Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përtej ngjyrave dhe rivalitetit, kur Franco Baresi theu rregullat e UEFA-s për të nderuar viktimat e Juventusit në Heysel

01/08/2026 - 12:49
në Ndryshe, Sport
A A
Përtej ngjyrave dhe rivalitetit, kur Franco Baresi theu rregullat e UEFA-s për të nderuar viktimat e Juventusit në Heysel
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Franco Baresi ishte përtej ngjyrave, përtej tifozërive dhe përtej fushës së lojës. Që gjatë karrierës së tij si futbollist, kapiteni historik i Milanit u dallua për një ndjeshmëri të jashtëzakonshme njerëzore – një vlerë që po kujtohet me respekt nga të gjithë dashamirësit e futbollit, italianë dhe jo vetëm.

Në rrjetet sociale është risjellë në vëmendje një episod emocionues që daton në vitin 1990, kur Milani u përball me belgët e Mechelen në çerekfinalet e Kupës së Kampionëve. Klubi belg kërkoi dhe arriti që ta luante atë ndeshje në Bruksel për arsye përfitimesh financiare nga biletat, duke bërë që për herë të parë pas 5 vitesh, një klub italian të luante një ndeshje zyrtare në stadiumin “Heysel”.

Ky vendim ngjalli protesta dhe polemika të shumta, pasi plagët ishin ende të hapura nga finalja tragjike e Kupës së Kampionëve e 5 viteve më parë (1985) mes Juventusit dhe Liverpoolit. Në atë finale humbën jetën tragjikisht 39 persona, mes të cilëve shumë tifozë juventinë, të shtypur nga turma pas sulmeve të hooliganëve anglezë në sektorin famëkeq “Curva Z”.

Pikërisht poshtë atij sektori, që në atë kohë ishte riemërtuar “Nord Nord”, kapiteni i Milanit, Franco Baresi, vendosi në vitin 1990 një tufë me 39 trëndafila të kuq – një për secilën nga 39 viktimat e pesë viteve më parë. Gjesti u bë pak para fillimit të ndeshjes kundër Mechelen, pavarësisht ndalimeve të rrepta nga autoritetet e Brukselit dhe vetë UEFA, të cilat kishin refuzuar çdo përkujtim zyrtar, mbajtjen e një meshe në nder të viktimave, shiritin e zi në krah apo edhe një minutë heshtje.

Franco Baresi, i shoqëruar nga drejtori organizativ Paolo Taveggia, i theu këto ndalime për të bërë një gjest të madh humanizmi. “Na u duk minimumi që mund të bënim si italianë për të kujtuar atë ngjarje të rëndë,” u shpreh Taveggia para ndeshjes.

Gjesti nuk u harrua nga rivalët historikë. Tifozët e Juventusit e falënderuan kapitenin e Milanit në stadiumin “Comunale” të Torinos gjatë ndeshjes së parë direkte pas atij episodi, duke shpalosur një banderole ku shkruhej: “Baresi, 39 herë faleminderit”. Numri 39 në këtë falënderim u dedikohej pikërisht 39 viktimave të tragjedisë së Heyselit, për të cilat Baresi vendosi po aq trëndafila të kuq, duke dëshmuar se respekti për jetën dhe dhimbjen qëndron mbi çdo rivalitet sportiv.

JU REKOMANDOJMË

Ronaldo ftohet nga Jesus-i, kjo është lista e Portugalisë për Ligën e Kombeve

Kupa e Botës, Ronaldo merr një super lajm
18/09/2026 - 13:59

Kampioni në fuqi i Ligës së Kombeve, Portugalia ka publikuar listën për ndeshjet e shtatorit dhe tetorit. “Luzitanët”, po synojnë që të mbrojnë titullin në këtë garë pas...

Më shumëDetails

”Varet nga votuesit”, Casemiro parashikon fituesin e “Topit të Artë”: Me Messin gjithçka është e mundur!

”Varet nga votuesit”, Casemiro parashikon fituesin e “Topit të Artë”: Me Messin gjithçka është e mundur!
17/09/2026 - 10:38

Casemiro ka folur për mundësinë që Lionel Messi të fitojë sërish “Topin e Artë”, duke theksuar se argjentinasi ka dëshmuar se është i aftë për gjithçka, veçanërisht pas...

Më shumëDetails

Goli që Anis Mehmeti ia shënoi Arsenalit

Goli që Anis Mehmeti ia shënoi Arsenalit
17/09/2026 - 10:34

Ipswich Town shënoi dy gola në “EFL Cup” kundër Arsenalit. Ishte ylli kuqezi, Anis Mehmeti ai që shënoi golin e parë të tijin për këtë sezon, në minutën...

Më shumëDetails

Cristiano Ronaldo mund të bëhet një nga pronarët e Al Nassr

Cristiano Ronaldo mund të bëhet një nga pronarët e Al Nassr
15/09/2026 - 17:21

Sulmuesi i Al Nassr, Cristiano Ronaldo, mund të bëhet një nga pronarët e klubit saudit, sipas DAZN Portugal. Portugezi 41-vjeçar dhe katër investitorë të tjerë po përgatiten për...

Më shumëDetails

FSHF-ja nxjerr në shitje fizikisht biletat për Nations League-n, “konfirmon” edhe grumbullimin e Hysajt

FSHF-ja nxjerr në shitje fizikisht biletat për Nations League-n, “konfirmon” edhe grumbullimin e Hysajt
15/09/2026 - 11:57

Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë fizikisht në shitje biletat për dy ndeshjet e Nations League-s me Bjellorusinë më 26 shtator dhe 6 tetor me San Marinon, të...

Më shumëDetails

Mendes: Topi i Artë i takon qartazi Yamalit

Mendes: Topi i Artë i takon qartazi Yamalit
15/09/2026 - 11:57

Lamine Yamal është padyshim një nga futbollistët më të mirë në botë. Forma e tij sezonin e kaluar, e vendos atë në listën e lojtarëve elitarë teksa po...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    259 Shpërndaje
    Shpërndaje 104 Tweet 65
  • Befason Nait Hasani, tregon me emër kush e vrau veprimtarin e LDK-së

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Ç’mund të ndodhë me shtatë figurat e UÇK-së që u përmendën në aktgjykimin e 16 shtatorit?

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Diplomati austriak Wolfgang Petritsch për Hashim Thaçin: Kisha përshtypjen se ishte i ngrirë nga frika

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Pas incidentit me Aida Dërgutin në shesh, Policia suspendon dy zyrtarë për 48 orë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë