Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Komuna e Prishtinës po shqyrton uljen e koeficientit të ndërtimit në Pejton dhe Lakrishte për shkak të mbingarkesës në trafik

02/07/2026 - 09:04
në Pa kategori
A A
Komuna e Prishtinës po shqyrton uljen e koeficientit të ndërtimit në Pejton dhe Lakrishte për shkak të mbingarkesës në trafik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Duke parë katrahurën me ndërtime të larta në vende që po e prishin pamjen e kryeqytetit dhe po e vështirësojnë jetën e qytetarëve, Komuna e Prishtinës që udhëhiqet nga Përparim Rama, ka nisur një plan strategjik për rregullim urban dhe ndalim të ndërtimeve të larta në qendër të Prishtinës.

Sipas burimeve të gazetës Veriu.info brenda Komunës së Prishtinës, institucionet komunale kanë nisur analizat për uljen e ndjeshme të koeficientit të ndërtimit në disa prej zonave më të urbanizuara të kryeqytetit, si masë për të adresuar problemet e krijuara nga mbingarkesa në trafik dhe mungesa e hapësirave publike.

Burimet tona bëjnë të ditur se lagjet Pejton dhe Lakrishte janë ndër zonat kryesore që po analizohen, pas shtimit të konsiderueshëm të ndërtesave shumëkatëshe gjatë viteve të fundit. Sipas të njëjtave burime, infrastruktura aktuale rrugore nuk është projektuar për të përballuar fluksin e automjeteve dhe numrin në rritje të banorëve e bizneseve në këto zona.

Si rezultat, Komuna me arkitektë nderkombëtarë është duke shqyrtuar mundësinë e uljes së koeficientit të ndërtimit në mënyrë që zhvillimi urban në të ardhmen të jetë më i balancuar dhe më i qëndrueshëm.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazeta Veriu.info, pjesë e propozimeve që po diskutohen është edhe vendosja e një koeficienti maksimal ndërtimi prej 1.8, si dhe përcaktimi që parcelat për zhvillim të kenë një sipërfaqe minimale prej 60 ari të bashkuara, me qëllim që projektet e ardhshme të planifikohen në mënyrë më funksionale dhe të krijojnë më shumë hapësira të gjelbra, sheshe publike dhe infrastrukturë përcjellëse.

Po sipas burimeve tona, vizioni afatgjatë nuk kufizohet vetëm në uljen e intensitetit të ndërtimit. Në planet zhvillimore po shqyrtohet krijimi i më shumë parqeve, këndeve të lojërave për fëmijë, çerdheve publike, parkingjeve nëntokësore dhe hapësirave rekreative, me synimin që lagjet qendrore të Prishtinës të kenë një zhvillim më të qëndrueshëm urban dhe një cilësi më të lartë të jetesës.

Megjithatë, deri në këtë fazë nuk është marrë ende një vendim zyrtar dhe analizat janë ende në proces. Nëse këto propozime miratohen, ato pritet të përfshihen në dokumentet e reja të planifikimit urban dhe në ndryshimet e Planit Zhvillimor të Komunës së Prishtinës.

Veriu.info do të vazhdojë ta ndjekë nga afër këtë proces dhe do ta informojë publikun për çdo zhvillim dhe vendim zyrtar lidhur me të ardhmen urbanistike të kryeqytetit.

JU REKOMANDOJMË

Pas kundërshtimit të marrëveshjes së Abdixhikut me Kurtin, Kujtim Shala poston foto me Rugovën në prapavijë

Pas kundërshtimit të marrëveshjes së Abdixhikut me Kurtin, Kujtim Shala poston foto me Rugovën në prapavijë
01/09/2026 - 21:44

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, i cili doli hapur kundër propozimit për Bekim Sejdiun si kandidat për president të Kosovës nga Abdixhiku dhe Kurti, ka reaguar në Facebook...

Më shumëDetails

Haxhiu kritikon gjashtë deputetët e LDK-së: Bojkoti ndaj presidentit është papërgjegjësi

Haxhiu kritikon gjashtë deputetët e LDK-së: Bojkoti ndaj presidentit është papërgjegjësi
01/09/2026 - 21:12

U.D Presidentja Haxhiu ka kritikuar gjashtë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës që kanë dalë kundër propozimit për profesor doktor Bekim Sejdiun si kandidat konsensual për president. E...

Më shumëDetails

Kujtim Shala: Gjithmonë kundër bashkëpunimit me Albin Kurtin

Kujtim Shala: Gjithmonë kundër bashkëpunimit me Albin Kurtin
01/09/2026 - 19:34

Kujtim Shala është një nga gjashtë deputetët e LDK-së që ka deklaruar se nuk do të votojë për Bekim Sejdiun si President. Ai është pyetur nga “UlpianaPress”, se...

Më shumëDetails

“Liria Ka Emër” publikon klipin për marshin e 12 shtatorit

“Liria Ka Emër” publikon klipin për marshin e 12 shtatorit
01/09/2026 - 16:48

Platforma “Liria Ka Emër” ka publikuar klipin promovues për marshin që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë. Marshi është paralajmëruar të nisë në orën 14:00. “Kemi...

Më shumëDetails

Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve
31/08/2026 - 18:42

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sekuestruar pajisje telekomunikuese në Mitrovicë, të cilat dyshohet për keqpërdorim gjatë testit për patentë shofer, duke konfirmuar kështu raportimin ekskluziv nga...

Më shumëDetails

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit
30/08/2026 - 15:42

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Zëvendësambasadorja britanike në Kosovë, Agnes Annells, mori pjesë në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë