Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PDK sërish i kërkon Deharit të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive

15/08/2026 - 15:47
në Lajme
A A
PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputeti Uran Ismaili ka deklaruar se Kosova po kalon nëpër një situatë të rëndë institucionale, pasi Kuvendi vazhdon të mbetet i pakonstituuar edhe një javë pas përfundimit të afatit kushtetues.

Në konferencë për media, Ismaili tha se Albin Kurti, përmes kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, Avni Dehari, po e mban të bllokuar Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe po ua pamundëson deputetëve ushtrimin e mandatit.

Ai bëri të ditur se Grupi Parlamentar i PDK-së i ka dërguar sërish kërkesë Avni Deharit që ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive për nesër, më 16 gusht, nga ora 11:00.

“Ta rikthejmë rendin kushtetues në Kosovë. Ta thërrasin seancën. Ta propozojnë Kryetarin e Kuvendit dhe ta konstituojmë Kuvendin e Republikës së Kosovës. Nuk mund të bëhet asnjë hap përpara duke ecur jashtë Kushtetutës”, tha ai.

Ismaili theksoi se Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht peng i kalkulimeve politike të Albin Kurtit.

“Nuk do ta pranojmë. Nuk do ta normalizojmë. Dhe nuk do ta lejojmë. Prandaj, z. Kurti: eja në Kuvend. Thirre seancën. Mos ik dhe mos u fshih pas Avni Deharit. Konstituoje Kuvendin. Respektoje Kushtetutën e Kosovës”, u shpreh Ismaili.

Nënkryetari i PDK-së tha se kërkesa e kësaj partie është që Kosova të funksionojë si shtet ligjor dhe jo si shtet që i nënshtrohet vullnetit të pushtetit.

Në fund, Ismaili tha se veprimet e PDK-së nuk lidhen me interesa partiake apo kërkesa për pushtet, por me mbrojtjen e rendit kushtetues dhe të interesit të qytetarëve. /Klankosova.tv

JU REKOMANDOJMË

Kosovari në paraburgim në Serbi, MPJ: Kemi njoftuar BE’në dhe QUINT’in, do kërkojmë leje që ta vizitojë familja

Kosovari në paraburgim në Serbi, MPJ: Kemi njoftuar BE’në dhe QUINT’in, do kërkojmë leje që ta vizitojë familja
15/08/2026 - 17:48

Ministria e Jashtme ka njoftuar se shtetasit të Kosovës, Dukagjin Maxhuni i është caktuar 30 ditë paraburgim në Serbi pas arrestimit atje. MPJD, ka shtuar edhe se lidhur...

Më shumëDetails

“Armë të gjata, revole”, Policia jep detaje se çka iu gjet Hazirajt gjatë arrestimit

Policia njofton për arrestimin e Vezir Hazirajt: U dorëzua pasi që e pa se s’kishte mundësi largimi, bashkëpunuam me njësinë speciale e AKI’në
15/08/2026 - 17:38

Policia e Kosovës ka arrestuar Vezir Hazirajn, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘vrasje në tentativë’. Ai prej disa ditësh ishte në arrati, nga ku kishte thënë...

Më shumëDetails

“Rrezik për konflikt fizik në seancë”, Ramadani i reagon Deharit: Çka po paralajmëron, duhet të përgjigjesh në prokurori

“Rrezik për konflikt fizik në seancë”, Ramadani i reagon Deharit: Çka po paralajmëron, duhet të përgjigjesh në prokurori
15/08/2026 - 17:29

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas një postimi të kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, i cili ka thënë se ajo që ndodhi para...

Më shumëDetails

Ndalohet për 48 orë Vezir Haziraj

Ndalohet për 48 orë Vezir Haziraj
15/08/2026 - 17:09

Vezir Haziraj, i dyshuari për disa vepra penale që, tash e 8 ditë ishte në arrati, është dorëzuar në polici. Në një njoftim të mëhershëm, Drejtoria Rajonale e...

Më shumëDetails

“Klysh serbi”, reagon ashpër zëdhënësi i Aleancës pas ofendimit ndaj Gjinit: Ishte ushtar i UÇK-së

“Klysh serbi”, reagon ashpër zëdhënësi i Aleancës pas ofendimit ndaj Gjinit: Ishte ushtar i UÇK-së
15/08/2026 - 17:07

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas një ofendimi të rëndë drejtuar ish-ushtarit të UÇK-së, Ardian Gjini, lidhur me refuzimin e tij për të marrë pjesë në...

Më shumëDetails

Sallon për floktari në letra, shërbime shëndetësore fillerë e Botox pa licencë në praktikë, gjobitet 4 mijë euro qendra estetike e Shkurta Hysenit

Foto: Shkurte Hyseni - themeluese e Face & Laser Remove & Tattos Qendra Estetike Shkurta
15/08/2026 - 16:58

Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve është regjistruar si biznes individual që aktivitet kryesor ka sallonet e floktarisë dhe trajtimet e tjera të bukurisë, por në realitet del...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Bllokada politike, PDK merr një vendim!

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Elijona “ndez” rrjetet sociale, publikon foto verore në bikini

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë