Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

27/07/2026 - 19:43
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
“Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), gjë që paraqet edhe rrezik për shëndetin dhe jetën e pacientëve.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, që mban datën 27 prill 2026, me të cilin spitali “Bahceci Healthcare” Sh.P.K. me themelues Ahmet Hamdi Bahçeci është gjobitur me 2 mijë euro për shkelje të Ligjit për Shëndetësi, pasi që ka ushtruar veprimtarinë pa përmbushur kushtet ligjore.

Foto: Ahmet Hamdi Bahçeci - themelues i spitalit "Bahceci"
Foto: Ahmet Hamdi Bahçeci – themelues i spitalit “Bahceci”

Në arsyetimin e vendimit për gjobitjen e spitalit “Bahceci” me numër protokolli 05-723 të Inspektoratit Shëndetësor, thuhet se gjatë inspektimit është konstatuar se në vend pune nuk ka qenë prezent biokimisti i licencuar, Dr. Atakan Koro pa ndonjë arsyetim, edhe pse ky është obligim ligjor.

Si gjetje tjetër, inspektorët shëndetësorë kanë evidentuar mos prezantimin e evidencës së stafit, i cili tregon se profesionistët shëndetësorë a kanë qenë prezent gjatë kryerjes së shërbimeve shëndetësore.

Shkeljet e evidentuara gjatë këtij inspektimi nuk ndalen me kaq, pasi që është konstatuar se shërbimet laboratorike nuk realizohen në laborator brenda Spitalit Special, por mostrat e gjakut merren dhe dërgohen për analizë në laborator të jashtëm, përkundër që marrëveshja e bashkëpunimit me këtë laborator të jashtëm ka skaduar.

Sipas inspektorëve shëndetësorë, këto analiza jashtë spitalit “Bahceci” janë kryer pa siguruar mbikëqyrje profesionale brenda tij.

Problemet e spitalit “Bahceci” me biokimistin kanë vazhduar edhe më tutje, pasi që inspektorët shëndetësorë kanë konstatuar se në regjistrin e pacientëve nuk është evidentuar biokimisti përgjegjës.

“Këto shkelje përbëjnë ushtrim të veprimtarisë laboratorike në kushte të parregullta, pa prezencën e stafit profesional/biokimistit përgjegjës, pa mbikëqyrje profesionale dhe pa bazë të vlefshme juridike, si dhe funksionim në kushte të papajtueshme për shkak të pajisjeve laboratorike jashtë funksionit, duke cenuar cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve shëndetësore të ofruara për pacientët. Këto veprime dhe mosveprime përbëjnë mosrespektim të detyrimeve ligjore në kundërshtim me nenin 40 dhe nenin 42 të Ligjit Nr. 04/L-125 për Shëndetësi. Në bazë të konstatimeve të raportit dhe të dispozitave të sipërpërmendura ligjore, plotësohen kushtet për shqiptimin e gjobës ndaj institucionit, siç është përcaktuar në dispozitiv të këtij vendimi”, thuhet në vendimin e Inspektoratit Shëndetësor për gjobitjen e spitalit “Bahceci” që funksionon në kilometrin e 9-të të magjistrales Prishtinë-Shkup.

Pra, për të gjitha këto shkelje, spitali “Bahceci” është gjobitur me vetëm 2 mijë euro nga inspektorja Safete Llugiqi, që më shumë duket si gjobë qesharake.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga “Bahceci Healthcare” Sh.P.K. për këtë vendim të Inspektoratit Shëndetësor, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka pranuar përgjigje për pyetjet e dërguara, edhe pse e kanë konfirmuar pranimin e e-mailit.

LEXONI EDHE:

‘Bahceci’ është spitali privat që u bastis për trafikim organesh njerëzore – arrestohen 4 punonjës

Mbyllet shërbimi i IVF-së në spitalin “Bahceci”, embrionet dërgohen në QKUK

Super-skandal i ‘Bahçecit’: Mjeku transferoi tek nëna embrionin e gabuar

10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

Tags: Ahmet Hamdi BahçeciBahceciSpitali

JU REKOMANDOJMË

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Elisa Spiropali

Protesta gjithëkombëtare për çlirimtarët e Kosovës, Spiropali: Zemrat kuqezi kundër padrejtësisë
16/09/2026 - 19:52

Ish-ministrja Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata e Hagës. Sipas saj “Gjykata nuk mund ta rishkruajë si projekt kriminal luftën...

Më shumëDetails

Le Monde: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim – Gjykata kontroverse përdori prova nga Beogradi

Le Monde: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim – Gjykata kontroverse përdori prova nga Beogradi
16/09/2026 - 19:29

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpall fajtor për krime lufte dhe u dënua me 25 vjet burgim nga një gjykatë në Hagë. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,...

Më shumëDetails

Kadrijaj: Aktgjykimi është i padrejtë, Aleanca do t’i japë nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme

Kadrijaj: Aktgjykimi është i padrejtë, Aleanca do t’i japë nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme
16/09/2026 - 19:14

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, e ka cilësuar si politik aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të shpallur sot nga...

Më shumëDetails

Reagon Bekim Jashari: Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Reagon Bekim Jashari: Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës
16/09/2026 - 19:01

Bekim Jashari, djali i heroit të kombit Hamëz Jashari, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Jashari ka publikuar në rrjetin...

Më shumëDetails

Mbi 6 orë nga aktgjykimi, ministrja e Drejtësisë ‘çele guri gojën’ për dënimin e katërshes

Propozimi i Simiçit “në emër të popullit serb”, Gërvalla: Skandaloze, në Kosovë ka vetëm komunitet serb
16/09/2026 - 18:31

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e...

Më shumëDetails

Nasim Haradinaj thirrje protestuesve: Mos shkoni ka Graqanica!

Nasim Haradinaj thirrje protestuesve: Mos shkoni ka Graqanica!
16/09/2026 - 18:21

Në mesin e protestuesëve para Qeverisë, është edhe Nasim Haradinaj. Ai ka bërë thirrje protestuesëve që të mos shkojnë në Graqanicë. ‘’Ka me na inflitru njerëz të cilët...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë