Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Punëtorët e RTK-së pa paga, Spahiu njofton për krizë të rëndë financiare

03/06/2026 - 09:38
në Kryesore, Lajme
A A
Punëtorët e RTK-së pa paga, Spahiu njofton për krizë të rëndë financiare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ushtruesja e detyrës së Drejtoreshës së Përgjithshme të RTK-së, Zana Spahiu, u ka dërguar një njoftim punonjësve të transmetuesit publik, duke i informuar se gjendja e rënduar financiare e krijuar pas ekzekutimit të mbi 1 milion eurove përmes procedurave përmbarimore ka ndikuar drejtpërdrejt në likuiditetin e institucionit.

Në emailin drejtuar stafit, Spahiu thekson se situata ka ndikuar në përmbushjen e obligimeve financiare të RTK-së, “përfshirë edhe ekzekutimin e pagave”.

Ajo njofton se menaxhmenti, në koordinim me Bordin, është duke shqyrtuar zgjidhjet e mundshme për tejkalimin e krizës dhe se synimi është që pagesat të realizohen sa më shpejt.

“Ju sigurojmë se kjo çështje është duke u trajtuar me prioritet të lartë dhe se do të mbeteni të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë situatë”, thuhet në njoftimin e dërguar punonjësve.

Njoftimi vjen në një kohë kur RTK po përballet me vështirësi serioze financiare, ndërsa menaxhmenti ka kërkuar mirëkuptim dhe durim nga stafi deri në gjetjen e një zgjidhjeje.

Në anën tjetër, sindikata e Pavarur e RTK-së ka reaguar ashpër ndaj asaj që e cilëson si ndërhyrje në proceset editoriale dhe presion ndaj stafit gazetaresk të transmetuesit publik.

Sipas Sindikatës, janë raportuar raste të shumta ku është tentuar të ndikohet në vendimmarrjen profesionale të gazetarëve dhe redaktorëve.

“Janë evidentuar raste shqetësuese të ndërhyrjeve në vendimmarrjen editoriale nga nivele të caktuara të hierarkisë institucionale.”

Sindikata vlerëson se veprime të tilla cenojnë pavarësinë editoriale dhe rrezikojnë integritetin profesional të stafit.

Po ashtu, në reagim pretendohet se janë raportuar edhe forma të tjera të presionit ndaj punonjësve.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar,

Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovës (SPRTK) shpreh shqetësimin e saj të thellë dhe paraqet këtë reagim dhe ankesë zyrtare drejtuar Menaxhmentit dhe Bordit të RTK-së, pas një sërë raportimesh dhe ankesash të vazhdueshme të pranuara nga gazetarë dhe redaktorë të RTK-së lidhur me ndërhyrje në proceset editoriale dhe në ushtrimin e kompetencave profesionale që u garantohen me kontratat individuale të punës, aktet e brendshme normative dhe standardet profesionale të transmetuesit publik.

Sipas informacioneve dhe raportimeve të mbledhura nga Sindikata, janë evidentuar raste shqetësuese të ndërhyrjeve në vendimmarrjen editoriale nga nivele të caktuara të hierarkisë institucionale, përfshirë tentativa për të ndikuar, kontestuar apo imponuar qëndrime në çështje që i përkasin ekskluzivisht autoritetit profesional të gazetarëve dhe redaktorëve. Veprime të tilla përbëjnë tejkalim të kompetencave institucionale, cenojnë ndarjen e përgjegjësive profesionale dhe paraqesin rrezik serioz për pavarësinë editoriale, integritetin profesional dhe kredibilitetin e RTK-së si transmetues publik.

Kujtojmë se, në përputhje me kontratat e punës, rregulloret e brendshme dhe standardet profesionale në fuqi, gazetarët dhe redaktorët janë bartës të përgjegjësisë profesionale për vlerësimin, përzgjedhjen, verifikimin, përpunimin dhe publikimin e përmbajtjeve informative. Ushtrimi i këtyre kompetencave duhet të mbështetet ekskluzivisht në parimet themelore të gazetarisë profesionale, përkatësisht saktësinë, paanshmërinë, verifikimin e fakteve, pavarësinë editoriale dhe interesin publik. Këto parime nuk mund të jenë objekt presioni, ndikimi administrativ, ndërhyrjeje hierarkike apo kompromisi të çfarëdo natyre.

Po ashtu, SPRTK ka pranuar ankesa serioze lidhur me format e komunikimit të përdorura ndaj stafit editorial, përfshirë raste të raportuara të presionit verbal, intimidimit dhe ndikimit të papërshtatshëm në vendimmarrjen profesionale. Praktika të tilla cenojnë dinjitetin e punonjësve, dëmtojnë klimën e punës dhe bien ndesh me normat etike, rregulloret e brendshme të RTK-së dhe standardet që duhet të karakterizojnë funksionimin e një institucioni publik mediatik.

Sindikata rithekson se funksionimi demokratik dhe profesional i RTK-së kërkon respektim të plotë të kufijve institucionalë ndërmjet strukturave menaxheriale dhe atyre editoriale, si dhe garantim të pakushtëzuar të autonomisë profesionale të gazetarëve dhe redaktorëve në ushtrimin e përgjegjësive të tyre.
Për rrjedhojë, SPRTK kërkon ndërprerjen e menjëhershme të çdo forme ndërhyrjeje në kompetencat editoriale të garantuara me kontratë, rregullore dhe standarde profesionale;

Respektimin e plotë të pavarësisë editoriale dhe të autonomisë profesionale të gazetarëve dhe redaktorëve;

Garantimin e një mjedisi pune të sigurt, profesional dhe të liruar nga çdo formë presioni, intimidimi apo ndikimi të padrejtë;

Shqyrtimin dhe trajtimin urgjent institucional të këtyre shqetësimeve përmes mekanizmave kompetentë të RTK-së, me qëllim parandalimin e përsëritjes së rasteve të ngjashme.

Ky reagim përfaqëson përpjekjen e Sindikatës për ta adresuar këtë çështje përmes dialogut dhe mekanizmave të brendshëm të RTK-së. Megjithatë, nëse këto shqetësime nuk trajtohen me seriozitetin e kërkuar dhe nuk ndërmerren masa konkrete për eliminimin e praktikave të raportuara, SPRTK rezervon të drejtën që të ndërmarrë të gjitha veprimet sindikale dhe ligjore të parashikuara me legjislacionin në fuqi dhe aktet e saj themeluese, në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve, integritetit profesional të stafit editorial dhe pavarësisë së transmetuesit publik.

Kryesia e Sindikatës së pavarur të RTK-së

JU REKOMANDOJMË

Presidenti i Këshillit Evropian nis vizitën në Kosovë, arrin në Presidencë

Presidenti i Këshillit Evropian nis vizitën në Kosovë, arrin në Presidencë
03/06/2026 - 11:39

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Kosovë. Gjatë vizitës, ai është takuar me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. Pas...

Më shumëDetails

CENTCOM: Forcat amerikane zmbrapsën një seri sulmesh iraniane me raketa dhe dronë

CENTCOM: Forcat amerikane zmbrapsën një seri sulmesh iraniane me raketa dhe dronë
03/06/2026 - 11:35

Ushtria amerikane njoftoi se ka zmbrapsur një seri sulmesh me raketa balistike dhe dronë, të lëshuara nga Irani ndaj objektivave në rajonin e Gjirit gjatë natës. Në një...

Më shumëDetails

66 persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit prill

66 persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit prill
03/06/2026 - 11:11

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjatë muajit prill janë miratuar 66 kërkesa për lirim nga shtetësia e Republikës së Kosovës. Sipas të dhënave...

Më shumëDetails

Serwer: Vuçiq po pret mundësinë për të marrë veriun e Kosovës, Shqipëria të vendosë më shumë trupa

Serwer: Vuçiq po pret mundësinë për të marrë veriun e Kosovës, Shqipëria të vendosë më shumë trupa
03/06/2026 - 11:07

Profesori amerikan dhe eksperti i Ballkanit, Daniel Serwer, paralajmëroi se prania ushtarake amerikane në Kosovë mund të reduktohet në të ardhmen, duke theksuar se vendi duhet të përgatitet...

Më shumëDetails

Shenoll Muharremi thirrje qytetarëve: Dilni votoni, nuk është më hajgare

Muharremi bën analizën: Sa vota mund t’i marrin LDK-ja dhe Vjosa Osmani
03/06/2026 - 10:59

Analisti Shenoll Muharremi ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje, duke theksuar se demokracia kërkon angazhim qytetar. Ai tha se dy çështje e kanë shqetësuar më së...

Më shumëDetails

Serwer: Prania ushtarake amerikane në Kosovë mund të reduktohet, vendi të përgatitet për një skenar të tillë

Serwer: Vuçiq s’nënshkruan marrëveshje me Kosovën para zgjedhjeve, mbase as pas tyre
03/06/2026 - 10:45

Profesori amerikan dhe eksperti i Ballkanit, Daniel Serwer ka paralajmëruar se prania ushtarake e Shteteve të Bashkuara në Kosovë mund të zvogëlohet në të ardhmen dhe se vendi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dikur e udhëheqte komunën, por sot PDK-së në Gjilan i shkuan në tubimi vetëm rreth 200 persona

    Dikur e udhëheqte komunën, por sot PDK-së në Gjilan i shkuan në tubimi vetëm rreth 200 persona

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Peci emëron u.d. drejtorin e ri të QKMF-së në Mitrovicë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Dimal Basha jep lajmin e mirë për shoferët e kamionëve dhe autobusëve

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    254 Shpërndaje
    Shpërndaje 102 Tweet 64
  • PDK publikon listën, këta janë 110 kandidatët për deputetë

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë