Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pamje emocionuese: Roja 16-vjeçare shpëton një fëmijë nga mbytja, Trump: Është hero, do ta ftojmë në Shtëpinë e Bardhë

29/07/2026 - 08:41
në Kuriozitete
A A
Pamje emocionuese: Roja 16-vjeçare shpëton një fëmijë nga mbytja, Trump: Është hero, do ta ftojmë në Shtëpinë e Bardhë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur se do ta ftojë në Shtëpinë e Bardhë rojen 16-vjeçare që shpëtoi një djalë të vogël të rrëmbyer nga dallgët në zonën Seabright të Santa Cruz, në Kaliforni, së bashku me familjen e tij, për t’i ndarë një nga “nderimet më të larta civile”.

Në një postim në Truth Social, Trump e cilësoi adoleshentin si një “hero” dhe “shumë të guximshëm”, duke shtuar se edhe djali i vogël që u shpëtua do të jetë i mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë.

Në videon e regjistruar nga një notar, rojtari i ri bregdetar shihet duke u zhytur në detin e trazuar për të shpëtuar fëmijën që ishte rrëmbyer nga uji.

“Valët habitën shumë njerëz. Fatkeqësisht, ky djalë u rrëmbye brenda pak minutash”, përshkroi Scott Vander Dussen, i cili regjistroi videon e shpëtimit dramatik.

16-vjeçari nuk veproi i vetëm. Ai u ndihmua nga notarë të tjerë dhe një rojtar i dytë bregdetar, të cilët u hodhën në ujë për të nxjerrë në breg djalin, rreth 10 vjeç.

Më herët, djali i presidentit amerikan, Eric Trump, e kishte ripostuar videon, duke shkruar: “Jepini këtij roje plazhi 16-vjeçar nderin më të lartë politik. Ai është vërtet më i miri i Amerikës! Bravo!”

Sipas New York Post, rojet bregdetare në zonën e Santa Cruz trajnohen sipas standardeve të larta dhe duhet të përfundojnë të paktën 56 orë trajnim si roje bregdetare, 24 orë trajnim për certifikim mjekësor dhe më shumë se 80 orë trajnim shtesë për sigurinë në det.

“Jam i lumtur që përfundoi kështu. Jam i sigurt që nëse rojet bregdetare nuk do të ishin aty, fëmija nuk do të kishte shkuar në shtëpi atë natë”, tha Vander Dussen.

https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/07/ssstwitter.com_1785307359019.mp4

JU REKOMANDOJMË

Nesër shfaqet Hëna e plotë e korrikut

Nesër shfaqet Hëna e plotë e korrikut
28/07/2026 - 22:57

Hëna e plotë e korrikut, e njohur si “Buck Moon”, do të shfaqet në qiell të mërkurën, duke ofruar një spektakël të veçantë për adhuruesit e astronomisë. Fenomeni...

Më shumëDetails

FOTO/ Zbulim historik në Parkun e Llogarasë, gjendet zgavra e thellë 70 metra në shpellën e “Sterra e Kujunxhiut”! Studiuesit mendojnë se…

FOTO/ Zbulim historik në Parkun e Llogarasë, gjendet zgavra e thellë 70 metra në shpellën e “Sterra e Kujunxhiut”! Studiuesit mendojnë se…
26/07/2026 - 17:26

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, brenda Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër me thellësi rreth 70 metra, pothuajse tërësisht vertikale. Hyrja e zgavrës...

Më shumëDetails

BE ndalon asgjësimin e rrobave të pashitura, kompanitë detyrohen t’i shesin ose t’i dhurojnë

BE ndalon asgjësimin e rrobave të pashitura, kompanitë detyrohen t’i shesin ose t’i dhurojnë
26/07/2026 - 14:25

Sipas rregullave të reja për reduktimin e mbetjeve, kompanitë e mëdha në të gjithë Bashkimin Evropian nuk mund të asgjësojnë më rroba, aksesorë dhe këpucë të pashitura. Një...

Më shumëDetails

SHBA do të fillojnë të shtypin një monedhë njëdollari me imazhin e Trumpit

SHBA do të fillojnë të shtypin një monedhë njëdollari me imazhin e Trumpit
16/07/2026 - 08:16

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, njoftoi se zyra e prerjes së monedhave një dollar do të fillojë të prodhojë monedha njëdollari me imazhin e Presidentit të...

Më shumëDetails

Djali i Trump humbi 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humbi 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave
10/07/2026 - 22:16

Investitorët në një kompani kriptovalutash të lidhur me familjen Trump kanë humbur qindra miliona dollarë, ndërsa një nga djemtë e presidentit amerikan, Donald Trump ka pësuar një rënie...

Më shumëDetails

SHBA-ja publikon dosje të reja të deklasifikuara për UFO-t

SHBA-ja publikon dosje të reja të deklasifikuara për UFO-t
10/07/2026 - 18:33

SHBA-ja publikoi të premten një grup të ri dosjesh të deklasifikuara për fenomenet anomalike të paidentifikuara (UAP), të njohura gjerësisht si UFO, si pjesë e një përpjekjeje të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Inspektorati i Punës për rënien e vinçit: Punëtori humbi jetën në vendpunishten e kompanisë “Vllezërit Asllani” me pronar Qazim Asllanaj

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ermal Panduri paralajmëron zbulimin e profilit “Jona Çitaku”, aludon se pas tij qëndron një profesor nga Vushtrria

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Distancohet familja Gjinovci: Informacionet për lidhje me Arkanin lidhen me anën e dajëve të Rronit, jo me ne

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë