Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti e Haxhiu marrin role si “unifikues”- a do t’iu ecë me ftesat që ua dërguan krerëve të partive

14/08/2026 - 22:23
në Lajme
A A
Kurti e Haxhiu marrin role si “unifikues”- a do t’iu ecë me ftesat që ua dërguan krerëve të partive
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu, i ka ftuar liderët e partive politike ose përfaqësuesit e tyre në një takim të përbashkët të martën, në ora 09:00 në Presidencë.

Takimi, sipas ftesës që Haxhiu ua dërgoi partive politike, është thirrur “në lidhje me zhvillimet aktuale politike, institucionale dhe rëndësinë e arritjes së marrëveshjes për Presidentin konsensual, rrjedhimisht dhe formimin e institucioneve të tjera kushtetuese”.

Për Haxhiun, e cila po e ushtron detyrën e shefes së shtetit, kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nevojën të thoshte sot se “nuk është duke u kënaqur” në atë karrige.

Kurti tha se Haxhiu është “shumë e angazhuar dhe e interesuar” që të zgjidhet Presidenti i ri, si për të paralajmëruar këtë lëvizje nga ajo.

“E kemi edhe ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, e cila është shumë e angazhuar dhe e interesuar që kjo të marrë fund. Albulena nuk është një person e cila është duke u kënaqur në pozitën e ushtrueses së detyrës së Presidentes. Ajo është shumë e interesuar që këtë ta marrë një figurë unifikuese, për të cilën merremi vesh të gjithë ne bashkë”, tha ai.

Vetë Kurti po ashtu sot tha se me partitë synon të diskutojë për emrat e kandidatëve potencialë, edhe pse nuk ka pasur shumë fat me ftesat përveç Abdixhikut, i cili dje po ashtu njoftoi se LDK do të qëndrojë në opozitë. Kurti mirëpriti gatishmërinë e Kurtit për të biseduar për një President konsensual.

“Duhet të takohemi, njëmend të flasim për karakteristikat e figurës presidenciale, por përbesë duhet të fillojmë të flasim edhe me emra, sepse po humbim shumë kohë. A më së shumti humbim kohë duke shkuar në zgjedhje”, tha Kurti.

Por, gazetarëve që insistuan nuk ua tha ndonjë emër.

“Tash më kurseni që unë t’ua them juve emrat, sepse, siç e dini, emrin që e përmendi unë, po ia vënë vulën time, ndërkohë që ato personalitete janë të shquara në shoqërinë tonë. në popullin tonë, dhe unë kërkoj që sa më parë të ulemi me Bedri Hamzën, Lumir Abdixhikun dhe Ardian Gjinin”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Çka dihet deri më tani për planin e dyshuar për vrasjen e Vigan Bekqelit në Prishtinë?

Çka dihet deri më tani për planin e dyshuar për vrasjen e Vigan Bekqelit në Prishtinë?
29/11/2026 - 15:53

Një plan i dyshuar për vrasjen e një 36-vjeçari në Prishtinë është parandaluar pas një operacioni të përbashkët të Policisë së Kosovës, Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Agjencisë...

Më shumëDetails

Deputeti i PD-së qëllohet me plumb gome para Kryeministrisë në Tiranë

Deputeti i PD-së qëllohet me plumb gome para Kryeministrisë në Tiranë
29/11/2026 - 15:51

Deputeti i Partisë Demokratike nga Shkodra, Kliti Hoti ka mbetur i lënduar pasi policia e ka qëlluar me plumb gome. Në momentin e goditjes, ai është rrëzuar në...

Më shumëDetails

Kuponë për çerdhe për fëmijët e familjeve në asistencë sociale, Kurti tregon afatin e aplikimit

Kurti para vendimit të Speciales: UÇK-ja bëri luftë çlirimtare, shpresojmë që drejtuesit të kthehen të lirë
29/11/2026 - 15:37

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Programi i Kuponëve për çerdhe për fëmijët e familjeve që përfitojnë asistencë sociale po vazhdon edhe gjatë këtij viti shkollor,...

Më shumëDetails

Tensione në Tiranë – protestuesit sulmojnë me fishekzjarrë dhe gurë, policia përgjigjet me gaz dhe plumba gome

Tensione në Tiranë – protestuesit sulmojnë me fishekzjarrë dhe gurë, policia përgjigjet me gaz dhe plumba gome
29/11/2026 - 15:18

Pas disa minutash tensioni, janë kthyer tensionet në bulevard. Në rrugë ka dalë një mjet ujëhedhës, i shoqëruar nga dhjetëra efektivë, teksa protestuesit kanë sulmuar me gurë dhe...

Më shumëDetails

I zhdukur prej një jave, shqiptari gjendet i pajetë në një kanal

I zhdukur prej një jave, shqiptari gjendet i pajetë në një kanal
29/11/2026 - 15:00

Një 75-vjeçar shqiptar, Eqerem Ahmetaj, është gjetur pa shenja jete në një kanal në zonën rurale të San Zenos, pranë qytetit të Breshias në Itali. I moshuari rezultonte...

Më shumëDetails

Haradinaj kujton 14-vjetorin e shpalljes së pafajësisë në Hagë: Liri për çlirimtarët! Rroftë UÇK-ja!

Haradinaj kujton 14-vjetorin e shpalljes së pafajësisë në Hagë: Liri për çlirimtarët! Rroftë UÇK-ja!
29/11/2026 - 14:31

Ish kryeministri i Kosovës dhe ish kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar 14-vjetorin e vendimit të Gjykatës së Hagës, me të cilin ai, Lahi Brahimaj dhe Idriz...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E quajti “palaço” Bashkim Jasharin, kërkon falje dhe jep dorëheqje nga posti i drejtorit

    E quajti “palaço” Bashkim Jasharin, kërkon falje dhe jep dorëheqje nga posti i drejtorit

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Alarm në VIVA FRESH-in e biznesmenit Rexhepi: AUV zbulon dy baktere në produktet e mishit, urdhëron tërheqjen nga tregu (Pamje)

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Nëntori i skandaleve me produkte të mishit të kompanisë së Jeton Buqukut

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Në shtëpinë e Sabit Gecit në Llaushë vendoset pllaka përkujtimore për UÇK-në, merr pjesë edhe djali i Ibrahim Rugovës

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Meningjiti, helmimi i gjakut dhe dëmtimi i veshkave – ja rreziqet e baktereve të zbuluara nga AUV në mishin dhe përshutën e VIVA FRESH të Rexhepit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë