon, e konsideroj serioz këtë kërcënim dhe kërkoj që institucionet kompetente ta trajtojnë rastin me prioritet të lartë.

Për këtë arsye, sot kam paraqitur zyrtarisht rastin e kërcënimit/kanosjes pranë organeve të rendit.
Pres nga organet e rendit që të veprojnë me profesionalizëm, paanshmëri dhe në përputhje të plotë me ligjin. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, pavarësisht fuqisë financiare apo lidhjeve që mund të ketë.

Drejtësia duhet të mbrojë qytetarët dhe interesin publik, e jo të bjerë pre e ndikimeve ekonomike apo presioneve të çfarëdo natyre!

Ne nuk do të ndalemi para asnjë kërcënimi apo shantazhi të kujtdo qoftë!

Me respekt,

Amir Rexhepi
Anëtar i Kuvendit të Komunës së Ferizajt

JU REKOMANDOJMË

27-shi i PDK-së, Lorik Maxhuni: Gabim futja e Nait Hasani në listë, Fatmir Limaj duhej të ishte futur në listë

27-shi i PDK-së, Lorik Maxhuni: Gabim futja e Nait Hasani në listë, Fatmir Limaj duhej të ishte futur në listë
30/05/2026 - 21:53

Kandidati për deputet nga PDK, Lorik Maxhuni, ka thënë se futja në listë e Nait Hasanit ka qenë gabim, raporton Gazeta Online Veriu.info. Ai ka theksuar se as...

Më shumëDetails

Mbështetje masive për fushatën e Presidentes Osmani në Prishtinë, Klinë, Deçan, Junik dhe Pejë

Mbështetje masive për fushatën e Presidentes Osmani në Prishtinë, Klinë, Deçan, Junik dhe Pejë
30/05/2026 - 21:37

Fushata e LDK-së me bartësen e listes dhe kandidaten për presidente Vjosa Osmani dhe me kandidatin për kryeministër Lumir Abdixhiku, kanë vijuar sot me një dinamikë të jashtëzakonshme...

Më shumëDetails

PDK e udhëhoqi rreth 20 vite komunën, po Bedri Hamza mblodhi vetëm rreth 200 persona në tubimin në Shtime

PDK e udhëhoqi rreth 20 vite komunën, po Bedri Hamza mblodhi vetëm rreth 200 persona në tubimin në Shtime
30/05/2026 - 21:27

Një nga bastionet më të fuqishme të PDK-së për shumë vite ishte edhe komuna e Shtimes. Por kjo komuna ka ndryshuar shumë në përkrahje politike për PDK-në e...

Më shumëDetails

Policia interviston biznesmenin Sokol Shabani, pas denoncimit për kërcënim nga asamblisti i VV-së në Ferizaj, Amir Rexhepi

Asamblisti i VV-së në Ferizaj, Amir Rexhepi, kërcënohet nga oligarku Sokol Shabani
30/05/2026 - 21:16

Policia e Kosovës ka intervistuar biznesmenin Sokol Shabani, pasi u denoncua për kërcënim nga asamblisti i VV-së në Ferizaj, Amir Rexhepi. Intervistimin e tij e ka konfirmuar për...

Më shumëDetails

Rrahman Rama takon të rinjtë e Vushtrrisë: Ata e meritojnë të shkollohen e punojnë në një vend që s’prodhon vetëm kriza

Rrahman Rama takon të rinjtë e Vushtrrisë: Ata e meritojnë të shkollohen e punojnë në një vend që s’prodhon vetëm kriza
30/05/2026 - 20:39

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Rrahman Rama, ka shkruar pas takimit që ka pasur sot me qytetarë në Vushtrri. Rama, pas takimit me të rinjtë...

Më shumëDetails

Zbulimi i ambulantës së strukturave ilegale serbe në Obiliq, ja çka u gjet brenda

Zbulimi i ambulantës së strukturave ilegale serbe në Obiliq, ja çka u gjet brenda
30/05/2026 - 20:28

Komuna e Obiliqit ka zbuluar se në një objekt të uzurpuar të këtij institucioni ku qëndronin disa familje serbe, po funksiononte një ambulantë ilegale e strukturave paralele serbe,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lajm jo i mirë: Ky është çmimi i naftës për sot

    Lirohet nafta: Ja çmimi i sotit, që do të vlejë deri të hënën

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Dështim total tubimi i AAK-së në Rahovec, pa Haradinajt duket se Ardian Gjini nuk do ta kaloj pragun zgjedhor prej 5%

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Shembulli i Marigona Bekteshi Feratit: Familjet mitrovicase që ishin tradicionalisht në PDK, në kohën e Bedri Hamzës po kalojnë në VV

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Asamblisti i VV-së në Ferizaj, Amir Rexhepi, kërcënohet nga oligarku Sokol Shabani

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • ‘‘Pse s’po del në Vetëvendosje bre vlla – Çka po ju bon Hashimi ai në burg’’, Shpërthen debati Valon Syla – Zana Avdiu

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë