Vdekja e gjeneralit famëkeq, arkitektit te Srebrenicës dhe akterit gjenocidial – Ratko Mladic ndodhi në një kohë interesante. Në Serbi po bëhen gati për zgjedhje dhe nuk do çuditur të jetë garë se kush bën gjeste më të mëdha publike për të nderuar një figurë kaq makabër.
Shkruan: Ylber Hysa
Kjo garë do të përshkruaj kufijtë e pretenduar të Botes Serbe, që nisi me ndezje qirinjsh në Bjeljina të Republika Sërpskës. Nuk do të mungojnë ngjarje të tilla gjithandej ku ende frymon ideja për nderimin e krimeve te luftës kudo që shkeli çizmja e gjeneralit Mladic…
Por, kjo vdekje koincidoi edhe me një kalendar tjetër në pritje- atë te 16 shtatorit!
A ka kalendar ora, më cinik se ky?
Derisa e tërë Bota Serbe do kujtojë gjeneralin gjenocidial, kosovarët do jenë në pritje të një vendimi historik të drejtësisë ndërkombëtare?!
E po, çfarëdo që të jetë vendimi, secili shqiptarë Kosove e përtej, secili që mori pjese në parandalimin e gjenocidit në Kosove me 1999 – duhet të ndalet për një moment e të mendojë: çfarë ka të ngjashme Mladic me liderët e UÇK-së?
Mladic kishte lidhur trupat ndërkombëtare për shtylla si qen, kreu gjenocid në Stebrenicë para syve të tyre. Liderët e UÇK në Hage kishin qenë aleatët e NATO-s.
Derisa sot në Republika Sërpska ndezin qirinj për një gjeneral gjenocidial çfarë bëjnë kosovaret në pritje të gjykimit të historisë së tyre, te premisës qe i bëri shtet, luftës çlirimtare që dikush po tenton të ua kriminalizojnë së bashku me shtetin?
Çdo tendencë të barazohet Mladic me liderët e UÇK-së do të jetë cinizëm artificial i shekullit.
Ku jemi?













