Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se, nga janari deri në qershor të këtij viti, rreth 5,000 qytetarë kanë aplikuar për fitim, ri-fitim dhe humbje të shtetësisë me lirim.
Në postimin e tij, ai ka bërë të ditur edhe se, nga 17 gushti, qytetarët do t’i pranojnë vendimet për fitim, ri-fitim dhe humbje të shtetësisë me lirim në lokacionin e ri të zyrës, në objektin e Agjencisë për Regjistrim Civil.
Postimi:
Një hapësirë më e përshtatshme dhe shërbim më efikas për qytetarët.
Nga e hëna, 17 gusht 2026, qytetarët do t’i pranojnë vendimet për fitim, ri-fitim dhe humbje të shtetësisë me lirim në lokacionin e ri të zyrës, në objektin e Agjencisë për Regjistrim Civil.
Me qëllim që qytetarët të kenë kushte më të mira gjatë marrjes së shërbimeve, është shtuar edhe stafi mbështetës, me synim që të zvogëlohen radhët dhe koha e pritjes.
Nga janari deri në qershor të këtij viti, rreth 5,000 qytetarë kanë aplikuar për fitim, ri-fitim dhe humbje të shtetësisë me lirim. Shërbimet përkatëse mund të aplikohen edhe online përmes platformës e-Kosova, duke e bërë procesin më të lehtë dhe më të qasshëm për qytetarët.
Mbetemi të përkushtuar që qytetarëve tanë t’u ofrojmë shërbime sa më efikase, të shpejta dhe të qasshme














