Cristiano Ronaldo vazhdon ta dëshmojë fuqinë e tij edhe jashtë fushës së futbollit.
Ylli portugez tashmë raportohet se fiton rreth 3.3 milionë euro për një postim të vetëm në Instagram, duke u renditur si personazhi më i paguar në platformë.
Me qindra miliona ndjekës, Ronaldo e ka kthyer profilin e tij në një prej hapësirave më të vlefshme reklamuese në botë, teksa një postim i vetëm mund t’u kushtojë miliona euro kompanive që duan të promovohen përmes tij.












